Connect with us

Lajme

Taravari: Kurti më ka inkurajuar që të kandidoj për president të Maqedonisë së Veriut (Video)

Published

on

Kandidati nga Opozita e Bashkuar Shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka treguar përse vendosi që t’i hyjë garës presidenciale.

Taravari tha se në një takim joformal me anëtarë të partisë Aleanca për Shqiptarët ishte deklaruar kategorikisht kundër kandidimit për president të shtetit, por anketat ia ndryshuan mendimin.

“Në zyrën time në Komunën e Gostivarit kemi pasur një takim joformal. Aty ka qenë edhe Ziadin Sela dhe ministri i Drejtësisë. Aty është thënë që është mirë të kandidohet ose Ziadini ose Arbeni. Unë kam qenë kategorik se nuk jam i interesuar për të kandiduar për president. Këtë bindje e kam pasur për një kohë. Anketat të cilat i shihja dhe inkurajimi që e merrja, ma ndryshuan mendimin. Në anketa dalin numra shumë të mirë dhe shumë shpresëdhënës se mund të shkohet në raund të dytë”, tha Taravari në Rubikon të Klan Kosovës.

I pyetur nga gazetari Kelmendi nëse kryeministri Kurti ka ndikuar në vendimin e tij për të garuar për president, Taravari tha se Kurti e ka inkurajuar që ta bëjë një gjë të tillë.

“Ka pasur inkurajim edhe prej kryeministrit Kurti. Atë e kemi biseduar njëherë ose dy me Kurtin, ka pasur inkurajim, Kurti ka menduar se Arben Taravari mund të jetë një figurë e cila mund t’i unifikojë të gjitha partitë shqiptare dhe të jetë kandidat i vetëm”, u shpreh ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Taravari tha se kryeministri Kurti dhe kryeministri Rama vazhdimisht janë munduar t’i lehtësojnë proceset në Maqedoni të Veriut dhe se me të dy ka raporte korrekte.

“Në vitin 2020, në zgjedhjet parlamentare, Kurti na ka ndihmuar, gati se në çdo tubim të Aleancës ka pasur eksponentë të Vetëvendosjes, kemi relacione korrekte me Kurtin kur kemi qenë edhe ne edhe ai në opozitë. Absolutisht na ka përkrahur, jo vetëm tash, por në vazhdimësi ka pasur përkrahje. Kemi raporte shumë korrekte edhe me Ramën. Për ne, të dy institucionet, kryeministra shqiptarë edhe i Kosovës dhe i Shqipërisë, janë personalitete që gëzojnë autoritet dhe kanë impakt në Maqedoni”, tha Arben Taravari. /Klankosova.tv

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme