Connect with us

Lajme

Taravari ka një sugjerim për opozitën shqiptare: 22 vjet dëme nuk rregullohen për një javë, mos bëni shumë autogola!

Published

on

Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe njëri nga krerët e kaolicionit shqiptar “VLEN” në Qeverinë e re, përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është përgjigjur akuzave të opozitës shqiptare.

Qeveria e re, pjesë e të cilës jemi, ka pak ditë që ka filluar me punë, shkruan Taravari dhe shton se “Ne jemi si ato që ende nuk kanë hyrë mirë në shtëpi të re, e dikush po i akuzon se nuk e kanë perden e hekurosur tamam”.

Akuzat e opozitës, shkruan Taravari, ende të pamësuar shqiptare janë nga më qesharaket dhe si mjek i jep asaj edhe në prognozë shëndetësore:

“Si neurolog e kuptoj që frika të shuan arsyen, dhe opozita ka frikë… Ato filluan madje para se të mandatoheshim. Ata paguheshin ende si administratorë të shtetit, dhe na thanë se nuk po e bënim punën si duhet, ne që ende nuk kishim hyrë ende në pozicione! Por, ajo që dua më tepër të potencoj në këtë shkrim, është fakti se çfarë fatkeqsie është për një shtet kur nuk ka opozitë, dhe kjo është fatkeqsi është edhe e Maqedonisë”, shruan Taravari.

Ai shton më tej se thuajse të dalë nga lufta, “opozitarët” shqiptarë, që në fakt, siç ai i cilëson, janë disa ish-armiq të cilët i ka bashkuar halli dhe jo malli, nuk po bëjnë asgjë ama Asgjë për të kontribuar në zhvillimin e vendit!

“Ata si Aleksa, roboti shtëpiak amerikan, by default, po kryejnë një veprim automatik: sulmojmë punët e qeverisë…duke harruar që ekipi ynë është aq i freskët, sa çdo punë e qeverisë është totalisht produkt i tyre”, potencon Taravari.

Në shkrimin e tij, Taravari i referohet edhe gjendjes që kanë gjetur nëpër institucione, ku sipas tij, janë gjetur zyra të shëndruara në terrene sportive, mungesa flagrante dokumentash, harxhime marramendëse nga ministrat e freskët…të cilat së shpejti do jenë edhe subjekt analizash, besoj, thotë ai.

“Por edhe pse e kanë dorëzuar shtetin si një kufomë që i kanë pirë gjakun, këta tani viktimizohen dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë si opozitë”.

Taravari në shkrimin e tij i bën edhe një sugjerim opozitës shqiptare:

“Rregulloni radhët tuaja, dhe prisni me durim dhe kujtohuni që ajo që ju keni shkatërruar për 22 vjet nuk rregullojet dot brenda javës! Bashkëpunoni me propozime konkrete se natyrisht që na duhen ide dhe po: na kritikoni kur e kemi gabim…por ju siguroj që aq dëm keni bërë sa për disa vite çdo kritikë që do bëni do të jetë Autogol!”, e mbyll shkrimin e tij Taravari.

Continue Reading

Lajme

Ikja e një heroi të heshtur – Osman Afizi, simbol i sakrificës dhe përkushtimit kombëtar

Published

on

By

Para disa ditësh u nda nga jeta atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Osman Afizi, nga fshati Brezë i Karadakut, një emër që pak fliste për veten, por që shumë kishte bërë për kombin.

Osmani vinte nga një familje patriotike, me rrënjë të thella atdhedashurie. Por edhe vetë ishte një hallkë e fortë e këtij zinxhiri të pavdekshëm, shkruan agjencia e lajmeve INA.

Ai nuk kërkoi kurrë lavdi, nuk doli në skenë, por veproi në heshtje dhe me përkushtim të rrallë. Ishte një nga ata që mbajnë barrën e kombit në shpinë, pa bërë zhurmë, pa kërkuar duartrokitje.

Gjatë luftës së Kosovës, Osmani me kamionin e tij të modifikuar – ku kishte instaluar një bunker të fshehtë – ngarkonte armët në Dibër dhe përmes rrugëve malore të Karadakut, i dërgonte në Kosovë për t’i shërbyer UÇK-së.

Më vonë, me veturën e tij Mercedes-Benz, kishte transportuar qindra djem të rinj drejt Shqipërisë, ku trajnoheshin ushtarakisht dhe më pas bashkoheshin me radhët e ushtrisë çlirimtare.

Ai ishte heroi i heshtur i furnizimit, i organizimit, i lidhjes mes rrugëve të lirisë dhe shpirtit të sakrificës.

Pas luftës, Osmani mbeti i njëjti. Nuk e shfrytëzoi asnjëherë emrin, as kontributin për përfitime personale. Por nuk heshti përballë padrejtësive. Ishte zë kritik ndaj realitetit të rëndë të shqiptarëve, veçanërisht në Maqedoni. Përdorte rrjetet sociale për të ngritur zërin kundër gabimeve dhe dështimeve të klasës politike shqiptare. Ishte zëri i ndërgjegjes dhe dhembjes.

Sot, ai nuk është më fizikisht mes nesh, por vepra e tij nuk do të vdesë kurrë. Ai vendosi një gur të rëndë në kalanë e shqiptarisë – dhe për këtë duhet të jemi thellësisht mirënjohës.

Lavdi jetës dhe veprës së Osman Afizit!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për një burrë të rrallë që jetoi për kombin, jo për veten./INA/

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht votim, por janë REFERENDUM për të ardhmen e shqiptarëve!

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi në profiline tij ka reaguar ndaj deklaratës së Stojançe Angellov i cili theksoi se kanë marrëveshje me VLEN që pas zgjedhjeve lokale të kalojnë ligjin për “Branitellat”. Ahmeti në reagimin e tij shkruan se zgjedhjet lokale janë referendum për të ardhmen e shqiptarëve ndërdsa kush mendon se me plane ogurzeza do të shpëtojë VREDI-n, e ka shumë gabim. As propaganda, as pazaret nën tavolinë, as shantazhet nuk do t’ju ndihmojnë, shkruan Top24

Zgjedhjet lokale nuk janë thjesht votim, por janë REFERENDUM për të ardhmen e shqiptarëve!
Kush mendon se me plane ogurzeza do të shpëtojë VREDI-n, e ka shumë gabim. As propaganda, as pazaret nën tavolinë, as shantazhet nuk do t’ju ndihmojnë.
Tetori po vjen. Koha e llogaridhënies po troket.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN nuk mund të fshihet pas gënjeshtrave: Diskriminimi etnik vazhdon edhe në drejtoritë që vetë i udhëheq

Published

on

By

Pavarësisht përpjekjeve për të krijuar iluzionin e barazisë dhe përfaqësimit, të dhënat konkrete zbulojnë të vërtetën e hidhur për qeverisjen e VLEN-it. Vetë drejtuesit e tyre krenohen me faktin se në Shoqërinë Aksionare për Ushtrimin e Veprimtarisë Energjetike – NOMAGAS Shkup, në konkursin e fundit publik janë punësuar 8 shqiptarë nga 18 vende pune.

Nëse kësaj i shtojmë edhe statistikat e mëparshme – nga 84 punësime, vetëm 11 shqiptarë, rezulton se tani janë 102 punësime, prej të cilave vetëm 19 shqiptarë. Kjo do të thotë jo më shumë se 18.6% përfaqësim shqiptar, një përqindje që nuk e përmbush as minimumin e garantuar me ligj, e jo më të jetë sukses.

Ndërkohë, VLEN mashtron publikisht duke pretenduar se ka arritur përfaqësim 44.4%. Në të vërtetë, ka dështuar të korrigjojë padrejtësinë shumëvjeçare dhe diskriminimin etnik në këtë ndërmarrje shtetërore, edhe pse kishte mundësinë dhe kompetencën ta bënte.

Ky është realiteti: edhe aty ku VLEN është në krye, nuk guxon të sfidojë strukturat e vërteta të pushtetit, pasi kufijtë e veprimit i ka të përcaktuar nga patronët e tyre politikë – Hristijan Mickoski dhe Stojançe Angelov.

VLEN nuk është qeveri e shqiptarëve, por është vegël në duart e politikave që i shohin shqiptarët si numra për vota dhe jo si qytetarë me të drejta të barabarta.

Për këtë arsye, Aleanca për Shqiptarët ka braktisur këtë qeveri diskriminuese, sepse nuk mund të jetë pjesë e një pushteti që simbolikisht emëron shqiptarë drejtorë, por realisht ua mohon të drejtën për të barazuar përfaqësimin në institucionet që drejtojnë.

Ne do të vazhdojmë të denoncojmë çdo shkelje të barazisë, çdo manipulim me opinionin, dhe çdo përpjekje për ta shitur padrejtësinë si sukses.

Barazi nuk ka, kur shqiptarët nuk përfaqësohen denjësisht. Barazi nuk është shifër false, por standard real, që me VLEN nuk përkon as për së afërmi.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme