Connect with us

Lajme

Taravari: Jemi kritikuesit më të mëdhenj të BDI-së!

Published

on

Kryetari i Alencës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se partia që drejton ai është subjekti më kritik ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ndonëse prej disa muajsh ASH-ja është partner i koalicionit qeveritar me BDI-në, Taravari këmbëngul se kritikat ndaj partisë së Ahmetit nuk kanë pushuar asnjëherë.

“Ne kemi qenë partia më kritike ndaj BDI-së, jo që vetëm kemi qenë, por vazhdojmë edhe të jemi. Unë gëzohem që sot disa analistë, por edhe përfaqësues politik, i përsërisin tezat dhe qëndrimet tona që i kemi thënë para 3,4,5,6 apo 7 viteve prej se jemi krijuar si parti. ASH-ja është krijuar si antipod i BDI-së dhe njëra prej arsyeve kryesore që jemi kyçur në politikë ka qenë arsyeja për ta ndryshuar BDI-në dhe vazhdojmë të mendojmë kështu, por vetëm duhet të shikojmë se në çfarë mënyre dhe si do të bëhet kjo. Uroj dhe shpresoj që ASH-ja do të jetë partia që do ta zëvendësojë BDI-në, sepse ka edhe kapacitete, edhe resurse njerëzore për ta bërë këtë ndryshim”, tha Taravari.https://youtu.be/yQ_OGqfuNtg?si=mYEi4MKz_MYTtlkT

Sa i përket thirrjeve të vazhdueshme që partitë opozitare i’a drejtojnë ASH-së për ta braktisur qeverinë dhe për t’u bërë pjesë e “frontit opozitar”, me qëllim për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti, Taravari tha se organet partiake do të vendosin, si do të garojë subjekti i tij në zgjedhje.

“Unë shpesh e kam thënë që ASH-ja është parti autonome dhe të gjitha vendimet i sjell në organet partiake, në bazë të analizave të cilat i bëjmë në kuadër të partisë. Ne e kemi thënë qartë që, nuk e përjashtojmë bashkëpunimin me asnjë subjekt politik, por për momentin qëndrimi ynë është që duhet të përgatitemi sikur shkojmë vetë në zgjedhje. Kjo porosi është dërguar te të gjithë anëtarët e ASH-së, për të gjithë degët dhe në kryesi qendrore e kemi debatuar si temë, por do të shohim si do të shkojnë zhvillimet dhe më tutje do të vendosim se si do të shkojë në zgjedhje ASH-ja si subjekt. Por, definitivisht vendimet do ti sjellim në kuadër të organeve partiake”,

Taravari foli edhe për qendrimet e ndryshme brenda ASH-së lidhur me koalicionet eventuale parazgjedhore.

“Jo që nuk bisedohet kjo temë, natyrisht kjo është temë e cila hapet në organet partiake. Ka njerëz të cilët mendojnë që ASH-ja duhet të shkojë vetë në zgjedhje, ka njerëz të cilët mendojnë që duhet të shkojë me BDI-në, ka anëtarësi që mendon se duhet të jemi opozitë. Ka mendime të ndryshme, por në fund në bazë të analizave që do ti bëjmë, sidomos nga tereni , nga anketat, përveç të tjerave ne duhet të mendojmë edhe interesin e ASH-së, besoj që organet e ASH-së do ta sjellin vendimin më korrekt dhe më të mirë të mundshëm për partinë tonë”, tha Taravari për gazetën LAJM.

Ditë më parë, kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i ka bërë thirrje të drejtpërdrejt drejtuesit të ASH-së,

Continue Reading

Lajme

Gashi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se ka marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

“Me ftesë të Ambasadores Angela Aggeler, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Në emrin tim dhe të Kuvendit të RMV, përcjella urimet për shtetin dhe popullin amerikan, duke theksuar se miqësia dhe aleanca me SHBA-në janë jetike për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Partneriteti ynë i palëkundur bazohet në vlerat e përbashkëta demokratike”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

TOP Lajme