Connect with us

Lajme ditore

Taravari: Jam i bindur se me 8 Maj do të ndodh rotacioni politik te shqiptarët, VLEN është mrekullia

Published

on

Lideri i ASH-së dhe kandidati i “VLEN” për president Arben Taravari, sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan në Shqipëri, tha se opozita e bashkuar shqiptare i fiton bindshëm zgjedhjet me 8 maj.

“Nga viti 2011 shqiptarët më shumë votojnë për partitë opozitare se sa për BDI-në. Kështu ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 2016, 2020, por partitë shqiptare të opozitës nuk bashkoheshin. Sot ndodh mrekullia, dhe jemi të bashkuar. Dhe e them me bindje se tani do të ndodh rotacioni politik te shqiptarët”, tha mes tjerash Taravari.

Ai tha se koalicioni VLEN është mrekullia e këtyre zgjedhjeve te shqiptarët në RMV.

Duke folur për kandidaturën për president, Taravari tha se lideri i BDI-së nuk e ka pranuar ofertën e tij që dilet me një kandidat të përbashkët shqiptarë.

“BDI nga viti 2014-të nuk ka pasur kandidatin e saj për president, por ka mbështetur kandidatët maqedonas. Nëse do ta kishim një kandidat do të futeshim me siguri në rrethin e dytë”, tha Taravari, duke shtuar se edhe tani beson se ai mund të futet në rrethin e dytë.

Continue Reading

Lajme

ASH: Vlenizmi i Hiseve të Kazinove (Pjesa VI) – Lojërat e Fatit Online jo vetëm që nuk u ndaluan, por po legalizohen me Ligj

Published

on

By

Pavarësisht premtimeve të bujshme të grupimit VLEN dhe të qeverisë se do të ndalojnë 100% lojërat e fatit online, kjo nuk ndodhi gjatë vitit të parë të qeverisjes dhe, në bazë të projektligjit aktual, nuk do të ndodhë as në të ardhmen. E vërteta është se projektligji i ri për Lojërat e Fatit, i cili po përgatitet nga Ministria e Financave me miratim të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, jo vetëm që nuk synon ndalimin, por e garanton funksionimin dhe legalizimin e tyre, duke u shndërruar në një mbështetje ligjore për operatorët ekzistues dhe të rinj.

Sipas dispozitave të përgjithshme të projektligjit, licencat për lojërat online do të jepen për një periudhë 6-vjeçare, njëjtë si më parë – duke dëshmuar qartë se, përkundër retorikës publike, nuk ka vullnet për ndalim të këtyre aktiviteteve.

Për më tepër, ligji nuk përmban masa të forta mbrojtëse për qytetarët: nuk ka mekanizma të pavarur ankimi për vendimet e autoriteteve, nuk ka afat të përcaktuar për shqyrtimin e aplikimeve për licencë, lejohet revokimi arbitrar i licencave pa të drejtë për rishqyrtim të drejtë, si dhe mungojnë masa të qarta për verifikimin efektiv të moshës dhe për përjashtimin e personave me varësi të diagnostikuar.

Nuk ka garanci për mbrojtjen e të dhënave personale, përfshirë afatin e ruajtjes së tyre, të drejtën për fshirje apo transferim të të dhënave, si dhe ndalimin e ndarjes së të dhënave me palë të treta.

Në vend të ndalimit, po krijohet një sistem që monopolizon tregun dhe favorizon kompani të lidhura me pushtetin, në shumë raste në pronësi të fshehur të njerëzve të afërt me qeveritarët, dhe kjo është dhurata e VLEN-it për shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët shpreh zhgënjim të thellë për këtë dështim të VLEN-it për të përmbushur një nga zotimet më të rëndësishme ndaj qytetarëve. Në vend të ndalimit të lojërave të fatit online – siç u premtua publikisht – qytetarët sot përballen me rrezik më të madh të ekspozimit të fëmijëve, mungesë transparence dhe rritje të varësisë sociale e ekonomike përmes një sektori që po mbrohet me ligj, dhe që duket se VLEN-i po merr hisen e vet.

Premtimi i VLEN-it për ndalimin e këtyre lojërave ka rezultuar të jetë një mashtrim elektoral, dhe qytetarët kanë të drejtë të ndihen të tradhtuar dhe të zhgënjyer.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme ditore

Deputetja Mimoza Musa në tryezën kombëtare për sfidat demografike: Nevojitet bashkëpunim për një të ardhme të qëndrueshme

Published

on

By

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mimoza Musa, mori pjesë sot në ngjarjen me temë “Sfidat demografike dhe zgjidhjet e mundshme”, e organizuar nga Qeveria, në bashkëpunim me UNFPA dhe Koordinatorin Kombëtar për Demografi.

Gjatë këtij diskutimi të nivelit të lartë, pjesëmarrësit analizuan fenomenet shqetësuese që po prekin vendin dhe rajonin, si migracioni i brendshëm dhe i jashtëm, rënia e normave të lindshmërisë dhe plakja graduale e popullsisë.

Në fjalën e saj, deputetja Musa theksoi se këto sfida kërkojnë një përgjigje të përbashkët, të koordinuar dhe me plane të qarta afatgjata.

“Migracioni dhe rënia e lindshmërisë nuk janë thjesht shifra në statistika – ato janë histori njerëzore, sfida për familjet, për komunat dhe për shtetin. Vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve, organizatave vendore dhe ndërkombëtare, mund të ndërtojmë politika efektive që nxisin qëndrueshmëri dhe zhvillim afatgjatë,” u shpreh Musa.

Ajo vuri në dukje se është thelbësore të krijohen kushte më të mira për të rinjtë, për familjet e reja dhe për të kthyer besimin e qytetarëve se ardhmëria e tyre është e sigurt brenda vendit.

Ngjarja u karakterizua nga shkëmbimi i ideve dhe praktikave të mira ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, trupave ndërkombëtare dhe ekspertëve të fushës, me synimin për të hartuar zgjidhje konkrete për sfidat demografike që ndodhen përpara.

Continue Reading

Lajme

ASH: Vlenizimi i hiseve të Kazinove (Pjesa V): Ligji i bixhozit “gatuhet” me 199 nene, asnjë premtim i VLEN i përfshirë

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim dhe denoncon publikisht projektligjin për organizimin e lojërave të fatit, që pritet të kalojë në Qeveri dhe Kuvend nga VMRO–DPMNE dhe marioneta VLEN.

Ky projektligj përmban 199 nene, por asnjëri prej tyre nuk përmbush premtimet e dhëna nga koalicioni VLEN për mbylljen e bastoreve, reduktimin e pikave të bixhozit dhe ndalimin e lojërave online.

VLEN premtoi se do t’i mbyllë bastoret dhe kazinotë, se do të ulë për së paku 50% numrin e objekteve ku luhet bixhoz, dhe se do të mbyllë lojërat online me interpretim autentik të ligjit.

Por sot realiteti është krejt ndryshe. Në vendin tonë ka mbi 1.400 pika bixhozi, dhe këto vetëm po shtohen. Sipas të dhënave financiare, të ardhurat vjetore të industrisë së lojërave të fatit arrijnë nga 800 milionë deri në 1 miliard euro, që përbën pothuajse një të katërtën e buxhetit shtetëror. E gjithë kjo ndodh me miratimin e heshtur ose aktiv të partnerëve shqiptarë në qeveri.

Këtë e dëshmon edhe Neni 4 i ligjit të ri, që legalizon dhe zgjeron çdo formë të bixhozit, përfshirë edhe përmes internetit:

Neni 4:
1. Lojërat e fatit mund të jenë lojëra të përgjithshme të fatit dhe lojëra të veçanta të fatit.
2. Lojërat e përgjithshme të fatit janë:
 1) lojërat e fatit të tipit lotari;
 2) lojërat elektronike të fatit;
 3) lojërat shpërblyese;
 4) lojërat interaktive të fatit;
 5) lojërat e fatit në formë dhurate (giveaway).
3. Lojërat e veçanta të fatit janë:
 1) lojërat në kazino;
 2) lojërat në bastore;
 3) lojërat në klubet me aparate elektronike.
4. Lojërat e fatit në internet përfshijnë të gjitha llojet nga pika 2 dhe 3, si dhe çdo formë tjetër të lojës ku pjesëmarrësi mund të luajë përmes rrjetit global të internetit.

Me këtë nen, jo vetëm që nuk ndalohet asnjë formë e bixhozit, por legalizohen të gjitha – në çdo format dhe në çdo platformë, duke përfshirë edhe lojërat përmes internetit, të cilat VLEN premtoi t’i mbyllte.

Kjo është një tradhti politike ndaj qytetarëve shqiptarë dhe një mashtrim i hapur elektoral.

Në vend që të mbronin shoqërinë, të rinjtë dhe familjet shqiptare nga shkatërrimi që sjell bixhozi, përfaqësuesit e VLEN-it po bëhen garant të ligjit që e legalizon dhe institucionalizon këtë industri.

Qëndrimi ynë është i qartë. Aleanca për Shqiptarët kërkon tërheqjen urgjente të këtij ligji, dhe poashtu,
refuzim të prerë nga ana e VLEN-it. Mos ju interesojnë vetëm hiset e përqindjeve por edhe interesi i popullit. Nëse nuk kanë kurajë ta kundërshtojnë publikisht, atëherë le të pranojnë hapur se e kanë tradhtuar besimin e shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

TOP Lajme