Connect with us

Lajme

Taravari: Fitorja e VLEN ishte historike për herë të parë opozita kishte marrë 107 mijë vota

Published

on

Kryetari i ASH-së, dhe njëherit ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, i ftuar sonte në Click Plus, TV21, fitoren e VLEN e cilësoi si fitore historike, duke vërtetuar edhe me numra që deri më tani nuk ka pasur fitore më të madhe në kampin opozitar.

“Dua të theksoj se asnjë parti opozitare shqiptare as koalicion që nga viti 1991 deri më vitin 2024 nuk ka marrë 107 mijë vota. Ahmeti i ka humbur shumë here zgjedhjet por me mjeshtrin dhe dinakërinë e tij këto vite ka arritur të pamundëson bashkimin e opozitës nder vite”, theksoi Taravari.

Kujtojmë që, në kampin politik shqiptarë për herë të parë ka ndodhur koalicioni më i madh i mundshëm që arritën të korrin edhe fitore historike, që nga aspekti historik konsiderohet e parja e kësaj natyre.

Continue Reading

Lajme

Ibrahim Dehari i “qahet” Mickovskit: Të lutem mos më largo nga pozita e Drejtorit

Published

on

By

Ibrahim Dehari, ish kryetar i Degës BDI-së, funksionar i BDI-së dhe njëherit drejtor i Parkut Kombëtar Mali Sharr, ka drejtuar letër publike drejt kryeministrit Hristijan Mickoski që mos e largoj nga pozita e drejtorit.

Tentativa e Deharit është për të fshehur keqpërdorimet që ka bërë në këtë institucion së bashku me bashkëpuntoren e tij Anela Starevska nga projekte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Letra e plotë e Deharit

Continue Reading

Lajme

Kadriu: VLEN ka marrë shtatë pozita më shumë se sa kur vet BDI-drejtonte spitalin e qytetit të Kumanovës

Published

on

By

Shkruan Gëzim Kadriu, Nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët

Po i ndjek disa zyrtarë të BDI-së opozitare në qytetin e Kumanovës të cilët po reagojnë me statuse në fb, duke u munduar tê paraqesin në opinion gjendjen e zymtë të përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shëndetësore.

Për fatin e keq të BDI-së dhe për fatin e mirë të shqiptarëve realiteti është me sa vijon:

Në spitalin e Kumanovës VLEN ka arritur marrëveshje me partnerët e koalicionit për shtatë pozita udhëheqëse më shumë se BDI kur ishte në pushtet, që do të udhëhiqen për herë të parë nga kuadro shqiptare, mjek profesionistë, edhe atë:

1.Repartin e Rengenit
2.Repartin e Gjinekologjisë
3.Repartin e Sëmëndjeve Interne
4.Repartin e Neurologjisë
5.Barnatoren e Spitalit
6.Sekretari i përgjithshëm i spitalit
7.Udhëheqësin e sektorit për Punë Juridike.

Continue Reading

Lajme

Mustafi: Pas dy dekadash, nis ndërtimi i objektit të ri për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë

Published

on

By

Pas një pritjeje të gjatë prej dy dekadash, më në fund po zgjidhet çështja e objektit për gjimnazin “Sami Frashëri” dhe paralelet në gjuhën shqipe në SHMT “Naçe Bugjoni” në Kumanovë.

Ky është një projekt i financuar nga qeveria, ndërsa komuna ka përgatitur projektin, dokumentacionin teknik dhe lejen e ndërtimit. Huzeir Mustafi nga Aleanca për Shqiptarët shprehet se ky investim nuk është më një premtim elektoral, por një realitet që po e ndjejnë të gjithë banorët e Kumanovës.

“Çështja e objektit për gjimnazin ‘Sami Frashëri’ dhe paralelet në gjuhën shqipe të SHMT ‘Nace Bugjoni’ nuk është më një temë fushate apo një premtim i pambajtur, por një ëndërr dy dekadëshe që po realizohet. Puna po vazhdon me intensitet, dhe të gjithë e presim me padurim përfundimin, i cili do të shënojë një fillim të ri dhe të rëndësishëm,” deklaroi Mustafi.

Continue Reading

TOP Lajme