Connect with us

Lajme

Taravari: Do ta ndalojmë bixhozin dhe kreditë e shpejta, do t’i falim borxhet e qytetarëve

Published

on

Kandidati i VLEN-it për president të shtetit, Arben Taravari nga Dibra tha se nuk ka asnjë dyshim për fitoren e cila do të jetë plebishitare, si në njësinë 5 ashtu edhe në çdo njësi zgjedhore.

Taravari tha se sot cdo vendbanim shqiptar që viziton dhe e kthen kokën sheh reklama bastoresh, kazino e lojëra të fatit.

“Imagjinoni qytetarët në Maqedoninë e Veriut shpenzojnë 1.7 milionë euro në ditë në lojëra të fatit. Këto para mbushin xhepat e oligarkëve rus dhe serbë dhe përmes tyre edhe xhepat e pushtetarëve të BDI-së. Bixhozi është një ves i keq njësojë sikur narkomania. Sëmundjen e bixhozit na e ka instaluar dhe promovuar fatkeqësisht BDI-ja në çdo cep të lagjeve tona. Kjo sëmundje simbolizohet me lotarinë e Artan Grubit, po e shkatërron familjet tona, po e shkatërron shoqërinë tonë”, tha Arben Taravari nga Dibra.

Për këtë shkak, shtoi Taravari, si qeveri e VLEN-it, tha se do të mbyllin bixhozin në të gjithë shtetin.

“Nuk ka më pasurim në kuriz të qytetarit, nuk ka më trashje të qafës në kuriz të qytetarëve, nuk duhet të ketë më përfitime nga fatkeqësia e qytetarëve e as nga tragjedia e familjarëve. Ne si VLEN dhe qeveri e ardhshme menjëherë do të ndalojmë bixhozin në Maqedoni, do të ndalojmë kreditë e shpejta dhe do të falim borxhet e qytetarëve të marra si kredi të shpejta”, deklaroi mes tjerash Taravari.

Taravari tha se vendi ynë ka mbetur prapa në drejtësi, ekonomik, në të drejtat e popujve, në arsim, shëndetësi, në çdo gjë jemi mbrapa dhe prandaj sipas tij është koha për ndryshim.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme