Smart News

Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se do të angazhohet që deri në fund të vitit, në kuadër të buxhetit aktual, të sigurojë vendime pune për personelin mjekësorë me shkollë të mesme, që një kohë të gjatë punojnë pa vendime, përcjell TV21.

“Angazhimi im i ardhshëm do të jetë që të shohim këta që një kohë të gjatë, posaçërisht personeli mjekësorë me shkollë të mesme, që një kohë të gjatë punojnë dhe nuk kanë vendim për punë, të gjejmë edhe për ata zgjidhje, deri në fund të vitit edhe ata të jenë të punësuar të rregullt. Dmth do të pritet buxheti i ri? Nuk do të pritet buxheti i ri, do të përpiqemi që në këtë buxhet ta menaxhojmë, megjithatë më duhet kohë që të sinkronizohem me ministrat e tjerë”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv

Video

Exit mobile version