Lideri i Aleancës për Shqiptarë, Arben Taravari, sonte në hapjen e selisë së re në Shkup theksoi se ASH më mirë të jetë në opozitë, duke parë situatën në të cilën ndodhen.
“Jo nuk kemi një vendim definitiv, por me shumë gjasa po e shofë që besimi mes nesh aty në koalicion qeverisës është në një situatë të mjerueshme dhe besoj se këto ditë ASh, duhet të takohemi me kryeministrin sepse është korrekte të takohemi dhe bisedojmë edhe një herë, besoj që ASH më mirë të jetë në opozitë dhe të mundohet të bëjë garën sa më të mirë sa më të suksesshme, të organizohet nëpër shtabe dhe degë dhe të tenton të fitojë sa më shumë komuna, por vendimin definitiv do e sjellë kryesia e partisë”, tha Taravari