Connect with us

Lajme

Sondazhet e 2025-ës: Ahmeti i pari, Taravari i dyti – garë e qartë për lidershipin shqiptar!

Published

on

Në sondazhet e publikuara gjatë vitit 2025, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, vazhdon të radhitet si politikanit më i besueshëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët zë vendin e dytë, duke u konfirmuar si figura opozitare më e fuqishme në kampin shqiptar.

Një sondazh i paraqitur me 16 Prill nga MKD.mk dhe Market Vision kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kishte besimin më të madh të qytetarëve, me 25,4% të mbështetjes. Pas tij u rendit Ali Ahmeti me 6,2%, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Arben Taravari nga ASH dhe Venko Filipçe i LSDM me nga 3,8%, më pas vijojnë Dimitar Apasiev me 2,7%, dhe Maksim Dimitrievski me 2,4%, Izet Mexhiti 2.1, sjellë në vëmendje Flaka.

Hulumtimi i MKD.mk, i cili nga 20 marsi deri më 17 prill është realizuar nga agjencia “Market Vision”, e i publikuar me 16 Prill, në lidhje me rejtingjet e partive politike dhe liderëve të tyre, tregoi që BDI dhe Ali Ahmeti kryesojnë te elektorati shqiptarë.

Ndër liderët e VLEN-it, më i lartë ishte rejtingu i Taravarit, i cili e ka braktisur tashmë koalicionin VLEN dhe vepron në opozitë.

Së fundmi, me 21 janar Instituti për Hulumtimet Sociologjike dhe Politike-Juridike publikoi sondazhin për partitë politike.

Sipas sondazhit dhe mbi pyetjen se cilën parti e ndjeni më afër, për Aleancën për Shqiptarët të drejtuar nga Arben Taravari u përgjigjën 3.9% e të anketuarve, sakaq për BDI-në 12.6%, Lëvizjen Besa 1.7%, Alternativa 1.7% dge Lëvizja Demokratike 1 për qind.

Bazaur në dy sondazhet e fundit, Ali Ahmeti radhitet i pari në listë tek elektorati shqiptar, kurse Arben Taravari i dyti. Flaka Media

Continue Reading

Lajme

ASH: Z. Mexhiti, mos luaj rolin e të pafajshmit – ishe pjesë aktive e regjistrimit që sot e denoncon!

Published

on

By

Procesi i regjistrimit të popullsisë i vitit 2021 është aktualizuar sërish, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi pjesën e metodologjisë që ndante popullatën në “rezidentë” dhe “jo-rezidentë”. Në qendër të kësaj zhurme politike është ish-funksionari i lartë i BDI-së, Izet Mexhiti, i cili po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë politike për atë që vetë e mbështeti dhe e votoi.

Për ironi të fatit, Izet Mexhiti, që në vitin 2021 ishte nënkryetar i BDI-së, sot mundohet ta paraqesë veten si politikan i pastër dhe i padëmtuar, gati sikur ka zbritur para një viti nga qielli, duke harruar rolin që ka luajtur për dy dekada në keqqeverisjen shqiptare.

Si mund të flasë për manipulim, ai që e votoi vetë Ligjin e Regjistrimit?
Mexhiti ka qenë pjesë aktive e të gjitha vendimeve që kanë dëmtuar shqiptarët në këtë vend, duke nisur nga keqmenaxhimi tre mandatësh në Komunën e Çairit, deri te pozicioni si deputet dhe funksionar i BDI-së, ku aprovoi edhe vendimin që përjashtoi mbi 300 mijë shqiptarë nga diaspora.

Sot, me dosje të trashë për kriminalitet urbanistik, të përmendura edhe nga vetë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, z. Mexhiti bën rolin e politikanit të çiltër dhe të reformuar. Por publiku e di mirë se “Grupi i Zjarrit” ishte vetëm një rikoshet politik i atyre që për 20 vite sunduan dhe u identifikuan si funksionarë të përjetshëm, jo reformatorë.

Habia më e madhe është se narrativa e Mexhitit për regjistrimin është e sinkronizuar me atë të Hristijan Mickoskit, i cili si vendim i parë si kryeministër nënshkroi përjashtimin e diasporës shqiptare nga përllogaritjet zyrtare. Kjo është goditja më e rëndë për përfaqësimin real të shqiptarëve, që nga pavarësia e shtetit.

Z. Mexhiti, shqiptarët nuk janë 24.3% – ata janë më shumë se 29.5%. Nëse nuk jeni në gjendje të mbroni interesin kombëtar shqiptar, të paktën mos e shërbeni agjendën politike të atyre që shqiptarët i shohin si qytetarë të dorës së dytë.

Ju dhe grupi juaj sot nuk keni as fuqi politike, as legjitimitet popullor. Kjo është arsyeja pse partnerët tuaj maqedonas në qeveri nuk ju konsiderojnë si faktor relevant, por vetëm si dekor për të mbuluar agjenda që dëmtojnë shqiptarët në heshtje.

Aleanca për Shqiptarët bën thirrje për maturi dhe përgjegjësi politike. Regjistrimi i vitit 2021 nuk është një çështje e së kaluarës, por themeli mbi të cilin ndërtohet përfaqësimi i shqiptarëve për dekadat e ardhshme. Çdo përpjekje për ta zhbërë këtë të vërtetë do të ketë përballë forcat e vërteta politike shqiptare, jo figurat që i kanë shërbyer çdo pushteti, veç interesit të shqiptarëve.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Sot sërish do të marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në diskotekën “Pulse”

Published

on

By

“Marshimi i njëmbëdhjetë për Engjëjt” do të mbahet në Koçani këtë pasdite.

Prindërit dhe të afërmit e viktimave të zjarrit në diskotekë “Pulse” do të dalin përsëri në rrugë për të kërkuar drejtësi, por edhe mbështetje më të madhe për shërimin e shpejtë të të lënduarve në tragjedi.

Ky marshim do të fillojë gjithashtu nga Parku i Revolucionit, do të vazhdojë drejt qendrës tregtare, Komunës së Koçanit, dhe prej andej në stacionin e policisë dhe para Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.

Pjesëmarrësit në marshim kërkojnë drejtësi pa dallim, ndëshkime për këdo që mban ndonjë përgjegjësi, por edhe ndryshime sistemike në mënyrë që tragjedia e 16 marsit, e cila mori 62 jetë dhe plagosi më shumë se 200 persona, të mos përsëritet.

Continue Reading

Lajme

Trump paralajmëron fundin e luftimeve në Gaza: Një armëpushim është afër, brenda javës

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump tha se mendon që një armëpushim në Gaza është afër.

“Sapo fola me disa nga njerëzit e përfshirë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.

“Është një situatë e tmerrshme ajo që po ndodh në Gaza. Njerëzit po vdesin. Shoh njerëz që nuk kanë ushqim, nuk kanë asgjë. Mendojmë se brenda javës së ardhshme do të arrijmë një armëpushim.”

Bëhet e ditur se këto komente erdhën ndërsa Trump priste ministrat e jashtëm të Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, shkruan Washington Post.

Dy vendet afrikane nënshkruan një marrëveshje paqeje të lehtësuar nga SHBA për të ndihmuar në përfundimin e luftimeve dekada të tëra.

Ndryshe, Trump planifikon të qëndrojë në Uashington këtë fundjavë për t’u përqendruar në miratimin e projektligjit të tij masiv për taksat dhe imigracionin, duke anuluar një udhëtim të planifikuar në klubin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey.

Pengesa mbeten në Senat dhe projektligji do të duhet të miratohet përsëri nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Continue Reading

TOP Lajme