Connect with us

Lajme

Snopçe në Kuvend alarmon për paralelet shqipe në Çashkë, ministri i përgjigjet pozitivisht (VIDEO)

Published

on

https://fb.watch/i_RGxqnVkC/?mibextid=qC1gEaDeputeti Halil Snopçe i është drejtuar ministrit të Arsimit rreth problemit të nxënësve shqiptarë për nxënësve shiptarë pasi që kryetari i komunës ua mohon të drejtën për mësim në gjuhën amtare dhe pse ministria nuk ia mer kompetencar kryetarit të komunës pasi kjo është e garantuar me ligj për arsim. E drejta për gjuhë amëtare është e garantuar me kartën universale për drejtat e njeriut dhe të njejtat janë inkorporuar edhe në ligjet e Maqedonisë së Veriut

https://fb.watch/i_RJ3u3Tan/?mibextid=qC1gEa

Continue Reading

Lajme

Të gjithë sytë ka Taravari, rekord shikueshmërie në TV21

Published

on

By

Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari, shkruan Top24.

Të gjithë sytë sonte janë tek Taravari,  ku për momentin ka rekord shikueshmërie në TV21 me 4.5K shikues live. Top24

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ultimatumet nuk i dua, jemi të gatshëm të bisedojmë për unitetin e VLEN-it

Published

on

By

“Ultimatumet nuk i dua, asnjëherë në jetë nuk kam funksionuar me ultimatume përkundrazi ajo krijon ndjesi të keqe. Sepse ose pranohem, ose merre ose shko. Nëse vjen ashtu, unë lë hapësirë për të biseduar nëse mundemi të gjejmë gjuhë të përbashkët, sepse fuzionimi aspak nuk është përmend këto 4-5 muaj”.

Kështu ka deklaruar lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në emisionin “Click Plus” në Tv21, duke komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN, ku diskutohet për bashkim në një parti politike.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë, po të na thuhet për një javë, për javën e ardhshme, kemi vendosur të bashkohemi, a unë nuk e di këtë! Ky koordinim është moti që të bëhet bashkimi. Atëherë unë vetëm mund t’i inkurajoj dhe t’u them nëse bashkoheni këtu jemi si Aleancë për Shqiptarët për të bashkëpunuar me ju për zgjedhjet lokale. Nëse mendoni se nuk duhet Aleanca për Shqiptarët për zgjedhjet lokale ne dalim edhe vetë. Më mirë ndershmërisht e provojmë kërkojmë përkrahje aty ku mendojmë dhe kujt mendojmë t’i kërkojmë përkrahje. Qëllimi ynë do të jetë që si parti politike të dalim fitues në disa komuna”, u shpreh Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Spektakël nuk mund të bëhet për 9 muaj, asnjëherë nuk ka pasur Qeveri pa shqiptarët

Published

on

By

Lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari i ftuar në emisionin “Click plus” në TV 21 tha se formimi i koalicionit VLEN, paraqet një moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, informon PressOnline.al

“VLEN ishte mrekullia që u krijua para këtij viti. Ishte kombinimi që nuk është krijuar asnjëherë që të gjitha partitë opozitare të bëhen bashkë dhe ta sjellim ndryshimin te shqiptarët në Maqedoni. Katër subjekte plus LVV, do të thotë pesë organizime politike që arritën të marrin 107 mijë vota”, tha Taravari.

Pasi arritën të marrin 14 deputetë, VLEN tha Taravari u bë pjesë e Qeverisë dhe siç tha ai, “arritëm të efektojmë shumë projekte infrastrukturore te shqiptarët”.

Ai shtoi se edhe sikur BDI të ishte në pushtet, do të ishte më keq.

“Këto 9 muaj arritëm plot projekte infrastrukturore te shqiptarët të cilat parashohin kanalizime, ujësjellës… Arritëm t’i rrisim rrogat, ta zgjerojmë listën pozitive të ilaçeve, projekti i Universitetit të Tetovës, zgjerimi i sheshit “Skënderbe”. Por, për 9 muaj nuk mund të presim të bëhet spektakël. Hipotetikisht, edhe sikur VLEN të mos ishte në Qeveri dhe të ishte BDI, jam i sigurt se do të ishte më keq, por më mirë nuk do të ishte”, theksoi Taravari.

Sipas tij, spektakël nuk mund të bëhet për 9 muaj qeverisje, por askush nuk mund të thotë se asgjë nuk është realizuar.

“Janë bërë lëvizje, por se përballë kanë pasur një VMRO dhe ZNAM që kanë 64 deputetë dhe vlerësoi se asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarët. Askush nuk mund të thotë se asgjë nuk është realizuar. Janë bërë projekte. Të gjithë jemi munduar në Ministritë të cilat i udhëheqim, ta japim maksimumin dhe mendoj se disa lëvizje janë bërë, por e kemi pasur përballë një VMRO me numër të madh të deputetëve dhe them ZNAM dhe VMRO me 64 deputetë. Asnjëherë nuk ka pasur Qeveri pa shqiptarët. Edhe Qeveria e ekspertëve në vitin 1992 në vete ka pasur disa shqiptarë të përzgjedhur, por ka pasur përfaqësues shqiptarë”, tha Taravari.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme