Connect with us

Lajme ditore

Snopçe: Ne kemi për obligim ta kthejmë besimim në gjyqësi

Published

on

Deputeti nga Aleanca per Shqiptaret – koalicioni VLEN, në Kuvend foli për interpelancën e iniciuar për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Ai tha se fillimisht duhen faktet pastaj vijnë konstatimet dhe e natyrshme është që ne si deputetë e kemi për obligim ta kthejmë besimin në gjyqësi.

“Ne dëshirojmë ta ç’mbështjellim atë mbështjelljen disfatiste të ndjesisë së qytetarëve se gjyqësori nuk mund të funksionojë. Si deputet kemi obligim të kontribojmë në funksionalitetin e sistemit gjyqësor dhe kthimit të besimit që për momentin është vetëm 2%.Ne kemi për obligim të bëjmë konstatimin e fakteve. Ato thonë se kemi sistem të dështuar dhe të kapur gjyqësor”, tha deputeti Halil Snopçe.

Ai shtoi tutje që është e patjetërsueshme të konstatohet gjendja që pastaj të merren masat apo veprimet.

“Kjo është njësoj nëse nuk konstatojmë se shtëpisë i janë prishur themelet dhe si pasojë do vijë dita që me habi do të shohim se si shtëpia po shembet. Edhe me sistemin gjyqësor është e njëjta. Nëse nuk e bëjmë konstatimin e situatës me qëllim të ndërrmarjes së hapave për ta përmirsuar, atëherë si deputet do të kishim kontribuar në shembjen totale të këtij sistemi”, përfundoi Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Nëse anëtarësia dhe kryesia vendosin, jam i gatshëm të ofrohem si kandidat në Saraj

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, në emisionin “Daily Click”, u pyet nëse ai mund të jetë kandidat i mundshëm për komunën e Sarajit. Ramadani theksoi se nëse anëtarësia e ASH-së në atë komunë e kërkon këtë dhe nëse kryesia e partisë vendos, atëherë është i gatshëm t’u ofrohet qytetarëve që ata të vlerësojnë nëse kandidatura e tij është e mirëpritur për ta.

Continue Reading

Lajme

Ramadani drejtuar Selës: Ne nuk kemi gabuar dhe s’kemi pse të kërkojmë falje

Published

on

By

I pyetur rreth deklaratës së fundit të kryetarit Ziadin Sela, që Taravari duhet të kërkojë falje që të mund të kemi një bashkëpunim eventual, Ramadani shtoi se Arben Taravari nuk ka gabuar dhe nuk ka arsye për të kërkuar falje, sepse Taravari dëgjoi zërin e qytetarit. “Ne nuk kemi hatërmbetje, ne kemi më shumë arsye për të bashkërenduar aktivitet me shokët tanë sesa për të mos i bashkërenduar,” tha Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: ASH do të kandidojë me lista të veçanta që kështu të mund të matemi

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, gjatë një interviste në “Daily Click”, ka theksuar se vendimi i ASH-së ka qenë që në muajin tetor dhe për këtë më nuk do të diskutohet. Partnerët e VLEN kanë qenë të njoftuar. Ai më tej shton se në këto zgjedhje do të shohim se sa e fuqishme dhe sa peshon ASH-ja te populli.

Continue Reading

TOP Lajme