Connect with us

Lajme

Snopçe: BDI votoi ligj për promovimin e gjuhës maqedonase

Published

on

Deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe, duke folur rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve u ndal te Ligji gjuhës maqedonase duke informuar publikun më tepër rreth këtij ligji që ka kaluar me lehtësi e në qetësi, e më e rëndësishmja që ky ligj u votua në fillim të këtij viti nga deputetët e BDI-së.

Ai tha se ekziston Ligji për përdorimin e gjuhëve, por nuk duhet të harrojmë që gjithashtu ekziston edhe një Ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

“Dhe gjithë këto që derdhin lot krokodili dhe aktrojnë se gjuha shqipe është rrezikuar duhet të jenë të vetëdijshëm se ky ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase i cili ligj e avancon tej mase përdorimin e gjuhës maqedonase u soll me 26 janar me votat e BDI-së, pra pa përkrahjen e deputetëve të BDI-së në mandatin e kaluar nuk do të sillej ky ligj. Ironia që të jetë më e madhe, ky ligj u soll pikërisht në periudhën kur Talat Xhaferi ishte kryeministër. Neni një i këtij ligji thotë se gjuha maqedonase është e drejtë dhe obligim i të gjithë qytetarëve, ndërsa neni dy thotë se Qeveria siguron strategji nacionale për përdorimin e gjuhës maqedonase. Neni gjashtë thotë se ngjarjet publike që organizohen në Maqedoni me investim të shtetit patjetër gjuha parë që duhet të përdoret duhet të jetë gjuha maqedonase dhe pastaj gjuha e komuniteteve tjera.

Imagjinoni edhe Ali Ahmeti po të organizon eveniment me para të shtetit kur del në foltore sipas ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase duhet së pari të flet maqedonisht dhe tek pastaj në shqip”, deklaroi Snopçe.
Ai shtoi se sipas këtij ligji, Ministria e Arsimit, është e obliguar të shpallë konkurse për bursa për të gjithë maturantët që vendosin të studiojnë gjuhën maqedonase sipas ligjit të votuar me 26 janar nga deputetët e BDI-së

Continue Reading

Lajme

Kërcënimet ndaj gazetarit Nevrij Ademi, reagon ASH-ja e Taravarit

Published

on

By

Pas kërcënimeve të raportuara ndaj gazetarit Nevrij Ademi, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, duke dënuar ashpër gjuhën e presionit dhe frikësimit nga eksponentë të partive në pushtet.

“Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër presionet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve nga eksponentë të partive në pushtet. Këto veprime janë të papranueshme për një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe përbëjnë një rrezik serioz për lirinë e medias dhe të shprehjes. Fjalën e lirë nuk do ta ndalë askush me frikësim. Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë menjëherë dhe të garantojnë sigurinë e gazetarëve.” thuhet në reagimin e ASH-Taravari

Me këtë, Aleanca për Shqiptarët i bashkohet reagimeve të mëhershme nga Bujar Osmani dhe Faton Ahmeti, duke ngritur zërin kundër kërcënimeve që, sipas tyre, rrezikojnë themelet e demokracisë dhe lirinë e medias në vend.

Continue Reading

Lajme

Çerdhja “Lulishtja” në Gostivar me fasadë të re, Limani: Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka bërë të ditur se në çerdhen për fëmijë “Lulishtja” në Gostivar ka investuar 65 mijë euro për rregullimin e fasadës së re, kanalet kulluese të ujit, hyrjet dhe disa punim të tjera, transmeton TV21. Në një prononcim për mediat Limani theksoi se ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik.

“Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik të këtij objekti si gjatë muajve të dimrit, por edhe gjatë muajve të verës. Janë bërë edhe punime të tjera në pjesën e jashtme të objektit. E gjithë kjo, ky ndryshim është bërë në bashkëpunim me çerdhen, me mjetet vetanake të çerdhes por edhe me ndihmën e komunës. Shpresojmë se këto investime do të ndihmojnë në mbarëvajtjen më të mirë të procesit këtu në çerdhe. Nuk do të ndalemi këtu, biseduam me drejtoreshën edhe për projekte tjera në të ardhmen që kushtet në të gjitha çerdhet e Gostivarit të jenë dinjitoze, të mira për fëmijët tanë”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani me bashkëpunëtorë viziton burimet e ujit të fshatit Vrapçisht, Zubovcë dhe Gallatë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani i shoqëruar nga sekretari i komunës Erdal Ahmedi dhe kryetari i këshillit komunal sot kanë vizituar burimet e ujit të fshatrave Vrapçisht, Gallatë dhe Zubovcë. Në këto burime kanë filluar punimet për sanimin rezervuarve dhe renovimin e rrjetit të ujësjellësit me qëllim të sigurohet furnizim i pandërprerë me ujë për këto fshatra, shkruan Top24

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës ujore dhe rritjes së cilësisë së jetesës për banorët tonë. Ne do të vazhdojmë t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtij procesi dhe t’u shërbejmë më së miri nevojave të qytetarëve.” tha Isen Shabani.

Continue Reading

TOP Lajme