Connect with us

Lajme

Skandal në Likovë: Sherif Rramani tentoi të mashtrojë shqiptarët duke e sulmuar Osmanin – kërkohet dorëheqja e tij nga Alternativa

Published

on

Një skandal i turpshëm shpërtheu brenda kampit të koalicionit VLEN, pasi Sherif Rramani, kryetar i nëndegës së Alternatives në Likovë, doli publikisht me një postim ku pretendonte se fotografia e nënës së tij me Bujar Osmanin ishte “manipulim” dhe “fushatë mashtrimi”, transmeton Flaka

“Më vjen keq që Bujar Osmani po vazhdon ta bëjë fushatën me shpifje dhe mashtrime. Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafir në Çair, ajo është nga Likova dhe as që e njeh Bujarin e as që voton në Çair.”, shkroi Rramani, duke shtuar se familja e tij dhe ai vetë janë mbështetës të VLEN-it.

Por realiteti rezultoi krejt ndryshe. Nga kampi i Bujar Osmanit u publikuan video-dëshmi të qarta, ku shihet se zonja Liria vetë, vullnetarisht, afrohet dhe dëshiron të fotografohet me Osmanin. Jo vetëm kaq – në video shihet edhe vetë Sherif Rramani, i cili po ashtu shpreh dëshirë dhe insiston të fotografohet me Osmanin.

Ky zbulim e ka kthyer gjithë rastin në një skandal politik, duke nxjerrë zbuluar tentativën e një funksionari partiak për të manipuluar opinionin shqiptar.

“Në një vend demokratik, me vlera, dinjitet dhe moral politik, një rast i tillë nuk mund të mbyllet me heshtje. Ose duhet dorëheqja, ose shkarkimi i menjëhershëm i Sherif Rramanit nga Alternativa. Çdo tjetër veprim do të thotë tolerim të mashtrimit dhe të manipulimit publik.”, reagoi në rrjetet sociale, Saqip Beadini, banor i Likovës.

Ky episod ka shkaktuar tronditje në opinion, pasi tregon se si edhe vetë figura të përfshira në fushatë janë të gatshme të përdorin shpifje për të fituar pikë politike, duke rrezikuar besimin e qytetarëve. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi: Arsimi është çelësi i arritjeve të mëdha, shkollat e Tearcës do të bëhen më moderne e të digjitalizuara

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, njofton Top24

“Arsimi është çelësi që hap dyert e arritjeve të mëdha. Me gjithë zemër uroj që ky vit i ri shkollor të sjellë dije, suksese dhe gëzim për secilin prej jush,” – ka shkruar Taipi.

Ai theksoi se arsimi është prioritet i programit të tij dhe paralajmëroi investime të rëndësishme në infrastrukturën arsimore.

“Shumë shpejt shkollat tona do të bëhen më moderne, me kushte më të mira dhe të digjitalizuara,” – shtoi kandidati për kryetar të Tearcës.

Mesazhi i tij shoqërohet me urimin për një vit të mbarë shkollor dhe me zotimin për t’u angazhuar që nxënësit e kësaj komune të kenë kushte më cilësore në rrugën e dijes.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani: Arsimi do të jetë prioriteti im personal

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai theksoi se arsimi është sektori me të cilin nuk do të bëjë kompromis dhe premtoi reforma të thella në këtë drejtim informon Tetovasot.

“Mëngjesi i 1 shtatorit është gjithmonë i veçantë. Nuk mjafton që fëmijët të shkojnë në shkollë, ata duhet të kenë kushte të vërteta për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ëndërruar. Në programin tim kemi paraparë masa konkrete: uljen e numrit të nxënësve nëpër paralele, uniforma, çanta dhe ushqim falas për çdo fëmijë, si dhe qendra për mbështetje psiko-sociale”, tha Osmani.

Ai shtoi se synon rikthimin e sportit dhe aktiviteteve jashtë mësimit, shkolla gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara, forcimin e autoritetit të mësuesve përmes përkrahjes financiare, si dhe kufizimin e përdorimit të telefonave në shkolla percjelle Tetovasot.

“Ky nuk është vetëm program politik, kjo është detyra ime si prind. Arsimi do të jetë prioriteti im personal”, theksoi kandidati i AKI-së për Çairin./TS/

Continue Reading

Lajme

Për 245 mijë nxënës, sot fillon viti i ri shkollor 2025/2026

Published

on

By

Viti i ri shkollor fillon sot për 245.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, i cili do të zgjasë deri më 10 qershor. Nga këta, 177.800 janë nxënës të shkollave fillore dhe 67,200 janë nxënës të shkollave të mesme. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, 17.250 nxënës të klasës së parë janë regjistruar në klasën e parë, dhe 17.230 nxënës do të fillojnë arsimin e mesëm, megjithëse këto shifra nuk janë ende përfundimtare, transmeton Portalb.mk.

Viti shkollor për të gjithë nxënësit si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm do të zgjasë deri më 10 qershor, me përjashtim të nxënësve në vitet e fundit të arsimit të mesëm, të cilët do të kenë mësime deri më 15 maj.

Sipas njoftimeve, nxënësit do ta fillojnë këtë vit shkollor me tekste shkollore të dorëzuara në kohë.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, tha se tekstet shkollore janë siguruar për të gjithë nxënësit, dhe për herë të parë në shtatë vjet, janë shtypur tekste të reja shkollore në gjuhë të huaja – anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht. Gjithashtu, nxënësit e klasës së shtatë dhe vitit të parë të shkollave të mesme do të marrin tekste të reja shkollore për shkak të kurrikulave të ndryshuara.

Për të përmirësuar përfshirjen, Janevska thotë se është siguruar një numër më i madh asistentësh arsimorë për arsimin fillor, por për herë të parë edhe për arsimin e mesëm.

Këtë vit shkollor, inteligjenca artificiale po futet në mësimdhënie. Për këtë qëllim, Janevska thotë se është përgatitur manual për arsimimin e mësuesve dhe nxënësve, i cili ka udhëzime të qarta për përdorimin etik dhe efikas të teknologjive të reja.

Përveç kësaj, po përdoret një ditar i ri elektronik me performancë më të mirë, i cili do ta bëjë më të lehtë për mësuesit të futin dhe përditësojnë të dhënat në çdo kohë.

Continue Reading

TOP Lajme