Connect with us

Lajme

Skandal: Familjari i Selës ofendon Feta Alimin, e bëtë Fetain Adem Jashar, askush nuk e ka njohur më para!

Published

on

Familjari i Ziadin Selës dhe Krenar Llogës, Arbër Lloga përmes komenteve në rrjetet sociale në facebook, ka ofenduar dhe tallur me Feta Alimin duke thënë se bëtë Feta Alimin Adem Jashar, askush nuk e njihte para 27 prillit.

Rikujtojmë se Feta Alimi ishte personi që e shpëtoi Ziadin Selën natën e 27 prillit, dhe si rezultat i këtij veprimi Feta Alimi u denua me 7 vite burg.
Feta Alimi dhe Ziadin Sela krijuan një miqësi familjare, por veprimet e fundit ku Ziadin Sela u bashkua me Ali Ahmetin dhe BDI-në, Feta Alimi nuk mundi ti pranonte dhe kështu u rreshtua në krahun e Arben Taravarit.

Këto ofendime me gjithë gjasë janë të orkestruara dhe pasojnë pas fotografive të mbrëmshme ku Feta Alimi u shfaq së bashku me Arben Taravarin në Prishtinë te kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Continue Reading

Lajme

Kondova vendlindja e Blerant Ramadanit i jep bekimin e fitores së 19 Tetorit

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, i shoqëruar nga kryetari aktual Iljas Veseli dhe shefi i shtabit komunal Senehat Murtezani, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Kondovë, vendlindja e tij.

Ramadani theksoi se mikpritja dhe mbështetja e banorëve të Kondovës i japin forcë për të vazhduar rrugën e tij politike. Ai shtoi se Aleanca Kombëtare për Integrim është zëri i dinjitetit dhe i bashkimit politik shqiptar, duke synuar barazi të plotë dhe zhvillim modern në Maqedoninë e Veriut.

“Sonte, bashkë me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, takuam banorët e Kondovës, vendlindjes sime.
Aty më pritën njerëz që më njohin prej fëmijërisë, që e dinë karakterin tim, përkushtimin tim dhe rrugën time.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen, besimin dhe mbështetjen tuaj! Ju jeni forca ime, dhe me ju, vizioni ynë do të bëhet realitet.
Aleanca Kombëtare për Integrim është zëri i dinjitetit dhe i bashkimit politik shqiptar, që punon për barazi të plotë dhe zhvillim modern në Maqedoninë e Veriut.
#aleancakombëtarepërintegrim #bashkë #19tetorireferendum”, ka përfunduar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Shaholli: Adnani i VREDI-t bën shqiponjën në tubim!

Published

on

By

Shkruan Medai Shaholli

Të bësh shqiponjën me duar në Tetovë nuk do të thotë shumë pasi Tetova është komunë me shumicë shqiptare, ku bandat e komitëve nuk arrijnë deri te salla e tubimit për ta ndaluar efendi Adnanin t’i “provokojë” ata me shqiponjën.

Të bësh shqiponjën sot në “Shirok Sokak” të Manastirit është guxim i madh, pasi duhet të përballesh me sulmet e zagarëve komitë ku mund të kafshojnë dhe të të lëndojnë, madje mund të përfundosh si qen i rrahur pa mbrojtje të policisë dhe të “državës” nga qentë langaraq që ajo i ndërsen kundër shqiponjave që shfaqin identitetin e tyre në qytetin e Alfabetit.

Të bësh shqiponjën në një qendër shqiptare si Tetova është e lehtë, por t’i mbosh shqiptarët në Manastir nuk është aspak e lehtë, pasi përballesh me shovinizmin shtetëror dhe ti rri duarkryq në kolltuqet e buta qeveritare të pallatit të bardhë si dekor dhe kozmetikë para ndërkombëtarëve.

Vredistët në qeverinë e koalicionit janë numra të parëndësishëm të cilët i ngrejnë kartonët e gjelbër kundër vullnetit të tyre.

Për me shumë, ata janë rrota rezervë e qeverisë së koalicionit që mund të zëvendësohen me cilindo subjekt politik kur t’i teket kryekomitit Micko

Pozicion i shqiptarëve me ardhjen e VREDI-t në pushtet në vend që të forcohej ai po baltoset dhe denigrohet, ku asgjë nuk duket në horizont nga ndryshimi i paralajmëruar nga vredistët, përkundrazi ata e lumosën dhe katranosën dinjitetin shqiptar dhe pozitën e shqiptarëve edhe më keq duke na trajtuar si nomadë shkretëtirave jashtë civilizimit dhe qytetërimit europian.

Lëreni shqiponjën të fluturoj lart dhe i dilni zot atyre djemve dhe vajzave që identifikohen me shqiponjën në Manastir apo në ndonjë qytet tjetër sepse mbrojtja e identitetit kombëtar është përgjegjësi dhe detyrë e juaja para qytetarëve shqiptarë si pjesë e kupolës qeveritare.

Continue Reading

Lajme

Ademi: Pushteti po zhbën Marrëveshjen e Ohrit, ndërsa VLEN-i po hesht

Published

on

By

BDI ka vazhduar me akuza se pushteti dëshiron të zhbëj Marrëveshjen e Ohrit dhe në këtë mënyrë të cenojë karakterin multietnik të shtetit. Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi vlerëson se deklaratat e fundit të përfaqësuesve të Qeverisë për revidimin e Badenterit nuk janë të rastësishme, por janë pjesë e planit për të hequr këtë mekanizëm që është bazë e Marrëveshjes së Ohrit.

“Shfuqizuan Balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, nuk respektuan ligjin për gjuhët duke dobësuar inspektoratin dhe agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe dhe duke lejuar që mbi njëqind institucione të injorojnë gjuhën shqipe. Fshinë diasporën shqiptare nga përfaqësimi politik dhe ia dorëzuan implementimin e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, figurave me qëndrime të hapura anti-shqiptare dhe anti-perëndimore, siç është Ivan Stoillkoviç”, theksoi Ademi një press-konferencë nga selia e BDI-së.

I njëjti plan, sipas Ademit, po avancon në zhbërjen e mekanizimit të Badenterit, sipas të cilit, deklaratat e Dimitrievskit dhe Fillkovit janë me miratim të plotë të kryeministrit Hristijan Mcikoski. Ai akuzoi VLEN-in se po hesht dhe në një farë mënyre po legjitimon politikat diskriminuese ndaj shqiptarëve

“Këto ide po manifestohen qartë nga njëra anë përmes goditjes ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmave kushtetues, ndërsa nga ana tjetër nëpërmjet bllokimit të rrugës evropiane dhe izolimit të shtetit. Ky plan po realizohet sepse qeveria ka gjetur disa pa legjitimitet, të cilët për një pozicion janë të gatshëm të heqin dorë nga gjithçka që ka vlerë për shtetin multietnik dhe unitar. Po përballemi me rrezik të lartë që synon ta kthejë vendin prapa”, theksoi Ademi, i cili tha se e vetmja mënyrë për ta ndalur këtë plan është vota e shqiptarëve më 19 tetor.

“Sot, më shumë se kurrë, jemi dëshmitarë të përhapjes së ideve të rrezikshme që pretendojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe që kërkojnë ndërtimin e shteteve të pastra etnike. Këto ide po manifestohen qartë: nga njëra anë përmes goditjes së Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmave kushtetues, nga ana tjetër përmes bllokimit të rrugës europiane dhe izolimit të vendit. Ky plan po realizohet sepse qeveria ka gjetur disa pa legjitimitet që, për një pozicion, janë të gatshëm të heqin dorë nga gjithçka që ka vlerë për shtetin multietnik dhe unitar. Po përballemi me një rrezik të madh që synon ta kthejë vendin mbrapa. Por këtë rrezik do ta ndalë vota e qytetarëve. Më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë se barazia nuk negociohet dhe Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet”, tha Ademi.

Continue Reading

TOP Lajme