Connect with us

Lajme

“Si e bllokoi drejtori Izeir Memedi fëmijën tre vjeçar!?”

Published

on

Izeir Memedi, drejtor ende aktual i Qendrës për Punë Sociale në Qytetin e Shkupit, është thellësisht i përfshirë në një çështje kriminale për shumë para të gatshme-kesh nga një KANADEZ vendas, për t’i mundësuar atij të dëmtojë gruan e tij pas divorcit, shkruan gazetari Zoran Bozhonovski në profilin e tij në facebook.

Prindërit e divorcuar jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, nëna në Gjermani, babai në Kanada dhe Fëmija TRE VJEÇAR iu dha nënës pas divorcit, me aktgjykim të plotfuqishëm nga Apeli dhe Gjykata e Lartë……

IZEIR MEMEDI për ta kënaq babait nga Kanadaja, për një shumë të madhe dollarësh kanadezë, i ka dërguar një letër Ministrisë së Brendshme, që fëmija tre vjeçar të futet në LISTËN STOP për lëshimin e dokumentit të udhëtimit, në mënyrë që të mos udhëtojë për të jetuar me nënën e tij. Sikur fëmija të jetë anëtar i një grupi terrorist ndërkombëtar e ka ndalimin e dokumentit të udhëtimit për 30 VJET!!! Nuk kam dëgjuar për një rast të ngjashëm në BOTË!

Kam biseduar me një zyrtar të lartë të MPB-së, të afërm të KANADEZIT, i cili pretendon se fëmija është në LISTËN STOP me kërkesë të Qendrës për Punë Sociale në Qytetin e Shkupit, se MPB-ja ka vepruar me kërkesë të punonjësve socialë, por ai nuk ka mundur të më shpjegojë se si vepron MPB-ja për kërkesa të tilla të mjegullta dhe si veprojnë për vendime të tilla të çmendura!?

Babai nuk ka asnjë pengesë nga nëna për të parë fëmijën e tij, ndaj është krejtësisht e palogjikshme që fëmija të mos jetë me nënën. Veç se ka logjikë që ai dëshiron të dëmtojë nënën, duke mos qenë në gjendje të punojë atje dhe duke mos qenë në gjendje të mbajë fëmijën…

Në këtë rast flitet edhe për një Mercedes, të cilin inspektorët e SP BIT PAZAR-it ia kanë marrë nënës, e më pas ata e kanë rishitur dhe asaj i është dhënë si kujtim VËRTETIM PËR LËNDËT E MARA. Por për këtë në ndonjë rast të ardhshëm, pasi të dëgjoj se çfarë duhet të më thonë inspektorët….

Fillimisht, le të shohim se sa para ka marrë IZEIR MEMEDI për të bllokuar fëmijën vjeçarin për 30 vjet që të mos marrë një dokument udhëtimi…, përfundon Bozhinovski.

Postimi i plotë i Bozhinovskit:

КАКО ДИРЕКТОРОТ ИЗЕИР БЛОКИРА ДЕТЕ ОД ТРИ ГОДИНИ!?

ИЗЕИР МЕМЕДИ, сеуште актуелен директор на ЈУМЦСР Град Скопје, длабоко е инволвиран во криминален случај за многу КЕШ од овдешен КАНАЃАНЕЦ, за да му овозможи да наштети на неговата сопруга по развод!

Разведените родители живеат и работат во странство, мајката во Германија, таткото во Канада, а ТРИГОДИШНОТО дете е доделено на мајката после развод, со правосилна пресуда од Апелација и Врховен суд…

ИЗАИР МЕМЕДИ за да му угоди на таткото од Канада, за голем износ на канадски долари, испратил писмо до МВР, детето старо три години да биде ставено на СТОП ЛИСТА за издавање патна исправа, за да не отпатува да живее со мајката. Детето како да е припадник на меѓународна терористичка група, има забрана за патна исправа со трањење од 30 ГОДИНИ!!! Немам слушнато за сличен случај во СВЕТОТ!

Разговарав со висок функционер од МВР, близок роднина на КАНАЃАНЕЦОТ, ми тврди дека детето е на СТОП ЛИСТА по барање од ЈУМЦСР Град Скопје, дека во МВР постапиле по барање од социјалните работници, ама не можеше да ми објасни како во МВР постапуваат по вакви небулозни барања и како постапуваат по вакви лудачки решенија!?

Таткото нема никакви пречки од мајката да си го гледа своето дете, па е сосема нелогично детето да не е со мајката. Освен што има логика во тоа дека сака на мајката да и наштети, да не може да работи таму и да не може да го издржува детето…

Во предметов има сторија и за еден мерцедес, одземен од мајката од страна на инспектори од ПС БИТ ПАЗАР, па препродаден од нивна страна, а на неа за спомен и дале ПОТВРДА ЗА ОДЗЕМЕНИ ПРЕДМЕТИ. Ама за тоа во некоја следна прилика, откако ќе ги чујам инспекторите што имаат да ми кажат…

Прво да видиме КОЛКУ КЕШ земал ИЗЕИР МЕМЕДИ за да го блокира детето на 30 години да не добие патна исправа…

Continue Reading

Lajme

Angelov: Ligji për “Branitellat” pas zgjedhjeve lokale, për të mos i prishur punë VLEN-it

Published

on

By

Stojançe Angelov, lider i partisë “Dinjiteti” dhe drejtor aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka deklaruar se miratimi i ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për “Branitellat” do të shtyhet pas zgjedhjeve lokale. Në një intervistë për emisionin “Vetëm e Vërteta” në TV Kanal5, Angelov ka shpjeguar qartë arsyet strategjike që qëndrojnë pas kësaj shtyrjeje, transmeton Flaka

“Pres që pas zgjedhjeve lokale, atë që kemi rënë dakord, në pjesën e Branitellave, të jetë e realizuar. Jo tani, sepse kjo do t’i prishte punë partnerit tonë VLEN-it,” – theksoi Angelov.

Ai pranoi se vendimi është i ndjeshëm dhe mund të ngjallë kritika, por sipas tij, është i nevojshëm për të ruajtur ekuilibrin politik dhe për të mos i dhënë hapësirë rikthimit të BDI-së.

“Unë mendoj strategjikisht, ato kritika i pranoj. Dobësimi i VLEN-it në këto momente do të hapte derën për BDI-në. A duhet ne këtë ta bëjmë?” – shtroi pyetjen Angelov.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tensionet politike mes koalicionit qeveritar dhe opozitës janë të larta, dhe tregon për marrëveshjet e brendshme në mes partive në pushtet për çështje të ndjeshme historike dhe politike siç është statusi i “Branitellave” të vitit 2001.

Deklarata e Angelovit është një konfirmim i qartë se çështjet e ndjeshme etnike dhe politike vazhdojnë të trajtohen me kujdes të veçantë nga qeveria aktuale, duke pasur parasysh balancat brenda koalicionit dhe reagimin e opinionit publik.

Prononcimi i tij, pritet të ngjallë reagime te opozita shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Shtatë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Published

on

By

Më 17 qershor 2018, saktësisht shtatë vjet më parë, në fshatin e vogël Nivici (Psarades) në brigjet e Liqenit të Prespës në anën greke, Shkupi dhe Athina nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila i dha fund mosmarrëveshjes shumëvjeçare midis dy vendeve, Republika e Maqedonisë ndryshoi emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, Greqia njohu gjuhën maqedonase dhe kombësinë maqedonase, vendi u bë anëtar i NATO-s dhe bashkëpunimi dypalësh me Greqinë u intensifikua.

Marrëveshja u arrit në një kohë kur SYRIZA ishte në pushtet te fqinji jugor, dhe LSDM në vendin tonë, dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias, dhe në prani të kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, ndërmjetësit në negociata Matthew Nimetz, ish-komisionerit evropian për zgjerim Johannes Hahn, ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë Federica Mogherini dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësuesve të të të dyja vendeve.

Continue Reading

Lajme

ASH-Taravari: Angelov zbulon marrëveshjen, VLEN hesht për Branitellat dhe mashtron për UÇK-në

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka reaguar pas deklaratës së fundit të Stojançe Angelovit, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherësh partner i koalicionit qeveritar, i cili ka zbuluar prapaskenat politike rreth ligjit për “Branitellat”.

Sipas ASH-së, deklarata e Angelovit konfirmon pazaret politike që bëhen pas shpinës së shqiptarëve. Angelov ka pranuar se miratimi i ligjit për “Branitellat” është shtyrë përkohësisht vetëm për të mos e dëmtuar koalicionin VLEN në prag të zgjedhjeve lokale. “Ky nuk është thjesht një manovrim politik, por një tradhti e qartë ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve”, thuhet në reagimin e ASH-së.

Partia opozitare thekson se për vite të tëra, shqiptarët kanë kërkuar zgjidhje të drejtë për statusin e ushtarëve të UÇK-së, të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, ndërsa tashmë është e qartë se premtimet e bëra në Kuvend nga deputeti Adnan Azizi, se “ligji për Branitellat nuk do të kalojë kurrë”, kanë qenë vetëm mashtrime për të qetësuar opinionin publik shqiptar.

ASH thekson se ky është një ndër arsyet kryesore pse ka braktisur qeverinë që e konsideron si të padrejtë dhe të ndërtuar mbi diskriminim etnik, ku shqiptarët shihen vetëm si dekor.

“VLEN hesht edhe pas deklaratës së Angelovit, sepse nuk ka më çfarë t’u thotë shqiptarëve. Edhe mashtrimet kanë një fund,” vijon reagimi, ku theksohet se tashmë është dëshmuar se VLEN nuk përfaqëson zërin e shqiptarëve, por interesat e një pakice të pushtetit.

Aleanca për Shqiptarët e përmbyll reagimin duke akuzuar VLEN-in se është në qeveri jo për parime, por për privilegje, duke heshtur përballë ligjeve që, sipas saj, lartësojnë strukturat që luftuan kundër shqiptarëve.

Continue Reading

TOP Lajme