Lajme ditore
Shtatë raste të femicidit brenda një viti

Shtatë raste të femicidit brenda një viti. Një bilanc që, sipas organizatave civile, nuk lejon më konferenca, panele dhe aktivitete protokollare, pa vendime dhe masa konkrete. Në prag të fushatës globale “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, tri rrjete të organizatave civile kërkojnë moratorium për të gjitha aktivitetet promovuese të institucioneve dhe u bëjnë thirrje autoriteteve që 16 ditët e ardhshme t’i shfrytëzojnë për veprim dhe përgjegjësi institucionale.
Sipas tyre, është e papranueshme që institucionet të organizojnë sërish konferenca, ceremoni dhe panele për të folur për sukseset e arritura, ndërkohë që gratë vazhdojnë të vriten, madje edhe në rastet kur dhuna është raportuar paraprakisht.
Kërkesat e tyre janë gjashtë. Kërkojnë miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, Ligjin për Policinë dhe Ligjin për Familjen. Kërkojnë 200 milionë denarë buxhetin për vitin 2027, për shërbime të specializuara për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave, si dhe programe parandaluese për trajtimin e kryerësve të dhunës.
Organizatat kërkojnë gjithashtu publikimin e konkluzioneve nga mbikëqyrja parlamentare për dhunën me bazë gjinore si dhe rikthimin e programit të edukimit seksual. Kërkesa e gjashtë lidhet me përgjegjësinë institucionale dhe individuale për të gjitha rastet e femicidit, përfshirë vrasjen e fundit të 17-vjeçares nga Bogdanca. Kërkohet hetim i pavarur për mënyrën se si kanë vepruar institucionet dhe pasoja konkrete për çdo lëshim të konstatuar.
Për më 20 dhjetor në ora 13, organizatat ftojnë në bllokimin e Qeverisë kurse më 25 dhjetor në ora 17 ftojnë në protestë në parkun para Kuvendit. Më 10 dhjetor, në përfundim të fushatës, organizatat kërkojnë përgjigje konkrete: cilat ligje janë miratuar, sa mjete janë siguruar dhe kush ka mbajtur përgjegjësi.
Reagimi vjen pas disa rasteve të dhunës ndaj grave, nga partnerët, përfshirë vrasjen në Bogdancë dhe dhunimin e rëndë në Ohër. /alsat.mk
16:54
Faton Ahmeti i BDI-së: Nuk marr 180.000 denarë nga partia, por shumëfish më e ulët
16:09
Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç
16:04
Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?
15:57
Nga komunat te spitalet, borxhet nuk kanë fund!
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Rasti “Lotaria”: Tenderi prej 9,7 milionë eurosh kaloi kontrollin pa vërejtje, mbrojtja e Grubit sfidon ekspertizën!
02
Parashikimi i motit
03
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
04
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
05
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme
Rasti “Lotaria”: Tenderi prej 9,7 milionë eurosh kaloi kontrollin pa vërejtje, mbrojtja e Grubit sfidon ekspertizën!

Lajme
Faton Ahmeti i BDI-së: Nuk marr 180.000 denarë nga partia, por shumëfish më e ulët

Lajme
Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

Lajme
Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

Lajme
Nga komunat te spitalet, borxhet nuk kanë fund!

Lajme ditore
Këshilltarët e ASH-së, në Çair me iniciativë për lehtësimin e barrës financiare të çifteve të reja, kërkohet lirim 100% nga tatimi komunal

Lajme
Taravari: Tash të jesh në #VLEN është e turpshme







