Deputeti i koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri në një replikë ndaj deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, tha se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me të. Ai mes tjerash tha se përdorimi i gjuhës shqipe ka qenë shumë më e avancuar me kushtetutën e vitit 1974, sesa tani kur BDI krekoset se e ka avancuar të njëjtën.
“Edhe përkundër faktit që nuk e kisha plan të kyçem në këtë debat, por ja që nga kjo foltore në vazhdimësi provohet të promovohet apo të ruhet me çdo kusht të lartësohet emri i z.Ahmeti. Z.Talati unë veç dua të iu kujtojë se historia e shqiptarëve në Maqedoni nuk ka filluar asnjëherë me Ali Ahmetin dhe nuk përfundon me Ali Ahmetin. Historia e shqiptarëve është kamotshme dhe është shumë e hershme në RMV. Kemi patur shumë procese paraprake të cilat z.Ahmeti nuk është bërë as i gjallë. Sa i përket asaj që thatë se duhet të ia lajmë këmbët e ti pihet uji Ahmetit, më duhet të ju kujtojë se në radhët tona kemi dy hoxhallarë të cilët mos dashtë Zoti ta lajnë z.Ahmeti e asnjëherë më nuk kthehet. Kështu që ne si opozitë ua treguam vendin juve si pushtet, dhe është mirë të rrini qetë konform angazhimeve tuaja politike. Sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe, duhet të ju kujtojë se me kushtetutën e vitit 1974, gjuha shqipe ka qenë shumë e avancuar në raport me atë që ju krekoseni se keni arritur. Z.Talat dije se ju si kryeministër teknik vendimet e para që i morët, morët për shkarkimin e dy ministrave shqiptarë dhe drejtorëve shqiptarë. Në mbledhjen e parë të këtij kuvendi kur keni marrë pjesë si kryeministër teknik është sjell ligji për branitellat që sot mundoheni të viktimizoheni si Front Europian. Është mirë ti shihni gjërat ashtu si janë, ti trajtoni çështjet ashtu siç janë dhe mos u mundoni të bëni rolin e avokatit të z.Ahmeti sepse atij është duke i trokitur Prokuroria e lartë në derën e tij”, ka theksuar Shaqiri.
Shkolla e Nerovës përplas partitë politike Frotnin Kombëtar me VLEN.
Kush i ka meritat për shkollën shqipe të Nerovës? BDI falënderon ambasadorin e Shqipërisë për interesimin e tij në aspektin kombëtar, ndërsa VLEN dhe Bilall Kasami godasin ambasadorin.
Sot, në një paraqitje publike, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka goditur edhe Shqipërinë, por edhe ambasadorin shqiptar, duke thënë:
“Çka bëri ambasadori që mundohet t’i marrë meritat për shkollën shqipe të Nerovës?
A e ndërtoi shkollën?
A e legalizoi tokën?
Apo e kërcënoi shtetin me bombë atomike që shteti të marrë masa?” u shpreh Kasami.
Nga ana tjetër mbrëmë në rrjetet socile kanë vërshuar me mijra komente pozitive për ambasadroin e Shqipërsë duke e shpërndarë edhe fotografin e tij me Shqiponjën duke fluturuar.
Gazetari dhe botuesi i gazetës Koha, Arben Retkoceri, ka reaguar ashpër pas manifestimit të organizuar të dielën në Shtip, me rastin e 111-vjetorit të ashtuquajtur “çlirim” të Maqedonisë nga ushtria serbe pas Betejës së Bregallnicës. Ai e cilëson këtë ngjarje si një shfaqje të pastër të projektit të “Botës serbe”, të zhvilluar jo vetëm me përfshirje të Serbisë zyrtare, por edhe me mbështetje institucionale të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, transmeton Flaka
“Hiç më larg se të dielën, në rajonin e Shtipit shënohet 111-vjetori i pushtimit të Maqedonisë nga ushtria serbe pas luftës me bullgarët – e njohur si Beteja e Bregallnicës. Ironia është se ky manifestim është organizuar me përkrahje shtetërore të Maqedonisë dhe Serbisë. Kjo është pjesë e ‘Botës serbe’ me zë e figurë në mes të Maqedonisë, me përkrahje institucionale,” shkruan Retkoceri në një reagim publik.
Ai vë në dukje standardin e dyfishtë të autoriteteve shtetërore dhe opinionit publik kur bëhet fjalë për historinë shqiptare. “Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse shqiptarët, madje edhe privatisht, do të shënonin çlirimin e Shkupit më 13 gusht 1912 nga kosovarët të prirë nga Isa Boletini, Bajram Curri e Hasan Prishtina. Do të shpërthenin reagime, akuza, etiketime për ‘nacionalizëm’, ‘ekstremizëm’ apo edhe ‘rrezik për shtetin’. Sepse sipas historiografisë maqedonase, edhe çlirimi i Shkupit nga kryengritësit shqiptarë konsiderohet si ‘pushtim’”.
Retkoceri thekson se njëjtë do ndodhte edhe me bullgarët nëse do përkujtonin ndonjë datë historike të tyre në territorin maqedonas, ndërkohë që serbët jo vetëm që nuk pengohen, por ftohen, nderohen dhe promovohen si bashkëorganizatorë të historisë shtetërore.
“Ngjarjet serbe të kësaj periudhe zyrtarisht shënohen bashkë me autoritetet serbe, ndërsa ato shqiptare apo bullgare masakrohen!” – shkruan ai.
Në fund, Retkoceri ngre një pyetje me peshë simbolike dhe politike:
“Paramendoni çfarë flake do i dilte Maqedonisë nëse një tog e FSK-së apo e Ushtrisë së Shqipërisë do vinte për të shënuar çlirimin e Shkupit të vitit 1912 nga shqiptarët – njëjtë siç ishte ushtria serbe këtë të diel në Shtip, si trashëgimtare e ushtrisë pushtuese serbe të para 111 viteve.”
Reagimi i gazetarit vjen në një kohë kur tensionet për orientimin strategjik të Maqedonisë së Veriut, rolin e Serbisë dhe përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga vendimmarrja po ngjallin shqetësim gjithnjë e më të madh në opinionin publik. /Flaka/
Pas një sërë takimesh të zhvilluara në mënyrë diskrete mes Orhan Ibrahimit, Izet Mexhitit dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, është marrë vendimi për formimin e një partie të re politike shqiptare, thonë burime nga takimi për PressOnline.al
Sipas informacioneve që vijnë nga qarqe të afërta me procesin, bëhet fjalë për një projekt politik të udhëhequr dhe të sopurtuar drejtpërdrejt nga vetë kryeministri Mickoski dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Sipas të njëjtave burime, partia e re do të prezantohet më vonë si pjesë e koalicionit VLEN, duke u paraqitur si një “projekt kombëtar” për përfaqësimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Burimet tona konfirmojnë se deri tani janë zhvilluar tre takime të mbyllura mes palëve, në të cilat ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i afërt me Arben Fetain, Latif Arifi. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i një strukture të re politike që do të kanalizojë ndikimin e Mickoskit në spektrin politik shqiptar.