Connect with us

Lajme

Shaqiri-Dautit: Kadriu ishte profesioniste edhe para dy viteve, por atëherë propozonit ata që jepnin raporte në Livadhi të Strugës

Published

on

 

Deputeti i Koalicionit VLEN, Rijad Shaqiri, sot në Komisionin Parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, ku si rend dite ishte zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, ka deklaruar se ai si përfaqësues i Koalicionit VLEN, ka përkrahur dhe ka votuar kandidaten Besa Kadriu.

Shaqiri ka folur se në politikë kemi kompromise dhe marrëveshje politike, prandaj nuk duhet të ngritët pluhur pa nevojë. Shaqiri duke ju përgjigjur deputetes së Frontit Europian Ilire Dauti, tha se zonja Kadriu ka qenë profesioniste edhe para dy viteve kur ata si ASH kanë hyrë në Qeveri, por në atë kohë zonja Ilire Dauti nuk e propozoi në asnjë pozitë profesoreshën Besa Kadriu.

“Nuk dua të bëjë blof politik mirëpo dua ta përshkruaj një gjë reale, pasi në atë kohë ASH, nga krahu që tani është në Frontin Europian propozonin njerëzit më të besuar të strukturës së caktuar të ASH-së, të cilët jepnin raporte në Lidhavi të Strugës dhe jo në vendin te duhur. Askush nuk e ka të drejtën mua të më thotë se zonja Besa, pse paska dhënë një deklaratë kundër dikujt, unë të mos e mbështesë. Ajo ka votën dhe mbështetjen time morale në përzgjedhjen e këtij funksioni”, u shpreh Shaqiri.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit

Published

on

By

Shefi i shtabit zgjedhor dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, sonte në takimin me banorët e lagjes Teqe në Tetovë, falënderoi secilin veçmas për mbështetjen, duke theksuar se 19 tetori do të jetë dita kur zëri i qytetarëve do të dëgjohet fuqishëm.

“Dita e diell e 19 Tetorit do të jetë dita kur zëri juaj do të dëgjohet fuqishëm për t’i thënë jo poshtërimit, nëpërkëmbjes dhe për të kthyer Tetovën në rrugën e zhvillimit, progresit dhe të ardhmes së merituar”, deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se bashkë me Bajram Rexhepin dhe dr. Asafin po dëshmojnë se “me këta njerëz, Tetova e Re do të jetë ndryshimi që kemi pritur”.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani takohet me banorët e Shishovës, prezanton projektet zhvillimore

Published

on

By

Kandidati per kryetar të komunes së Sarajit Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, zhvilloi një takim me banorët e Shishovës, ku u diskutuan hapur projektet konkrete që do të ndryshojnë fytyrën e fshatit.

Ramadani theksoi tri projekte madhore:

Rekonstruktimi i shkollës për të siguruar kushte moderne mësimi për fëmijët.
Asfaltimi i rrugës përgjatë Treskës, duke lehtësuar dhe siguruar qarkullimin e banorëve.
Ndërtimi i një ure për këmbësorë mbi lumin Treska, që do të lidhë më shpejt dhe më lehtë banorët e dy anëve.
Ai theksoi se me vizion të qartë dhe projekte të realizueshme, së bashku me mbështetjen e qytetarëve, po ndërtohet rruga drejt fitores më 19 tetor.

Takimi u mbyll me zotimin për vazhdim të bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe përkushtim ndaj zhvillimit të Shishovës dhe të gjithë komunës./shprehja.com

Continue Reading

Lajme

Pas Sellcës, Bajram Rexhepi ju bën selam nga lagja Teqe e Tetovës, tetori për Tetovën e Re

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte së bashku me shefin e shtabit të përgjithshëm Faton Ahmeti dhe përfaqësuesit e AKI-së kanë takuar banorët e lagjes Teqe ku ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme për fitoren e madhe të tetorit. Pas tubimit madhështor në Sellcë Bajram Rexhepi theksoi se kjo mbështetje që marrim gjithëandej po tregon se tetori do të jetë për Tetovën e Re,shkruan Top24

Sonte lagjja Teqe ishte zjarr! 🔥
Qindra qytetarë dhanë mesazhim e qartë për një të ardhme të re për Tetovën. Përkrahja që po marrim, për çdo ditë e më shumë jep mesazhin e zëshëm se Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet.

Continue Reading

TOP Lajme