Categories: LajmePolitika

Shaqiri, BDI-së: Ku ishit kur u burgos nënë Feridja nga fshati Hotël?

Deputeti i koalicionit VLEN, Riad Shaqiri ka adresuar kritika të ashpra ndaj Blerim Bexhetit dhe BDI-së lidhur me interpelancat e parashtruara për zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti. Shaqiri tha se BDI nuk ka të drejtë morale të flet për drejtësi, duke i përmendur disa raste kur shqiptarët kanë qenë të nëpërkëmbur ndërkaq BDI ka heshtur.

“Është apsurde sot të diskutohet mirëpo ja që Blerimi më inspiron kohë pas kohe për polemika. Thatë se nuk mbahet dasmë pa flamur, është fakt, por është mëkat të ndryshosh përmasat e flamurit kombëtarë, e ju pranuar të riformatoni formën e flamurit kombëtarë dhe përdorimin e tij. Folët për drejtësinë, por më së paku ju si subjekt keni të drejtë të flisni për drejtësinë. Ju nuk ishit të zëshëm kur u burgos nënë Feridja nga fshati Hotël për rastin Monstra. Nëna e vuajtur u burgos dhe askush prej jush nuk mbajti llogari për atë punë. Ju po flitni për një çështje se nuk jeni të involvuar në korrupsioni. Prokuroria po troket në dyert e juaj. Sot individ të caktuar nga hiqi kanë hidrocentrale, nga hiqi kanë qendra tregtare”, ka deklaruar deputeti i koalicionit VLEN, Riad Shaqiri.

Admin01

Recent Posts

Bajram Rexhepi shpalos bartësin dhe kandidatët për këshilltarë në Tetovë

Këta janë të rinjtë më të mirë që ka qyteti i Tetovës dhe ndajnë vizionin…

2 hours ago

Blerant Ramadani: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot…

2 hours ago

Rijad Shaqiri mobilizohet për 19 tetor: Fitore e madhe

Deputeti i ASh-së, Rijad Shaqiri është mobilizuar për fitoren e madhe të 19 tetorit. “Një…

2 hours ago

Policia jep detaje të reja për rastin tragjik në Veles

MPB ka dhënë detaje të reja për rastin tragjik që ndodhi në sot në Veles.…

4 hours ago

Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven

Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve për fëmijët dhe familjet, Komuna…

7 hours ago

Filipçe: Qeveria nuk mund ta menaxhojë situatën me zjarret në deponitë, Aziri dhe Toshkovski të japin dorëheqje

Sa herë që kryeministri gjendet në një situatë ku nuk mund të menaxhojë dhe nuk…

10 hours ago