Smart News

Sela pranon se Fronti Europian është para përçarjes

Se gjërat nuk janë duke shkuar ashtu siç duhet brenda Frontit Europian e konfirmon edhe vet Zijadin Sela. Në një status në rrjetin social Facebook ai bën thirrje deri tek aktivistët që të ruajnë qetësinë dhe të mos eskalojë situata.

“Të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave”, shkruan mes tjerash Sela.

Ndryshe dje disa media raportuan se ka patur zënkë në mes të aktivistëve të Zijadin Selës dhe BDI-së.

Exit mobile version