Connect with us

Lajme

“Saraji i Kujtimeve dhe Shpresës”

Published

on

Shkruan Rami Mislimi

Pas 25 vitesh më është rikthyer kujtimi i Sarajit si një ndër qendrat më të bukura në Shkup.

Si nxënës i shkollës fillore nga Strimnica, udhëtoja çdo të dielë drejt Sarajit, për t’u freskuar, për të shijuar, për t’u larë dhe për të përjetuar një copëz Perëndimi mes shqiptarëve në liqenin “Treska” në Saraj.

Në atë kohë nuk e dija se çfarë shije kishte deti. Nuk dalloja dot pishinën nga liqeni. Por e dija se vetëm Saraji ekzistonte për të kaluar të dielat me u knaq, me u lajë dhe mos me e harruar as sot, pas 25 vitesh.

Sot, përveç kujtimeve, më është rikthyer edhe shpresa e madhe se Liqeni i Treskës mund të kthehet në një nga qendrat më të bukura të rajonit, dhe Saraji të bëhet një komunë urbane, turistike dhe e vizituar nga qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit e më gjerë.

Sot duke ecur pranë liqenit të Treskës dhe duke parë bukuritë e Sarajit, e kam thirr njeriun që shpresojë fuqishëm për një ndryshim të hovshëm të Sarajit, Blerand Ramadanin.

Blerandi, përveç ëndrrës, dëshirës dhe vizionit për ta kthyer Sarajin në një komunë të fuqishme dhe turistike, kishte me vete edhe një krah dokumentesh, gati për ditën e tij të parë si kryetar i Sarajit. Ai është i vendosur që Liqenin e Treskës ta nxjerrë nga pluhuri i harresës dhe ta vendosë mbi tryezën e partnerëve vendorë e ndërkombëtarë për investime, që kjo qendër të shndërrohet në një nga më të bukurat e Shkupit.

Te Blerandi pashë guxim të madh, vullnet të jashtëzakonshëm, dëshirë të pashtershme dhe një vizion të qartë, që Saraji të ndryshojë, dhe Liqeni i Treskës të jetë në duart e njerëzve të zotë që do ta ndërtojnë dhe do ta shndërrojnë në një vend ku shqiptarët do të mblidhen për t’u argëtuar, për të kaluar të dielat, për të shëtitur, për t’u relaksuar dhe për të parë bukuritë që Zoti ia ka falë vetëm Sarajit.

Blerandi nuk fliste për parti, nuk fliste për ndarje, nuk merrej me ideologji politike. Ai kishte vetëm një “siklet”, ta bëjë SARAJIN qendrën e të gjithë shqiptarëve, një vend ku të bashkohen si vëllezër të gjithë, pa dallim partie apo bindjeje politike.

Ai nuk njeh të majtë apo të djathtë, AKI apo VLEN, BDI – ASH, BESA e Alternativa apo edhe LD, për Blerandin kishte vetëm një emërues të përbashkët: Saraji i BASHKUAR.

Të gjithë së bashku, për një qëllim të përbashkët: Saraji të bëhet qendra më e bukur dhe më e madhe shqiptare në Maqedoni.

Së shpejti intervistë në TS:

“E ardhmja e Sarajit dhe shpresa për ndryshim me Blerand Ramadanin”

Continue Reading

Lajme

Spitali modular, katër vjet zhgënjim: Familjarët e viktimave në Tetovë kërkojnë drejtësi

Published

on

By

Katër vjet më parë humbi nënën në tragjedinë e spitalit modular në Tetovë. Mumin Ismaili nga Nerashti, i cili natën e kobshme ishte vet prezent në hapësirat e këtij spitali, sot kërkon drejtësi. Thotë se besimi në drejtësinë është pothuajse zero.

“Neve na bëjnë përkujtimore për viktimat, por nuk bëjnë gjë për zgjidhjen e rastit që drejtësia të del në vend dhe të dënohen fajtorët. Sot po bëhen katër vite nga rasti, por për ne nuk pati në këtë shtet. Më e rëndësishme për ne do ishte shërimi i plagës më të madhe tonës, që të ishin dënuar ata që duhet, e përshëndesim Ministrin për përkujtimoren që bën, por ne e duam drejtësinë në këtë shtet ku drejtësi asnjëherë nuk pati. Me rastin e kocanit u hapën ca dyer për modularin, por u mbyllën shpejtë. Ndërmorën gjoja se diçka por asgjë s’u bë. Më habit fakti se për kocanin u bë dhe pati arrestime, ndërsa për modularin asnjë përgjegjësi aspak, përveç që dha dorëheqje zëvendës ministri i asaj kohe dhe lënda mbeti”, tha Mumin Ismaili, Familjar.

Pas insistimit të familjarëve të 14 viktimave të spitalit modular, komuna e Tetovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, nisën ndërtimin e parkut memorial

Kështu do të duket parku memoraial, këtu në qytetin e Tetovës, apo tek vendi ku humbën jetët 14 persona, sot e katër vite më parë. Disa familjarë, shprehen falënderues për këtë park memorial në shenjë ndërrimi për familjarët që humbën jetët këtu, por shprehen se ende më falenderues do të ishin, sikur Qeveria dhe organet e drejtësisë të çonin drejtësinë në vend dhe katër vite më vonë, të hapje një lëndë për atë se çka ndodhi në Spitalin Modular të Tetovës./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Vazhdon Besar Durmishi kundër njerëzëve të Bilallit: “Keni ra nē gjumē të gjithë… na mbyten mediumet” (Foto)

Published

on

By

Pasi i ofendoi dhe ju tregoi realitetin e fuqisë politike kryeministri Hristijan Mickoski ndaj Adnan Azizit, aktivistët e Bilall Kasamit, gjegjësisht stafi i kabinetit dhe njerëz të afërt të Kasamit, janë demotivuar dhe nuk bëjnë aktivitete në rrjetet sociale.

Sipas një bisede të siguruar nga portali TS, shihet se shefi i shtabit të VLEN-it për Tetovë, Besar Durmishi, i ka qortuar të gjithë punonjësit e Bilall Kasamit se nuk shpërndajnë foto me kryetarin Kasami. Këto biseda janë bërë në grupet e Viber-it dhe WhatsApp-it.

Pas stories së parë ku i qortonte punonjësit e Bilall Kasamit për të bërë foto dhe statuse me kryetarin, në storien e dytë, Besar Durmishi ju thotë se keni ra në gjumë na mbyten mediumet.

“Keni ra nē gjumē të gjithë… na mbyten mediumet..” shihet se ka shkruar Besar Durmishi shef i shtabit të VLEN-it për Tetovën.

Nga ana tjetër, portali TS mëson se kjo rënie e madhe e mbështetjes është pikërisht sepse Bilall Kasami shpreson në votat e VMRO-së, duke shkelur mbi vullnetin e shqiptarëve. Por, kur kryeministri Mickoski tregoi qartë dhe në formë publike se nuk i mbështet ata, ata mundohen të tregojnë fuqinë e tyre duke kërkuar nga forumi rinor dhe punonjësit me kontrata që të bëjnë statuse dhe të shpërndajnë foto me Bilall Kasamin sa më shumë.

Pas këtij demotivimi, Bilall Kasami mundohet që me anë të kontratave të rrejshme, pa i nënshkruar, të mashtrojë disa qytetarë se pas 18 tetorit do të punësohen, vetëm e vetëm që të marrin pjesë në takime me qytetarë.

Vlen të theksohet se kontratat në institucionet publike komunale janë antiligjore sepse bëhen pas datës së shpalljes së zgjedhjeve që pas 19 tetorit mund të ketë përgjegësi penale.

Ndryshe, në anketat e fundit të agjencive vendore, si dhe në anketën e IRI-it, VLEN ka rënie drastike, ndërsa në Tetovë, Bilall Kasami humb zgjedhjet.

Continue Reading

Lajme

“Boris Kidriç” TS nxjerr Planin Gjeneral dhe Detal. Bilall Kasami ka shkelur ligjin! (Dokument)

Published

on

By

Portali TS nxjerr dokumentin e Planit Gjeneral dhe Detal të bulevardit “Boris Kidriç” në Tetovë leja e ndërtimit e dhënë në kundërshtim me ligjin.

Sipas Planit Gjeneral dhe Detal shihet qartë se si duhet të ndërtohet bulevardi “Boris Kidriç”. Megjithatë, në lejen e dhënë janë shkelur procedurat ligjore, pasi në Planin Gjeneral dhe Detal nuk parashihet trotuar në mes të rrugës.

Leja është dhënë gjithashtu pa miratimin e sektorit për rrugë dhe komunikacion.

Përveç shkeljeve flagrante në kundërshtim me Planin Gjeneral dhe Detal, Bilall Kasami, me idenë e dy projektuesve amatorë, ka mbyllur mbi dhjetëra biznese duke ngushtuar trotuaret dhe duke çuar drejt falimentimit të plotë gjithë rrugën.

Sot edhe kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi dëshmoi se “Bulevardi Boris Kidriç” është ndërtuar pa leje adekute dhe normave të Planit Gjeneral dhe Detal të komunës së Tetovës.

Rexhepi bëri thirrje edhe Prokurirsë Publike të Tetovës që të merr masa urgjente për të parandaluar këtë ndërtim të kësaj rruge që nesër të parandalohen fatkeqësitë në komunikacion.

Continue Reading

TOP Lajme