Connect with us

Lajme

Saliu: Ligjit të branitellave i ka skaduar afati për shqyrtim

Published

on

 

Deputetja nga koalicioni VLEN, Imërlije Saliu, që në të njëjtën kohë është edhe udhëheqëse e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi, në fjalën e saj në këtë Komision sqaroi se Ligjit të branitellave i ka skaduar afati për shqyrtim.

“Në lidhje me Ligjin që ju e propozoni ju e dini që gjitha afatet për shqyrtimin e këtij Ligji kanë kaluar bazuar në nenin 176 paragrafi 2 i po kësaj rregullore, prandaj unë nuk mund të fus në rend dite këtë Ligj”, tha deputetja Imërlije Saliu.

Ajo shton se është absurd fakti që bllokohen çështje të rëndësishme për qytetarët.

“Absurde është si të zgjedhurit e popullit po bllokojnë çështje të rëndësishme për popullin përshkak te tekeve të tyre partiake”, përfundoi Saliu.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: VLEN në Likovë pa pritje, kandidati i tyre po garon për postin e drejtorit, jo për kryetar komune

Published

on

By

Aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Liridon Ramadani, ka reaguar pas vizitës së koalicionit VLEN në komunën e Likovës, duke thënë se aktiviteti i tyre nuk është pritur nga qytetarët.

“Sot zbarkoi VLEN në Likovë, ama si paska prit askush, ndoshta sepse janë mësuar me sallat e mbushura nga Taravari,” ka shkruar Ramadani.

Ai është ndalur edhe te kandidati i VLEN-it për Likovë, të cilin e ka vlerësuar në aspektin profesional si profesor, por jo si menaxher dhe politikan.

“Nuk ka aftësi menaxheriale dhe nuk njeh as strukturën e as aktivistin. Aktivizohet vetëm kur ka përfitime personale, dhe në mbledhjen e fundit ishte nga të vetmit që duartrokisnin koalicionin me BDI, me ‘interes kombëtar’ si justifikim,” thekson Ramadani.

Sipas tij, kandidati në fjalë kishte kërkuar mbështetjen e BDI-së për të garuar për kryetar komune, por pasi i ishte refuzuar, vendosi të mbajë postin aktual dhe të luajë rolin e “anti-BDI”.

“Me sa e njoh unë, ai nuk po bën garë për kryetar komune, në fakt gara e tij është ta ruajë postin e drejtorit,” përfundon reagimi i Ramadanit.

Ramadani: VLEN në Likovë pa pritje, kandidati i tyre po garon për postin e drejtorit, jo për kryetar komune

Continue Reading

Lajme

Rami Mislimi: Deputetja e VLEN-it ishte kundër mediave shqiptare, por mbeti me gishtat në gojë

Published

on

By

Analisti dhe pronari i portalit Tetovasot, Rami Mislimi, ka reaguar ndaj veprimeve të një deputeteje të VLEN-it, Saranda Imeri , ish-këngëtare, e cila me një propozim ligjor të nënshkruar nga dora e saj, synonte të votonte kundër mediave shqiptare dhe për një ligj tjetër që mund të ndikonte në manipulimin zgjedhor.

Sipas Mislimit, deputetja nuk kishte njohuri të mjaftueshme për ligjin që po inicionte dhe nuk e kuptonte pasojën e votës së saj. Falë ndërhyrjes së deputetëve shqiptarë, veçanërisht të Aleancës Kombëtare dhe Ali Ahmetit, ligji për mediat nuk kaloi, duke e lënë deputeten në situatë të vështirë dhe “me gishtat në gojë”.

Mislimi e cilëson këtë si mungesë përgjegjësie dhe njohurie për legjislacionin që ajo vetë po propozonte.
Turp! Nuk di as vetë çfarë inicon, e lëre më të mbrojë shqiptarët shprehet Mislimi.

Ja postimi i plotë:

”Deputetja e VLEN-it ishte kundër mediave shqiptare, por mbeti me gishtat në gojē”

Kjo është deputetja e LD-së apo e VLEN, me emrin Saranda përdryshe ish këngëtare!

Me propozimin e një ligji të nënshkruar nga dora e saj, ajo sot dëshironte të votonte kundër mediave shqiptare, si dhe për një ligj tjetër që synonte manipulimin zgjedhor.

Vetë kjo deputete ka pranuar se nuk e ka ditur as se çfarë ligji ka inicuar për t’u votuar sot.

Falë deputetëve të tjerë shqiptarë, gjegjësisht të Aleancës Kombëtare që ishte edhe Ali Ahmeti ligji për mediat nuk kaloi, dhe Saranda mbeti me gisht në gojë.

Turp! Nuk di as vetë çfarë inicon, e lëre më të mbrojë shqiptarët”, ka përfunduar Mislimi

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Qeveria nuk pranoi kompromisin tonë, nuk e mbështesim ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku në rend dite ishin ndryshimet në Ligjin për Kodin Zgjedhor, të cilat kërkojnë shumicë të Badinterit, përcjell PressOnline.al

Snopçe ka deklaruar se opozita, megjithëse nuk ishte e konsultuar siç ka qenë praktikë historike për ligje që prekin Kodin Zgjedhor, i ka ofruar kompromis qeverisë.

“Ne ishim të gatshëm ta përkrahim ligjin me kusht që qeveria ta shfuqizojë vendimin për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, një vendim që në fakt duhej të pasohej pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi se metodologjia për ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jorezidentë është kundërkushtetuese,” ka shkruar Snopçe.

Sipas tij, pasi pushteti nuk tregoi gatishmëri për të pranuar këtë kompromis, opozita vendosi të mos e mbështesë ligjin.(PressOnline.al)

Continue Reading

TOP Lajme