Connect with us

Lajme

Saliu: Ligji i “branitellave” është votuar disa herë nga BDI

Published

on

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nisur sot seancën e parë të këtij viti, me shqyrtimin e pesë interpelancave të dorëzuara nga ana e deputetëve të Frontit Evropian dhe Levicës. Ndërkaq, u diskutua edhe për ligjin për “branitellat”.

Deputetja e koalicionit VLEN, Imërlie Saliu ka theksuar se ky ligj është votuar disa herë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Ligji për branitellat në Kuvend është sjell disa herë fatkeqësisht edhe nga partitë politike shqiptare, është votuar disa herë nga vet Bashkimi Demokratik për Integrim, por sidoqoftë sot jemi për të folur argumentet të cilat janë paraqitur në interpelancë kur një ndër akuzat është mohimi i të drejtës së fjalës. Unë nuk shoh ndonjë shkelje të koleges Ilire Dauti në komisionin për politikë sociale, e shoh të paarsyeshme këtë interpelancë dhe ne si koalicion VLEN nuk do ta mbështesim këtë interpelancë”, ka theksuar Saliu.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Populli e njeh mirë “Frontin me dezertorë”!

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se populli tanimë i njeh mirë figurat dhe të bëmat e “Front me dezertorë”. Sipas tij, opozita shqiptare sa më shumë që tentojnë të inskenojnë skenarë, aq më shumë po iu shtohen “non gratat”.

“Mashtrimi i radhës i të ashtuquajturit ‘Front me dezertorë’ nuk kalon! Populli i njeh mirë figurat dhe të bëmat e tyre – loja e tyre është zbuluar prej kohësh. Sa më shumë që tentojnë të inskenojnë skenare të rreme, aq më shumë po shtohen ‘non gratat’. Për pushtet nuk kanë turp as të koalicionojnë me “Levicën” në qytetin e Shkupit, një parti që deri dje e shpallnin si të papranueshme dhe të dëmshme për shqiptarët! Ne nuk do të lejojmë që lojërat e vjetra të vazhdojnë. E vërteta është e qartë dhe asnjë shpifje nuk mund ta mbulojë atë. Shkarkimet pa baza dhe manipulimet ishin mjeti i tyre për të mbajtur pushtetin, por ajo epokë ka mbaruar! Zëri i drejtësisë dhe i së vërtetës do të triumfojë mbi këtë mjegull të shpifjeve politike! Kjo është ora e fundit e mashtrimeve! Koha për përgjegjësi dhe përballje me të vërtetën çdo ditë e më shumë po afron!”, ka shkruar Blerant Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Ilire Dauti vazhdon të jetë kryetare e Komisionit

Published

on

By

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në seancën plenare në Kuvend ka deklaruar që Ilire Dauti nuk është shkarkuar, vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini. Pra, nga aty thuhet që deputetët e VLEN-it kanë votuar kundër shkarkimit të Dautit nga pozita e lartpërmendur.

“Zonja, Ilire Dauti, nuk është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit. Pra, duhet të pastrojmë këtë çështje pasi në mediat në gjuhën shqipe kishte deziniformim, pasi Ilire Dauti do të vazhdojë të ushtrojë pozitën e njëjtë. Prandaj, kjo që u plasua në media është e pavërtetë. Gjithashtu, koalicioni VLEN votoi kundër shkarkimit të Dautit”, tha deputeti Halil Snopçe.

Continue Reading

Lajme

Fetai: Ligji për branitellat – Një sqarim i domosdoshëm rreth pafytyrësisë së BDI-së dhe patericave

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Arben Fetai përmes një postimi në profilin e tij ka dhënë një sqarim për ligjin e “branitellave” pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka nisur sot seancën e parë të këtij viti, me dhe diskutuimin edhe këtë ligj.

Zv.Kryeministri Fetai shkruan se ky ligj, i cili u miratua për herë të parë më 2002 me mbështetjen e turpshme të PDSH-së, u amandamentua disa herë me votat e DUI-t për të zgjeruar benefitet e branitellave, duke u kthyer në një shembull flagrant të tradhtisë politike ndaj interesave të popullit shqiptar.

Fetai më tej thekson se ligji u amandamentua në vitet 2003, 2004, 2007 dhe 2021. Natyrisht, DUI asnjëherë nuk bëri asgjë për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, por vetëm thelloi diskriminimin ndaj tyre duke rritur benefitet për branitellat.

“Ligji për branitellat është lajm i vjetër, por që vazhdimisht e dëshmon karakterin manipulues të DUI-t dhe mungesën e plotë të ndërgjegjes morale të përfaqësuesve të saj.

Ky ligj, i cili u miratua për herë të parë më 2002 me mbështetjen e turpshme të PDSH-së, u amandamentua disa herë me votat e DUI-t për të zgjeruar benefitet e branitellave, duke u kthyer në një shembull flagrant të tradhtisë politike ndaj interesave të popullit shqiptar.
Ligji u amandamentua në vitet 2003, 2004, 2007 dhe 2021. Natyrisht, DUI asnjëherë nuk bëri asgjë për ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve, por vetëm thelloi diskriminimin ndaj tyre duke rritur benefitet për branitellat.
Sa i përket deputetes së DUI-t, Ilire Dauti, e cila sot shitet si patriote dhe luan rolin e viktimës, është e rëndësishme të kujtojmë se e njëjta, bashkë me deputetët e tjerë të DUI-t, votoi në janar të vitit 2024 për të futur këtë ligj në procedurë parlamentare. Hipokrizia e tyre është dëshmi e qartë se interesi shqiptar është gjithnjë i fundit në rendin e tyre të prioriteteve. Prioritet i tyre ishin Llotaria dhe Soravia. Halli i tyre është drejtësia”, ka përfunduar Fetai.

Continue Reading

TOP Lajme