Connect with us

Lajme

Saliu: Imagjiinoni një karrierë politike të lidhur me një autostradë 57 km – dhe pas 20 vitesh, vetëm 20 km funksionale

Published

on

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar me tone ironike dhe kritike ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut, konkretisht ministrin Aleksandër Nikollovski, lidhur me projektin shumëvjeçar të autostradës Kërçovë–Ohër, duke e quajtur një simbol të dështimit dhe zvarritjes institucionale.

Në një postim në rrjetet sociale, Saliu shkruan:

“Imagjinoni që e gjithë karriera politike të jetë e lidhur me një projekt të vetëm. Dhe ai projekt të jetë një autostradë prej 57 kilometrash, nga të cilat pas 20 vitesh janë hapur vetëm 20 km. Qesharake. Jo, në fakt, është tragjike.”

Reagimi i tij vjen në kohën kur autoritetet njoftuan përfundimin e një segmenti të shkurtër të autostradës, duke e shfaqur si arritje të madhe, ndërsa pjesa dërrmuese e projektit ende nuk është përfunduar – pas dy dekadash punimesh, vonesash dhe rritjesh të kostos.

Postimi i Saliut është komentuar gjerësisht në rrjet, duke reflektuar pakënaqësinë dhe zhgënjimin e qytetarëve ndaj ritmit të ngadaltë të zhvillimeve infrastrukturore dhe mënyrës se si pushteti mundohet t’i shesë si sukses. Flaka

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Sulmi në Tetovë, akt barbar me motive etnike

Published

on

By

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar pas sulmit ndaj dy nxënësve shqiptarë në Tetovë, të cilët u dhunuan brutalisht nga një grup huliganësh të organizuar, të njohur si pjesëtarë të grupit “Vojvoda”.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe sulmin barbar ndaj dy nxënësve shqiptarë në Tetovë. Ky akt i shëmtuar është dhunë me motive etnike dhe një sinjal alarmi për sigurinë e qytetarëve shqiptarë në vend. Dy të rinj sot ndodhen në spital si pasojë e këtij akti kriminal,” ka deklaruar Ramadani.

Ai ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet e rendit dhe drejtësisë, duke theksuar se “heshtja ose relativizimi i këtij rasti është bashkëfajësi”.

“Shteti nuk mund të lejojë që grupe paramilitare dhe ekstremiste të shëtisin lirshëm e të rrahin fëmijët tanë,” shtoi ai.

Ramadani theksoi se Aleanca Kombëtare për Integrim do të qëndrojë pranë familjeve të viktimave dhe do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të kërkuar drejtësi. “Siguria e qytetarëve tanë nuk është opsion, është detyrim i shtetit,” përfundoi ai.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani në Bit Pazar: Do të ndryshojnë kushtet në të cilët punojnë tregtarët

Published

on

By

Bit Pazari nuk është vetëm një treg. Ai është zemra e Çairit dhe simbol i Shkupit. Prej dekadash aty takohen breza, aty ushqehen familje dhe aty njerëzit me punën e tyre të përditshme sigurojnë jetesën. Mirëpo, dihet se kushtet në të cilat punojnë tregtarët nuk janë të denja për mundin që ata japin. Është koha që kjo të ndryshojë. Kështu ka thënë sot gjatë një vizite në Bit Pazar, Bujar Osmani, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, ndërsa ka prezantuar Programin për kushte më të mira për tregtarët në këtë treg më të madhin në Shkup.

Një nga hapat e parë, ka thënë Osmani, është zgjidhja e problemit të parkimit. “Në afërsi të tregut do të ndërtohet një garazh me kate, me një çmim simbolik për tregtarët dhe kushte të përballueshme për blerësit. Kjo do të sigurojë qasje më të lehtë, më shumë vizitorë dhe qarkullim më të madh. Po ashtu, do të investohet në higjienë dhe siguri. Do të ketë pastrim të rregullt, ndriçim modern dhe video-mbikëqyrje. Bit Pazari duhet të jetë njëkohësisht i pastër dhe i sigurt – kjo është në interes të tregtarëve, të blerësve dhe të gjithë qytetarëve. Bit Pazari do të shndërrohet edhe në një atraksion turistik. Me një plan të përgatitur nga arkitekti botëror Michel Rojkind, do të hartohet një projekt që do të ruajë shpirtin dhe trashëgiminë e tregut, por do ta forcojë atë me kushte të denja për shekullin XXI”.
Më e rëndësishmja, ka shtuar ai, është se çdo ndryshim do të bëhet me transparencë dhe në konsultim me palët e interesuara.

“Do të formohet një këshill i tregtarëve që do të jetë partner i Komunës në procesin e vendimmarrjes dhe mbrojtjes së interesave të përgjithshme. Jam i bindur se me këto masa konkrete, Bit Pazari do të bëhet krenari e Çairit dhe e tërë Shkupit. Këto nuk janë fjalë boshe, por pjesë e një programi të qartë, me afate të caktuara dhe projekte konkrete. Së bashku do të ndërtojmë një Bit Pazar me të cilin do të krenohemi të gjithë: tregtarët, Komuna dhe Shkupi si shtëpia jonë e përbashkët”, u shpreh Bujar Osmani.

Continue Reading

Lajme

Sulmi i dhunshëm ndaj dy të miturve nga “Vojvodët”/ reagon Taravari: Dy të rinj shqiptarë u rrahën në Tetovë vetëm pse janë shqiptarë!

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Tetovë, ku dy të rinj shqiptarë u sulmuan fillimisht verbalish dhe më pas u dhunuan fizikisht nga agresorë, vetëm për shkak se janë shqiptarë.

“Ky është krim i pastër etnik. Përveç dënimit, kërkoj zgjidhje ligjore të menjëhershme dhe apeloj tek të gjitha institucionet ndërkombëtare që të tregojnë vëmendje për mbrojtjen e popullit tonë, i cili sot është i përndjekur dhe i pambrojtur në këtë shtet”, tha Taravari.

Ai shtoi se institucionet vendore duhet të reagojnë urgjentisht dhe të mos lejojnë përsëritjen e akteve të tilla diskriminuese.

Continue Reading

TOP Lajme