Connect with us

Lajme

Saliu: Do të bëhem deputetja e parë me mbulesë në Kuvendin e RMV-së (Video)

Published

on

Imerlije Saliu nga Gostivari synon të bëhet deputetja e parë me mbulesë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ajo renditet e teta në listën kandidatëve për deputetë të koalicionit VLEN, në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Në një intervistë për gazetën LAJM, zonja Saliu, tha se prej vitesh është në shërbim të qytetarëve përmes punëve që bën.

Por, në të ardhmen, ajo synon që kontributin e saj për shoqërinë ta jep duke u bërë zëri i qytetarëve në Kuvendin e RMV-së.

“Duke u nisur nga bindjet e mia personale, mendoj se çdo njëri në këtë jetë është me një mision të caktuar dhe varet nga ne se si do ta realizojmë atë mision. Prej kohësh jam pjesë e jetës publike, ose duket qenë edhe në shërbim të qytetarëve, duke qenë edhe pjesë e shoqatave joqeveritare, si ato të vendit, por edhe shoqatave të mërgatës, edhe gjithmonë kam qenë pranë nevojave të qytetarëve dhe jam munduar me aq sa kemi pasur mundësi të plotësojmë atë për çfarë qytetarët tanë kanë mungesë. Kjo ka qenë një arsye që unë tashmë jam pjesë e jetës publike. Pjesë e koalicionit VLEN, nuk kam ardhur rastësisht pasi unë jam pjesë e “Alternativës” që nga fillimet e këtij subjekti politike dhe këtu më lejoni të falënderoj kryetarin Afrim Gashi që pati besim dhe unë ndjehem e vlerësuar që unë të përfaqësohem në zonën e gjashtë me numrin 8. Realisht, me subjektin politik “Alternativa” janë disa pika shumë të përbashkëta, duke u nisur nga unë si njëri dhe “Alternativa” si subjekt politik, pika të përbashkëta ideologjike, siç janë mbrojtja e familjes tradicionale, pastaj edhe shumë vlerave tjera që besoj se janë mëse të nevojshme për këtë shoqëri. Sa i përket kolicionit VLEN poashtu ndjehen e privelegjuar të jem pjesë në listë sepse është hera e parë që kemi një koalicionim pastër shqiptarë dhe që besoj se qytetarët e këtij vendi e kanë pasur më se të nevojshme dhe kjo eufori vërehet gjithandej ku jemi prezent”, tha zonja Saliu.

Intervistën e plotë më kandidaten për deputetë të koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon fuqishëm sulmin e fundit ndaj gazetarit Naser Selmani.

Ky akt i shëmtuar është përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar zërin e lirë dhe për ta heshtur mendimin kritik në shoqërinë tonë.

Dita ditës po shohim rritje të presionit dhe të dhunës ndaj gazetarëve, ndërkohë që kjo qeveri vazhdon të mbyllë sytë dhe të qëndrojë pasive para këtyre fenomeneve të rrezikshme. Heshtja institucionale është e barabartë me bashkëfajësi.

Liria e shprehjes dhe e medias është themel i çdo shoqërie demokratike. Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm kërcënim ndaj individëve, por sulm ndaj të gjithë qytetarëve dhe të drejtës së tyre për t’u informuar lirshëm e pa frikë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të shpejtë, transparencë të plotë dhe përgjegjësi ligjore ndaj autorëve dhe urdhërdhënësve të këtij akti kriminal. Ne shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Naser Selmani dhe do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë në vendin tonë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Denion Meidani i jep mbështetje Naser Selmanit

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani, ka shprehur solidaritet me gazetarin Naser Selmani pas aktit të dhunës ndaj automjetit të tij në Shkup, njofton Top24

“Solidaritet me gazetarin Naser Selmani. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Organeve hetimore u takon ta zbardhin rastin pa vonesë. Falenderoj Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për reagimin!”, ka theksuar Meidani në reagimin e tij publik.

Continue Reading

Lajme

Taravari dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt që i shtohet dhunës së rritur ndaj medias së lirë në vend.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, sulm i cili i shtohet dhunës që është rritur ndjeshëm ndaj medias së lirë. Kjo dhunë jep dy mesazhe të qarta: së pari, jetojmë në diktaturë – fatkeqësisht; së dyti, kjo diktaturë i ka ditët e numëruara. Edhe pse pushteti merret me Naserin, prapë fiton Naseri”, ka deklaruar Taravari.

Ai ka theksuar se liria e medias është vlerë themelore e demokracisë dhe se çdo tentim për ta mbytur atë përbën sulm ndaj qytetarëve dhe së drejtës së tyre për informim.

https://www.facebook.com/share/p/16CrNZLa4j/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

TOP Lajme