Connect with us

Lajme

Rriten çmimet pas përfundimit të masave qeveritare për kufizimin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë

Published

on

Pas përfundimit të masave qeveritare për kufizimin e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, çmimet siç pritej u rritën, thotë ministri i ekonomisë Besar Durmishi. Ai shton se do të presin që tregu të stabilizohet dhe nëse ka rritje të çmimeve, do të dalin me propozime konkrete. Sipas tij, tendenca e inflacionit po stabilizohet.

“Pas përfundimit të masave, normalisht pritej rritje e çmimeve, është si t’ju them efekt natyror, është thelbësore se si funksionon tregu, dhe nga maji deri në qershor kemi stabilizim të çmimeve, jemi në pritje edhe këtë muaj, do t’ju informojmë. Ne po presim të kalojë muaji i tretë dhe do të dalim me zgjidhje konkrete ose propozime konkrete“, deklaroi Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Durmishi thotë se po punohet për zgjidhje afatgjate me qëllim të stabilizimin e inflacionit, që është rritja e prodhimit vendas.

“Aktualisht po punojmë për zgjidhje afatgjatë që përfshijnë rritjen e prodhimit vendas, prodhimin e ushqimit, të cilat do të ulin importet dhe do të ndikojnë drejtpërdrejt në inflacion kur importet të ulen. Kjo strategji përfshin kryesisht Ministrinë e Bujqësisë, por edhe institucione të tjera, me qëllim që të ofrohet një plan afatgjatë për uljen strukturore dhe të planifikuar të inflacionit”, shtoi Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Ditë më parë kryeministri tha se shporta e konsumatorit duhet të ndahet në pesë segmente, një shportë konsumi për një njeri të vetëm, një shportë për një çift të ri, për një familje me tre dhe katër, dhe shportë konsumi për pensionistët, sepse, sipas tij, jo të gjitha kategoritë e qytetarëve shpenzojnë njësoj. Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave, që një familje prej katër anëtarësh të kalojë muajin, i duhen mbi 62 mijë denarë, ndërsa vetëm për ushqim i duhet pothuajse e gjithë paga minimale. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Foto për bashkim, realitet përçarjeje – VLEN e mbulon krizën me poza, por përplasjet janë të thella!

Published

on

By

Koalicioni VLEN po përpiqet të fshehë përçarjen e thellë të brendshme përmes publikimit të fotografive “bashkëpunimi” që nuk reflektojnë realitetin. Megjithëse në publik shfaqen të buzëqeshur e të bashkuar, e vërteta është krejt tjetër: brenda VLEN mbretëron një përplasje serioze për pushtet dhe ndikim.

Burime të besueshme tregojnë se personat që po shfaqen në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale nuk kanë mandat vendimmarrës dhe nuk luajnë rol real në drejtimin e koalicionit. Vendimet strategjike merren vetëm nga Izet Mexhiti, ndërsa të tjerët janë aty për fasadë.

Alternativa ka vendosur një vijë të kuqe të qartë: ose merr Sarajin, ose Çairin – ose del nga VLEN. Ky ultimatum e bën të qartë se durimit i ka ardhur fundi dhe nuk ka më vend për manovra politike e as për “unitet fotografik”.

Nëse ky kusht nuk merret parasysh, do të jetë një dorëzim total i Izet Mexhitit, që tashmë shihet si figura dominante brenda koalicionit.

VLEN po përballet me krizën më të rëndë që nga formimi, dhe asnjë foto nuk mund ta fshehë realitetin që qytetarët tashmë e kuptojnë qartë: përçarja është më e thellë se kurrë.

Continue Reading

Lajme

Thellohet kriza në VLEN/ Zeka – Arbenit: “Raj be tej mos fol, se tej s’ke as parti!”

Published

on

By

Përçarja në VLEN po thellohet. Pasi Alternativa ka kërkuar Çairin ose Sarajin, portali TS mëson se konflikti është zgjeruar edhe më tej. Në një mbledhje, sipas të njëjtit portal, acarimi ka ndodhur mes Izet Mexhitit dhe Zeqirja Ibrahimit, lidhur me kërkesën që Alternativa të marrë njërën nga këto dy komuna.

Në kulmin e debatit ka ndërhyrë Arben Fetahu, duke u përpjekur ta zbusë situatën. Ai i është drejtuar Zekës nga Alternativa, duke i kërkuar që të tërhiqet, me arsyetimin se Alternativa, sipas anketave të fundit, qëndron shumë më dobët krahasuar me Lëvizjen Demokratike të Mexhitit. Por reagimi i Zekës ka qenë i ashpër, duke i thënë: “Raj be tej mos fol, se tej n s’ke as parti!”

Nga ana tjetër, sot zyrtarisht, Bekim Sali ka paralajmëruar kandidaturën e tij për Çairin, duke i dërguar një mesazh të qartë Izet Mexhitit: “Për Çairin vendosin qytetarët, jo emrat!”

Ndryshe, në anketën e fundit të realizuar nga IRI- Amerikan të publikuar nga portali TS, në nivel kombëtar, Fronti Kombëtar rezulton me 14% mbështetje, ndërsa VLEN me vetëm 5%./TS/

Continue Reading

Lajme

Alternativa Tetovë: Bekim Sali dhe Amir Elezi ose largohemi nga Kasami

Published

on

By

Strukturat e degës së Alternativës në Tetovë kanë dhënë mesazh të qartë në një takim të degës ku kanë marr vendim se nëse kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nuk pranon kandidatët e tyre Bekim Sali dhe Amir Elezi, ose nuk do të ketë asnjë mbështetje për të në Tetovë dhe komunat përreth.

Burime nga dega e Alternativës në Tetovë bëjnë të ditur se gjatë këtij takimi është vendosur unanimisht që dega e Tetovës dhe Tearcës të mbështesë vetëm Amir Elezin dhe Bekim Salin si kandidatë të tyre në kuadër të marrëveshjeve të mundshme politike. Në të kundërtën, Alternativa do të tërhiqet nga mbështetja ndaj Bilall Kasamit, jo vetëm në Tetovë, por edhe në komunat e tjera.

Ky zhvillim tregon për tensione të reja mes partnerëve opozitarë dhe paralajmëron vështirësi në koordinimin për zgjedhjet lokale që po afrohen.

Continue Reading

TOP Lajme