Connect with us

Lajme

Rexhepi: Asaf Abduramani do të prijë listën e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën!

Published

on

Dr Asaf Abduramani do të jetë bartës liste nnga AKI-ja në Tetovë. Kandidati i AKi-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi ka shkruar se bashkë me Asafin do të bëjnë ndryshimin e madh të Tetovës.

“Një emër i dëshmuar në mjekësi, me një karrierë të pasur akademike dhe profesionale. Ka përfunduar studimet në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë – GATA Ankara, ku ka kryer edhe specializimin në Radiologji. Përvojën e tij e ka ndërtuar si mjek dhe radiolog në shumë institucione brenda dhe jashtë vendit – nga Spitali Ushtarak në Shkup, misioni në EUFOR Sarajevë, Qendra Ushtarake Mjekësore në Shkup, deri tek puna si Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe sot si radiolog në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.
Profesionalizmin e tij e ka përforcuar me trajnime dhe kongrese ndërkombëtare në Turqi, Greqi dhe rajon, duke sjellë dije të avancuara në rezonancën magnetike dhe imazherinë diagnostike. Është anëtar aktiv i shoqatave prestigjioze të radiologjisë në Turqi, Maqedoni dhe Evropë, duke mbajtur gjithmonë hapin me zhvillimet më të reja në këtë fushë. Mbi të gjitha Asafi është nje djalë i Tetovës që e do qytetin e tij.

Ky është profili i ekipit që kemi ndërtuar për Tetovën. Profesionistë të dëshmuar, të motivuar dhe me integritet të lartë. Me njerëz si Asaf Abduramani, do t’ia kthejmë dinjitetin e humbur Tetovës dhe tetovarëve.

Sepse Tetova meriton më mirë dhe më shumë, dhe #bashkë do ta bëjmë më të mirën që dijmë dhe mundemi për Tetovën!” ka shkruar Rexhepi

Continue Reading

Lajme

Kryetari i Gostivarit, Limani takon Naser Veliun: Mbështetje për studentët e dalluar që synojnë studimet jashtë vendit

Published

on

By

Në ambientet e Komunës së Gostivarit, kryetari Valbon Limani priti në një takim studentin e dalluar, Naser Veliu, i cili aktualisht vijon studimet e tij në Angli.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi për mundësitë e mbështetjes që komuna do t’u ofrojë studentëve të dalluar nga Gostivari, sidomos atyre që kanë ambicie për të ndjekur studimet e tyre në universitete prestigjioze, si në Angli – konkretisht në Manchester.

Kryetari Limani theksoi se investimi në rininë e arsimuar është investim për të ardhmen e qytetit dhe se komuna do të qëndrojë pranë të rinjve që duan të arrijnë suksese ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Naser Veliu shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij në përkrahje të studentëve me potencial, duke ndihmuar ata që synojnë rrugën akademike jashtë vendit.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një platforme bashkëpunimi mes komunës dhe studentëve të dalluar, duke i dhënë prioritet zhvillimit arsimor dhe profesional të gjeneratës së re të Gostivarit.

Continue Reading

Lajme

Osmani: Izeti të japë dorëheqje, institucionet dështuan dje në Trubarevë

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, sot drejtoi kritika të ashpra ndaj ministrit aktual të Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, duke e akuzuar se jo vetëm që i përdor burimet shtetërore për fushatën e tij, por edhe drejtpërdrejt rrezikon shëndetin e qytetarëve me mosveprimin e tij. Ai tha se sot herët në mëngjes ka qenë në Trubarevë, jo si politikan, por para së gjithash si mjek.

“Nuk isha atje si kandidat, por si njeri që gjithë jetën ia ka kushtuar shëndetit. Ajo që ndodhi dje nuk është vetëm katastrofë ekologjike, por një alarm i vërtetë shëndetësor. Në ajër kishte tym nga djegia e kabllove, baterive, plastikës – dhe e gjithë kjo shkon drejtpërdrejt në mushkëritë e fëmijëve, të moshuarve dhe pacientëve kronikë”, tha Osmani si përgjigje në pyetjen e gazetarëve për incidentin në Trubarevë.

“Nuk dua ta shfrytëzoj këtë tragjedi për pikë politike. Por duhet të flasim qartë: ky është moment kur qytetarët duhet të mbrohen, ndërsa institucionet duhet të reagojnë. U bëra apel të gjithë qytetarëve – jo vetëm nga Trubareva, por edhe nga Çairi, Shkupi – të dalin sa më pak, t’i mbajnë dritaret të mbyllura dhe grupet e ndjeshme të mbajnë maska mbrojtëse”, tha Osmani.
Ai theksoi se kjo nuk është çështje partiake dhe nëse institucionet nuk veprojnë, atëherë qytetarët kanë detyrë të vetë-organizohen dhe të mbrohen.

“Dy herë mendova nëse sot duhet të flas politikisht. Por nuk mund të mos e them: para së gjithash, mendoj se ai duhej të jepte dorëheqje që ditën kur u kandidua, që gara të ishte e barabartë”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se Izet Mexhiti, në vend që të largohej nga posti kur hyri në garën zgjedhore, mbeti ministër me të gjithë kapacitetin dhe buxhetin në dispozicion – gjë që, sipas Osmanit, është thellësisht imorale dhe e padrejtë.

“Po kandidon me rrogën e ministrit dhe bën fushatë në Çair me burimet e ministrisë”, paralajmëroi Osmani.

Por Osmani shtoi se tani ekziston edhe një arsye më serioze për dorëheqje – paaftësia për t’u përballur me krizën ekologjike dhe shëndetësore që ndodhi dje në Trubarevë, kur i gjithë Shkupi u mbulua me tym toksik nga djegia e plastikës dhe kabllove.

“Me faktin që nuk po e kryen punën për të cilën paguhet nga qytetarët, dhe duke u përpjekur të mbijetojë politikisht, ai po rrezikon shëndetin e njerëzve – dhe kjo jo vetëm përkohësisht, por me pasoja afatgjata”, theksoi Osmani.

Në një situatë kur publiku me të drejtë priste reagim, udhëzime dhe informacione nga Ministria e Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti nuk u paraqit as para publikut, as në terren, ndërsa qytetarët e Trubarevës u detyruan të evakuohen vonë në mbrëmje dhe i gjithë qyteti po mbytej në tym helmues.

“Prandaj kjo është edhe një thirrje për dorëheqjen e tij”, përfundoi Osmani. “Ai tregoi se nuk po e kryen detyrën siç duhet, po rrezikon shëndetin e njerëzve dhe, për më tepër, ka keqpërdorur burimet shtetërore për fushatën zgjedhore”.

Continue Reading

Lajme

Gjykata speciale në Hagë “pushtohet” nga shqiptarët, nis protesta në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK

Published

on

By

Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha leje

Me qindra shqiptarë janë mbledhur përpara dhomave të specializuara në Hagë. I dërguari Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se shumë shqiptarë janë mbledhur këto momente përpara Dhomave të specializuara për të protestuar.

Në orën 14:00, shqiptarët do të nisen në një park shumë afër gjykatës nga ku do të mbahet tubimi i thirrur në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK. Organizata e Veteranëve të luftës donte ta zhvillonte tubimin përpara gjykatës, por nuk u dha leje. Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes.

Janë 15 dëshmitarë të cilët pritet te dëshmojnë në favor të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi./ Top Channel

Continue Reading

TOP Lajme