Connect with us

Lajme

Ramadani: Shkurja me lista të veçanta nuk është vendim i ri, e kemi plasuar nga tetori vitit të kaluar

Published

on

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat tha se vendimi për të shkuar me lista të veçanta në zgjedhje nuk është vendim i ri por daton nga tetori.
“Ne si subjekt realizojmë takime mujore të rregullta, mbrëmë ftuam edhe kryetarët e degëve dhe si konstatim i asaj mbledhje ishte që ne si ASH të shkojmë me lista të veçanta për këshilltarë në çdo komunë shqiptare. Ky nuk është vendim i ri, ne këtë e kemi kumtuar nga tetori i vitit të kaluar. Partnerët e koalicionit e kanë ditur, ky është qëndrim i kamotshëm i joni si Aleancë për Shqiptarët”, tha Blerant Ramadani.
Ai shtoi tutje që në takimin e mbrëmshëm mes tjerash është diskutuar edhe çështja e sondazheve që qytetarët të zgjedhin cili kandidat duhet të garojë.
“Çdo subjekt politik brenda koalicionit kishte preferencat e veta për kandidat ideja jonë ishte që përmes një apo dy sondazheve të pavarura dhe figura më e pëlqyer brenda koalicionit ta merrte stafeten”, përfundoi Ramadani.

 

Continue Reading

Lajme

AKI: Kushëriri i Izet Mexhitit me tenderë po i hap rrugë botës serbe në Maqedoni

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ngre alarmin për një skandal të nivelit më të lartë, i cili rrezikon sigurinë energjetike të shtetit dhe e vendos Maqedoninë në duart e projektit të ashtuquajtur “bota serbe”. Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, kushëriri i parë i kandidatit të VLEN-it për Çair, Izet Mexhiti, ka nënshkruar kontrata me kompani serbe për projekte me rëndësi strategjike.

“Ne kemi fakte se funksionarët e VLEN-it jo vetëm që heshtin përballë projektit të ashtuquajtur bota serbe, por e mbështesin atë aktivisht dhe këtë e bëjnë përmes tenderëve publikë”, deklaroi zëdhënësi i AKI-t, Fitim Kakruki.

Më 21 gusht, drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “IMP-Telekomunikacije DOO Beograd” për furnizimin dhe instalimin e pajisjeve të telekomunikacionit për telembrojtjen e linjës elektroenergjetike midis Shtipit dhe Vranjës. Kjo linjë është kyçe për stabilitetin energjetik të shtetit dhe çdo ndërhyrje mbi të ka pasoja serioze strategjike.

Vetëm një muaj më parë, në korrik, Latifi ka nënshkruar edhe një kontratë tjetër, në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh, me kompaninë serbe “Siemens DOO Beograd” për mirëmbajtje softuerike.

“Bëhet fjalë për një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare. Me këto kontrata, Beogradi fiton qasje në sistemet prej të cilave varet siguria energjetike e Maqedonisë. Kush e ka lejuar këtë dhe me çfarë qëllimi”, pyeti Kakruki.

AKI kërkon nga Qeveria, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe institucionet e sigurisë që menjëherë të hapin procedurë për hetimin e kontratave të MEPSO-s me kompanitë serbe dhe të përcaktojnë nëse ka konflikt interesi dhe ndikim politik nga Izet Mexhiti dhe koalicioni VLEN.

“Në Maqedoni ka dhjetëra kompani, si shqiptare ashtu edhe maqedonase, që mund ta kryejnë këtë punë, por Latifi zgjedh firma nga Beogradi. Kjo nuk është rastësi, kjo është dëshmi e qartë e një agjende partiake dhe familjare”, theksoi zëdhënësi i AKI-t.

Aleanca Kombëtare për Integrim porosit se nuk do të lejojë që interesat personale të VLEN-it dhe lidhjet familjare të Izet Mexhitit ta sakrifikojnë shtetin dhe ta vendosin në shërbim të ndikimeve të huaja.

“Qytetarët e Çairit dhe të gjithë Maqedonisë duhet të pyesin veten nëse duan që siguria e tyre energjetike të lihet në duart e kompanive serbe për shkak të lidhjeve familjare. Ne nuk do të heshtim, do të mbrojmë interesin kombëtar dhe të ardhmen evropiane të shtetit”, përfundoi Kakruki.

Continue Reading

Lajme

Ai që ngrihet duke i shitur shokët akuzon për sallta

Published

on

By

Shkruan: Liridon Ramadani

Njëri po e akuzon Arben Taravarin për sallta, po në fakt Arben Taravari është mistermind i politikës në RMV, dhe lëvizjet e tij shpesh e determinojnë rrjedhën politike këtu. Ai i bën shumë herë në dëm të vetes e në dobi të shokëve. Ai që po akuzon, në fakt është specialist i salltave, por salltat e tij i bën duke i mashtru shokët e për privilegje për vete. Këtu është gjithë dallimi.

Dhe ndryshe nga Arben Taravari, i cili ka peshë dhe respekt, këtij tjetrit i ka hup krejt pesha, në Vlen s’po e përfill kush, prej loje veçëse ka dal. Me 100 veta gjithsej që i ka, i ka disloku krejt në Likovë dhe i rrotullon javë për javë sot forum rinor, nesër forum i gruas, masnesër strukturë… e në fund prap 100 mbesin.

Edhe këto 5 javë që kanë mbet, veç për fotografi do t’i shfrytëzojë, se masanej as në foto s’ka me u pa.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Që nga 15 Shtatori i vitit 2002 BDI me Ali Ahmetin janë forca kryesore politike në vend

Published

on

By

Më 15 shtator 2002, saktësisht 23 vite më parë, u shënua një ngjarje historike për shqiptarët në Maqedoni. Në këtë datë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i udhëhequr nga Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, z. Ali Ahmeti, mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan menjëherë pas përfundimit të luftës së vitit 2001. Në ato zgjedhje, BDI mori një mbështetje plebishitare nga populli shqiptar, duke u shndërruar në forcën kryesore politike dhe duke u bërë pjesë e qeverisë së vendit. Kjo mbështetje e gjerë ishte shenjë e besimit të shqiptarëve tek një subjekt politik që lindi si fryt i rezistencës dhe sakrificës.

Me hyrjen në qeveri, BDI hapi rrugën për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti i cili përmbysi dekada të tëra diskriminimi dhe i bëri shqiptarët zot në vendin e vet. Filloi procesi i barazisë politike, përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, integrimit në institucionet shtetërore dhe hapja e perspektivës së re për të drejtat kolektive dhe individuale.

15 shtatori i vitit 2002 mbetet një datë e skalitur në kujtesën politike të shqiptarëve, si fillimi i një epoke të re të përfaqësimit dinjitoz dhe të fuqizimit politik.

#BDI
#AA

Continue Reading

TOP Lajme