Connect with us

Lajme

Ramadani ironizon iniciativën e opozitës për luftën kundër korrupsionit qytetarët presin veprat e atyre që dikur u përfshinë në skandale

Published

on

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka komentuar iniciativën e disa figurave të opozitës për të luftuar korrupsionin, një angazhim që, sipas tyre, do të fillojë nga vetja. Ky veprim është përshëndetur me një dozë optimizmi të përmbajtur, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të hapave konkretë.

Zhvillimi ka ngjallur diskutime dhe ironi, duke sjellë në vëmendje raste kur politikanë të njohur, dikur të përfshirë në skandale, sot synojnë të paraqiten si flamurtarë të drejtësisë. Analistët dhe opinioni publik vëzhgojnë me interes nëse kjo nismë do të nisë me deklarimin e pasurisë personale apo me përballjen me të kaluarën e tyre të diskutueshme.

Me gjithë skepticizmin e përgjithshëm, mbetet për t’u parë nëse kjo iniciativë do të sjellë transparencë të vërtetë apo do të mbetet një tjetër episod në teatrin politik, ku spektatorët nuk mungojnë kurrë.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Me kënaqësi dhe me ndjenjë të thellë optimizmi të përmbajtur, mirëpresim iniciativën e disa figurave të njohura të opozitës për të luftuar korrupsionin, një betejë që, me sa duket, do ta fillojnë nga vetja. Ky akt fisnik dhe vetëreflektues dëshmon se ndonjëherë e kaluara mund të jetë mësuesja më e mirë për të ardhmen.

Ky është një zhvillim inkurajues, që na kujton një zjarrfikës të vendosur, i njohur nga e kaluara si piroman, e që sot do t’i shuajë flakët me benzinë.

Qytetarët mezi presin të shohin nëse do të fillohet nga deklarimi i pasurisë personale apo nga skandalet e shumta që i përcjellin.

Duke qenë dashamirës të transparencës, do të ndjekim me vëmendje çdo hap të kësaj ‘lufte’. Në fund të fundit, çdo teatër ka nevojë për spektatorë”, ka përfunduar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

LSDM: Faji për Koçanin është i kreut të MPB-së, kërkojmë dorëheqjen e Toshkovskit dhe Janevit

Published

on

By

Për gati katër muaj, Mickoski dhe Toshkovski u përpoqën ta fshihnin të vërtetën për Koçanin dhe t’i mbronin zyrtarët e policisë nga qeveria nga përgjegjësia për tragjedinë në Koçani, akuzojnë nga LSDM.

“Në vend që të kërkonin përgjegjësi nga oficerët e policisë dhe shefat e emëruar prej tyre, Toshkovski dhe Mickoski bënë gjithçka për t’i mbrojtur ata.

Qëllimi i VMRO-DPMNE-së ishte i qartë, të parandalonte që përgjegjësia të arrinte në majë të policisë, te drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev dhe te ministri Pançe Toshkovski.

Nën presionin e LSDM-së dhe publikut, më në fund u hapën procedura kundër disa shefave në Ministrinë e Brendshme.

E vërteta doli në dritë.

Policia kishte detyrim të mbyllte objektin që vepronte ilegalisht dhe të mos kryente kontrolle në kundërshtim me procedurat operative.

Për më tepër, policia ishte përgjegjëse për sigurinë, ajo kishte detyrim ligjor të parandalonte hyrjen dhe përdorimin e piroteknikës, e cila doli të ishte shkaku kryesor i zjarrit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Continue Reading

Lajme

Zeqirija Ibrahimi – politikan i së ardhmes, korrekt dhe i urtë

Published

on

By

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, pjesë e koalicionit qeveritar VLEN, është parë në një fotografi me libër në duar gjatë Panairit të Librit në Prishtinë, së bashku me deputetin Bekim Sali.

A është Ibrahimi një politikan i së ardhmes – korrekt, i urtë dhe i vendosur në parime? Ai dallon nga pjesa tjetër e koalicionit VLEN për faktin se nuk ndjek politika destruktive dhe ngre zërin kur bëhen padrejtësi ndaj shqiptarëve.

Ai shquhet për qëndrime të maturuara, ruan një distancë të qëndrueshme nga zhvillimet politike dhe reagon vetëm në momente kyçe, kur ndjenja e përgjegjësisë e thërret.

Continue Reading

Lajme

Protestat e punonjësve shëndetësorë në Tetovë, premtime të reja për problemin e vjetër, Aliu: Do të mundohemi të gjejmë zgjidhje

Published

on

By

Një nga prioritetet e ministrit të ri të Shëndetësisë do të jetë zgjidhja e statusit të punës jo vetëm për infermieret e Tetovës por për të gjithë punonjësit në shëndetësi. Këtë mes tjerash e tha vetë Azir Aliu në daljen e tij të parë si ministër i Shëndetësisë, shkruan Portalb.mk.

Kur u pyet se si parashihet të rregullohet statusi i infermiereve të Tetovës të cilat kërkojnë vendime pune, pasi me vite punojnë me kontrata dhe së fundmi dolën edhe në protesta, Aliu tha se problemi me kapacitetin njerëzor është në të gjithë klinikat.

“Në përgjithësi, në ditën e dytë si ministër i Shëndetësisë pata takim me drejtorët e klinikave, një nga pyetjet ishte me çfarë sfida ballafaqoheni në moment dhe kush është zgjidhja më e shpejtë për atë sfidë. Besoni se të gjithë drejtorët në klinika një prej sfidave e kanë kapacitetin njerëzor, pra duke pasur sfidë kapacitetin njerëzor dhe duke qenë ministër i shëndetësisë nënkuptohet se kjo është një prej prioriteteve unë që duhet ta bëj”, tha Aliu.

Ai tha se nesër (e martë) do të jetë në Tetovë ku do të takohet edhe me drejtorin e spitalit ku do të shqyrtohet edhe çështja e të punësuarve me kontrata dhe pa vendime.

“Gjithsesi është në prioritet edhe do duhet të zgjidhet sa më shpejtë për të gjithë të punësuarit në ekosistemin e shëndetësisë”, tha Aliu.

Javët e kaluara punonjësit shëndetësorë me kontrata të cilët janë rreth 140 protestuan pasi nuk kishin marrë rroga ndërsa kërkuan edhe vendime pune.

Pas protestave, nga Spitali Klinik i Tetovës u premtuan se do tu paguhen pagat e prapambetura si dhe kontrata në vepër deri në fund të vitit.

Megjithatë, personeli mjekësor nuk është i kënaqur me këtë zgjidhje, ata kërkojnë vendime pune.

Kujtojmë që drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha para tre javëve theksoi se ky problem pritet të zgjidhet brenda këtij muaji dhe se kjo çështje varet nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave.

Ndërsa para dy javëve, ministrja e Financave Gordana Dimitrievska Koçoska ka thënë se Ministria e Financave është përgjigjur në kohë dhe pozitivisht për punësimet në Spitalin e Tetovës. Ajo u bëri thirrje institucioneve shëndetësore që të respektojnë procedurën kur kërkojnë pëlqimin për punësim.

Lëvizjet në Shëndetësi kanë bërë që ky sektor të mos gjejë “qetësi”.

Nga ana tjetër, sistemi shëndetësor në Maqedoninë e Veriut po zbrazet dita ditës. Në vitin 2024, sistemi i kujdesit shëndetësor primar në Maqedoninë e Veriut shënoi ulje të ndjeshme si në numrin e kontratave të lidhura ashtu edhe në numrin e mjekëve të përgjithshëm. Sipas të dhënave të publikuara në Fondit për Sigurim Shëndetësor, numri i përgjithshëm i kontratave të lidhura në kujdesin shëndetësor primar ishte 2.077, që përfaqëson një ulje prej 55 kontratash krahasuar me vitin 2023. Gjithashtu, numri total i mjekëve në këtë sektor në vitin 2024 ishte 2.796, që është 45 më pak se një vit më parë. Vetëm në kategorinë e mjekëve të përgjithshëm, këtë vit janë regjistruar 1.499 mjekë aktivë, 8 më pak se në vitin 2023./Portalb.mk/

Continue Reading

TOP Lajme