Lajme
Ramadani: Do të investojmë në sport për një rini të shëndoshë në Saraj
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar rëndësinë që sporti ka për të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.
“Sporti është gjaku që lidh rininë e Sarajit! Një lojë futbolli e organizuar befas nga të rinjtë na kujton se futbolli është pjesë e pandashme e jetës sonë, një hapësirë ku argëtohemi, forcojmë miqësitë dhe largohemi nga streset e përditshme,” ka deklaruar Ramadani.
Ai premtoi se Komuna e Sarajit do të garantojë kushte të mirëfillta për zhvillimin e sportit, përmes investimeve në fusha të standardizuara, infrastrukturë moderne dhe mbështetje për të rinjtë që sportin e shohin si pasion, argëtim dhe stil jete të shëndetshme.
“Sepse Saraji i fortë ndërtohet mbi rininë e shëndoshë,” përfundoi kandidati i AKI-it, Ramadani.
