Connect with us

Lajme

Rama nga Vjena: Shqipëria ka parakaluar Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në rrugën drejt BE-së

Published

on

Nga Vjena ku po merr pjesë në konferencën “Shqipëria, Horizonti i ri”, kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, duke thënë se jemi në rrugën e duhur sa i përket procesit të integrimit.

Rama bëri edhe një krahasim me fqinjët tanë në Ballkan, duke u shprehur se kemi parakaluar Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë në këtë drejtim, duke shënuar një ecuri pozitive në vitet e fundit.

“Më parë ishte Maqedonia, tani nuk është kurrkund në hartë. Është dhe Serbia, që nuk është gjëkundi. Ndërkohë, Shqipëria konsiderohej si një ditë mbase, kush e di. Jemi më përpara. Është shumë politike, hipokrite, marrëzi. Shpresoj që Serbia të drejtohet në mënyrën e duhur, por edhe Bosnjë Hercegovina. Ne duhet të zgjidhim gjërat tona. Ndërkohë, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje, pasi Beogradi do ta mbyllë më shumë veten nëse nuk zgjidh gjë”, tha Rama.

Në vijim Rama ka bërë thirrje që puna nga Tirana të vazhdojë me të njëjtin ritëm, pasi shansi është historik, por siç theksoi ai me unionin kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh.

“Duhet ta mendojmë si një punë dhe ne do të bëjmë punën tonë. Shanset janë të mëdha, për shkak të kontekstit. Por me BE nuk i dihet, mund të ndryshojë. Duhet të bëjmë maksimumin në këtë kohë, ku e gjithë risia është e rreshtuar si duhet për vendin tonë, kur nuk ka ndodhur asnjëherë. Të vrapojmë që mos ta lëmë këtë mundësi të na shpëtojë”, nënvizoi kryeministri.

Continue Reading

Lajme

Aleanca Kombëtare për Integrim: Çegrani, pikënisje e mobilizimit kombëtar për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka hapur zyrtarisht shtabin zgjedhor në fshatin Çegran, duke e cilësuar këtë proces si një betejë për çështjen kombëtare shqiptare dhe një sinjal për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kandidati për një mandat të ri, Valbon Limani, tha se Çegrani do të jetë qendra e ndryshimit.
“Komuna jonë ka fatin dhe përgjegjësinë që të bëjë dallimin më të madh. Të gjithë kemi obligim që Valdeti të jetë kandidati më i votuar në shtet. Besoj fuqishëm se pikërisht nga Çegrani do të vijë goditja më e fuqishme për ndryshim, e cila do të frymëzojë edhe komunat tjera shqiptare,” deklaroi Limani.

Ndërsa bartësi i listës për Këshill Komunal, Valdet Xhaferi, e cilësoi 19 tetorin si referendum politik.
“Jemi të vetëdijshëm për situatën politiko-juridike të shqiptarëve në këtë qeverisje monoetnike. Po cënohet Marrëveshja e Ohrit dhe po devijohet rruga e integrimit. Më 19 tetor, t’u themi qartë: Maqedonia është edhe e jona – me votën tonë të lirë dhe demokratike,” tha Xhaferi.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e AKI-së, Arben Taravari, akuzoi strukturat shtetërore për përpjekje për bojkot të zgjedhjeve në komunat shqiptare dhe bëri thirrje për mobilizim të plotë.
“Po të ishim në qeveri, Gostivari do të fitohej lehtë me VMRO-në. Por në këmbim, do të kërkoheshin pozita kyçe si kryetari i këshillit apo sekretari i komunës. Kjo është ajo që do t’i ndodhë komunave shqiptare nëse udhëhiqen nga kukulla të partive të VLEN-it. Prandaj, u bashkuam me z. Ahmeti për të ndërtuar ‘Besëlidhjen’ – e cila mori formën e Aleancës Kombëtare për Integrim, si një front i përbashkët për mbrojtjen e interesit kombëtar dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare,” theksoi Taravari.

Në listën e këshilltarëve të AKI-së janë përfshirë edhe dy kandidatë nga Çegrani, Sadri Saliu dhe Gzim Hamzai, të cilët premtuan angazhim për projekte infrastrukturore dhe zhvillimore.

Në hapjen solemne të shtabit morën pjesë edhe shefat lokalë të shtabeve zgjedhore, Nexhati Jakupi dhe Isak Lazami, si dhe figura të njohura publike si deputeti Talat Xhaferi dhe mjeku Asim Izairi, nikoqir i ngjarjes.

“Këto nuk janë vetëm zgjedhje lokale. Janë një test për ekzistencën tonë politike dhe për të drejtat tona kolektive. Është koha të themi stop marginalizimit,” u tha në përmbyllje të takimit.

Continue Reading

Lajme

Bujar Osmani: Me Këshillin e Sigurisë dhe ndriçimin modern, Çairi do të dalë nga hija e frikës

Published

on

By

“Çairi nuk guxon të jetë qytet i frikës. Çairi nuk guxon të jetë komunë e frikës. Çairi duhet të jetë simbol i sigurisë dhe i dinjitetit,” theksoi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, duke prezantuar vizionin e tij për rikthimin e besimit tek qytetarët.

Ai nënvizoi se rrugët e errëta dhe lagjet e pasigurta janë një nga arsyet kryesore të frikës dhe pasigurisë. “Rreth 20 për qind e dritave në Çair nuk funksionojnë, dhe shumë rrugë mbeten në errësirë. Njerëzit më thonë çdo ditë se në mbrëmje kanë frikë të dalin. Gratë veçanërisht, por edhe fëmijët. Kjo duhet të ndryshojë,” tha Osmani.

Si masë të parë madhore, ai paralajmëroi zëvendësimin e plotë të sistemit të ndriçimit publik me drita moderne LED, të cilat do të ofrojnë dukshmëri më të mirë, do të rrisin ndjenjën e sigurisë dhe do t’i ulin shpenzimet. “Do të vendosim një qendër inteligjente për kontroll në distancë. Çdo defekt do të zgjidhet menjëherë. Nuk do të ketë më rrugë të errëta në Çair,” theksoi Osmani.

Masa e dytë është futja e policëve me biçikleta, të cilët do të patrullojnë çdo ditë nëpër rrugë dhe lagje. “Policia duhet të jetë afër qytetarëve. Policët me biçikleta do të krijojnë besim dhe ndjenjë mbrojtjeje të vazhdueshme. Në këtë mënyrë qytetarët do të ndihen të sigurt në komunën e tyre,” potencoi Osmani.

Ai shtoi se siguria do të jetë prioriteti numër një. “Çdo prind duhet të mund ta dërgojë fëmijën e vet në shkollë pa shqetësim. Çdo nënë duhet të kthehet në shtëpi në mbrëmje pa frikë. Me ndriçim LED, me kamera sigurie dhe me policë me biçikleta, Çairi nuk do të jetë më komunë e frikës,” deklaroi Osmani.

Në përfundim, ai u bëri thirrje qytetarëve:
“Koha e pasigurisë dhe e frikës duhet të marrë fund. Me bashkëpunimin e policisë, institucioneve dhe qytetarëve, do të hapim një faqe të re për Çairin. Më 19 tetor fillon ndryshimi – ndryshimi për siguri, për dinjitet dhe për një të ardhme të qetë për çdo familje në Çair.”

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët: Librat vetëm në maqedonisht, goditja më e rëndë ndaj nxënësve shqiptarë

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj qeverisë VMRO-VLEN, duke e akuzuar për degradim dhe diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve.

“Skandalet dhe degradimi ndaj shqiptarëve nga qeveria monoetnike VMRO-VLEN nuk kanë të ndalur dhe tashmë kanë prekur çdo pore të organizimit shoqëror,” thuhet në kumtesën e Aleancës.

Sipas tyre, rasti i fundit është regjistruar në shkollën fillore të Shemshovës, ku nxënësve të klasave të para u janë shpërndarë libra vetëm në gjuhën maqedonase. “Kjo është goditja më e rëndë që u bëhet nxënësve shqiptarë, të cilët ende pa mësuar alfabetin e shqipes, detyrohen të përballen me libra vetëm në gjuhë tjetër,” thekson partia.

Aleanca akuzon zëvendësministrin e Arsimit nga radhët e VLEN-it, Lulzim Aliu, për pasivitet. “Ai shfaqet si figurë dekorative, pa fuqi për të ndërhyrë në proceset vendimmarrëse. Interesohet vetëm për rehatinë e zyrës dhe përfitimet personale, ndërsa vendimet i merr ministrja e VMRO-DPMNE-së,” theksohet në reagim.

Duke alarmuar për këtë gjendje, Aleanca për Shqiptarët i bën thirrje VLEN-it të largohet nga qeveria. “Në të kundërt, përgjegjësia për diskriminimin ndaj shqiptarëve do t’u faturohet atyre,” paralajmëron partia.

Aleanca gjithashtu thekson se më 19 tetor shqiptarët do të japin përgjigjen e parë popullore. “Atë ditë, shqiptarët do të flasin qartë dhe plebishitarisht me mbështetje për Aleancën Kombëtare për Integrim,” thuhet në kumtesë.

“Turpi dhe faqja e zezë do të mbeten mbi VLEN-in, që çdo ditë mbyll sytë para veprimeve të VMRO-DPMNE-së vetëm për të ruajtur një copë pushtet dhe për të shpëtuar nga përgjegjësia penale që i pret. Përgjegjësi do të ketë, dhe secili do të mbajë barrën e fajit për padrejtësitë që po u bëhen shqiptarëve,” përfundon reagimi i Aleancës për Shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme