Connect with us

Politika

Qoku: Programi kombëtar i Vetëvendosjes tashmë dhe në Kuvendin e Maqedonisë

Published

on

Deputeti nga koalicioni VLEN, Bekim Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut do të jetë i përfaqësuar programi shoqëror dhe kombëtar i Vetëvendosjes.

“Në këtë mandat të legjislaturës së re të Kuvendit republikan të MV, programi shoqëror e kombëtar i VV do të jetë i përfaqësuar në shtëpinë ligjvënëse. Falënderoj votuesit dhe simpatizuesit e VV që mundësuan ndryshimin në këtë vend. Dihet se ata janë shumë më shumë se sa votat që duhen për një deputet. Përveç si numër, ata reflektojnë dhe frymë në këtë ndryshim historik të demokracisë së re në vend. Bashkë do të rritemi!”, ka shkruar Qoku.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme