Connect with us

Lajme

Qeveria shpenzon 450.000 euro për fruta deti dhe udhëtime zyrtare, ndërsa voton kundër rritjes së pagës minimale prej 500 eurosh

Published

on

Për qeverinë shpërdoruese të udhëhequr nga VMRO-DPMNE duket se ka para në buxhet vetëm për apetitet e tyre luksoze, por jo edhe për punëtorët që mezi mbijetojnë. Ndërkohë që kryeministri Mickoski përpiqet ta mashtrojë opinionin me një të ashtuquajtur bum ekonomik, qytetarët çdo ditë përballen me tronditje të reja çmimesh dhe deputetët e VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN nuk e votuan propozimin e partisë “E Majta” për rritjen e pagës minimale prej 500 eurosh, shkruan puls24.mk.

Ky projektligj u paraqit nga “E Majta” në bazë të kërkesës së sindikatave, por për fat të keq, Maqedonia është e udhëhequr nga një parti antipunëtore dhe autoritare, e cila u shërben vetëm interesave të kapitalit të madh.

Standardet e dyfishta dhe hipokrizia e kësaj qeverie të shkëputur nga realiteti bëhen edhe më të theksuara po të kemi parasysh që vetëm gjatë muajit maj, Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë ka lidhur dy tenderë me vlerë prej 450.000 eurosh. Konkretisht, drejtori i këtij shërbimi, Ivica Tomovski, ka nënshkruar një kontratë për furnizim me peshk, mish dhe produkte të përpunuara mishi në vlerë prej 11.8 milionë denarësh. Kontrata e dytë është për akomodim hotelier për funksionarët, me vlerë prej 16.5 milionë denarësh.

PR-i i shtrenjtë i pushtetit dhe i mediave të tij propaganduese se Maqedonia është “fuqia e katërt ekonomike” nuk i ushqen punëtorët e uritur. Në një situatë kur qytetarët po largohen në masë për shkak të varfërisë ekonomike, bëhet e qartë se prioriteti i kësaj qeverie të djathtë është pasurimi i kompanive të afërta me pushtetin, të cilat vazhdimisht rrisin fitimet milionëshe, ndërsa pagat e punëtorëve mbeten të ngrira./puls24.mk/

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, së bashku me kundërkandidatin e tij, nënshkroi sot në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht Kodin për zgjedhje të ndershme, demokratike dhe transparente, njofton Top24

Shabani e cilësoi këtë akt si një zotim serioz për një proces zgjedhor me standarde të larta demokratike dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot, në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht, së bashku me kundërkandidatin tim, nënshkruam Kodin për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente. Ky akt nuk është vetëm një formalitet, por një zotim i qartë se e gjithë fushata dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet me ndershmëri, respekt dhe barazi për çdo qytetar. Ftoj të gjithë qytetarët që më 19 tetor të dalin masivisht dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, me vendosmëri që askush – as kryeministri e as ndonjë politikan tjetër – të mos ua caktojë të ardhmen. E ardhmja e Vrapçishtit vendoset vetëm nga qytetarët e tij, me votë të lirë dhe demokratike. Uroj që të kemi një garë të ndershme dhe demokratike. Shëndet dhe sukses për të gjithë!”

Continue Reading

Lajme

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Published

on

By

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ka rikthyer përdorimin ekskluziv të gjuhës maqedonase në vulat zyrtare. Nëse deri dje dokumentet vuloseshin në dy gjuhë: në maqedonisht dhe shqip, nga sot ato do të vulosen vetëm në maqedonisht.

Ky veprim shihet si hap prapa në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe rrezikon të shkaktojë tensione të reja në raportet ndëretnike.

Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut është Boban Nikollovski, ndërsa zëvendësdrejtor Mustafa Dauti, kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Se shqipja nuk respektohet më në këtë institucion, tregoi edhe shënimi i 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi kaloi pa asnjë shenj në gjuhën shqipe. Madje, edhe doganierët e paraqitur në një video-mesazh të Doganave, ishin detyruar të flasin në maqedonisht. Dhe e gjithë kjo në sytë e zëvendësdrejtorit Dauti, i cili vazhdon të heshtë ndaj nënçmimit që i bëhet gjuhës shqipe, edhe ose e njëjta është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me Mateo Maccacci, kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Ky takim pason takimin e mëparshëm mes tyre gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë më herët këtë vit. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut si dhe rëndësia e krijimit të një klime të shëndetshme demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Sot në Shkup pata kënaqësinë të takohesha sërish me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, pas takimit tonë të këndshëm gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë, më herët këtë vit.

Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi rëndësinë e promovimit të një ambienti pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Prania dhe angazhimi i ODIHR mbetet thelbësor në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin”, njofton Meidani në platformën “X”.

Continue Reading

TOP Lajme