Connect with us

Lajme

Qeveria e RMV premton zhvillim ekonomik, por sjell vetëm rritje çmimesh!

Published

on

Pasqyra makroekonomike për ekonominë e vendit nuk ka ndryshuar dukshëm në krahasim me projektimet e tetorit, vlerëson Këshilli i Bankës popullore. Në mbledhjen e rregullt, siç informojnë nga banka qendrore, ishte miratuar raporti më i ri i tremujorit në kuadër të të cilit janë prëfshirë edhe projektimet makroekonomike.

“Rritja e ekonomisë vendore gradualisht do të përshçejtohej në periudhën e projektimeve 2025 – 2027. për këtë vit pritet rritje prej 3 për qind, që paraqet revizion të vogël të pamjaftueshëm në rpaort me vlerësimin e tetorit, në kushte të ambientit më të pavolitshëm të jashtëm. Për periudhën 2026 – 2027, vlerësimet edhe më tej tregojnë rritje të aktivitetit ekonomik prej 4 për qind. Pritet që bartës kryesor të rikuperimit ekonomik të jenë investimet, mbështetur nga cikli publik infrastrukturor dhe investimet e huaja. Nxitje pozitive pritet edhe nga konsumi personal, në kushte të rritjes së të ardhurave të disponueshme dhe të rkeditimit. Rreziqet për rritjen edhe më tej janë të theksuaras dhe kryesisht në rënie”, thekson Banka popullore.

Nga atje presin trend të mëtutjeshëm të ngadalësimit të inflacionit.

“Vlerësimet më të reja udhëzojnë për shkallë mesatare të inflacionit prej 3 për qind në vitin 2025, përkundër pikëpamjeve të tetorit për inflacion prej 2,5 për qind. Ky ndryshim i reflekton realizimet pak më të larta në tremujorin e parë të këtij viti, por edhe rrevizionet në ngritje të vlerësimeve për çmimin e naftës së papërpunuar dhe të produkteve themelore ushqimore në bursat botërore. Megjithatë, edhe më tej pritet që inflacioni të reduktohet në mesatare historike prej 2 për qind në vitin 2026 dhe do të mbetet në atë nivel edhe në vitin 2027. Rreziqet për inflacionin në masë të madhe ndërlidhen me tensionet gjeopolitike, paqartësinë tregtare të shkaktuar nga politikat protekcioniste, çrregullimet e zinxhirëve të furnizimit dhe faktorët klimatik”, ceket në kumtesën e Bankës popullore.

Pritjet janë se pozita e jashtme e ekonomisë në afat të mesëm do të jetë stabile.

Për këtë vit parashihet thellim i matur i deficitit në 3,2 për qind të BPV-së që sipas Bankës qendrore do të dalë nga suficiti më i ulët tek të ardhurat sekondare, në pajtim me pritjet për stabilizim të shumës nominale të neto-prurjeve nga transferet private, si dhe nga zgjerimi i deficitit të mallrave dhe shërbimeve. Për periudhën 2026 – 2027 pritet përmirësim i llogarisë rrjedhëse, gjatë deficitit të projektuar të transaksioneve rrjedhëse mesatarisht prej 2,7 për qind të BPV-së. Në tërë periudhën e projektimit pritet mbetja e rezervave devizore në nivelin adekuat.

Lidhur me sistemin bankar, nga banka qendrore vlerësojnë se ai edhe më tej do të sigurojë mbështetje solide kreditore për ekonominë.

Deri në fund të vitit pritet që rritja kreditore të paraqesë 9 për qind. pritet rritje edhe në afat të mesëm, por pak më e matur dhe me shkallë mesatare prej 7,3 për qind për periudhën 2026 – 2027, në kushte të pozitës solide kapitale dhe likuide të bankave. Rritja kreditore, si deri më tani, do të mbështetet nga rritja e depoziteve, si burim kryesor i financimit. Në fund të vitit pritet rritje solide vjetore e depoziteve prej 7,5 për qind, ndërsa në afat të mesëm për periudhën prej vitit 2026 deri në vitin 2027 prej rreth 7,7 për qind mesatarisht./Koha/

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, së bashku me kundërkandidatin e tij, nënshkroi sot në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht Kodin për zgjedhje të ndershme, demokratike dhe transparente, njofton Top24

Shabani e cilësoi këtë akt si një zotim serioz për një proces zgjedhor me standarde të larta demokratike dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot, në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht, së bashku me kundërkandidatin tim, nënshkruam Kodin për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente. Ky akt nuk është vetëm një formalitet, por një zotim i qartë se e gjithë fushata dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet me ndershmëri, respekt dhe barazi për çdo qytetar. Ftoj të gjithë qytetarët që më 19 tetor të dalin masivisht dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, me vendosmëri që askush – as kryeministri e as ndonjë politikan tjetër – të mos ua caktojë të ardhmen. E ardhmja e Vrapçishtit vendoset vetëm nga qytetarët e tij, me votë të lirë dhe demokratike. Uroj që të kemi një garë të ndershme dhe demokratike. Shëndet dhe sukses për të gjithë!”

Continue Reading

Lajme

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Published

on

By

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ka rikthyer përdorimin ekskluziv të gjuhës maqedonase në vulat zyrtare. Nëse deri dje dokumentet vuloseshin në dy gjuhë: në maqedonisht dhe shqip, nga sot ato do të vulosen vetëm në maqedonisht.

Ky veprim shihet si hap prapa në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe rrezikon të shkaktojë tensione të reja në raportet ndëretnike.

Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut është Boban Nikollovski, ndërsa zëvendësdrejtor Mustafa Dauti, kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Se shqipja nuk respektohet më në këtë institucion, tregoi edhe shënimi i 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi kaloi pa asnjë shenj në gjuhën shqipe. Madje, edhe doganierët e paraqitur në një video-mesazh të Doganave, ishin detyruar të flasin në maqedonisht. Dhe e gjithë kjo në sytë e zëvendësdrejtorit Dauti, i cili vazhdon të heshtë ndaj nënçmimit që i bëhet gjuhës shqipe, edhe ose e njëjta është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me Mateo Maccacci, kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Ky takim pason takimin e mëparshëm mes tyre gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë më herët këtë vit. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut si dhe rëndësia e krijimit të një klime të shëndetshme demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Sot në Shkup pata kënaqësinë të takohesha sërish me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, pas takimit tonë të këndshëm gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë, më herët këtë vit.

Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi rëndësinë e promovimit të një ambienti pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Prania dhe angazhimi i ODIHR mbetet thelbësor në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin”, njofton Meidani në platformën “X”.

Continue Reading

TOP Lajme