Smart News

“Punësimi i vetëm për shqiptarët” në Ministrinë e Mbrojtjes shkon për vajzën e Latif Arifit – shpërblimi për zërin më besnik të VMRO-së

Dje u publikua lajmi se në Ministrinë e Mbrojtjes janë realizuar 26 punësime të reja, nga të cilat vetëm një ka shkuar për shqiptarët. Por ajo që nuk u tha – dhe që është thelbi i lajmit – është kujti i takoi ai një vend pune.

Burime të sigurta konfirmojnë se i vetmi punësim për shqiptarët është ndarë për Teuta Arifin, vajzën e Latif Arifit, një figurë publike e njohur për sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës shqiptare, kryeministrit Edi Rama, ambasadorit Denion Meidani.

Latif Arifi, i cili vetëpozicionohet si “zëri i shqiptarëve të ndershëm”, është edhe drejtues i portalit “Fol”, nga ku – me gjuhë të papërmbajtur – lëshon çdo ditë “armë bërthamore” propagandistike, për të mbrojtur linjën politike të VMRO-DPMNE-së dhe për të sulmuar çdo shqiptar që nuk i përshtatet këtij narrativi.

Punësimi i vajzës së tij vjen pikërisht në këtë kontekst – në një ministri ku 8 pozita do të duhej të ishin të dedikuara për shqiptarët, bazuar në përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, ndërsa në praktikë, i vetmi vend është përdorur si shpërblim politik për besnikëri mediatike.

Ironikisht, në shkrimin e tij të fundit, Latif Arifi thotë:

“Mos na shisni turpin tuaj për patriotizëm, shqiptarët nuk jetojnë më me mashtrime.”

Ndërkohë që ky “patriotizëm” i tij rezulton të jetë shumë i përkthyeshëm – në vende pune për familjarët, në pushtet, me zero llogaridhënie.

Rasti shton edhe një kapitull të ri në listën e punësimeve klienteliste të qeverisë së re, ku shqiptarët vazhdojnë të përjashtohen, përveç kur shërbejnë si zëdhënës të politikave maqedonase me emra shqiptarë.

Kjo nuk është thjesht ironi. Kjo është maskaradë.

Exit mobile version