Connect with us

Lajme

Pse nuk i besoj Karakamishevës – dhe as ligjit të saj për përfaqësim të drejtë

Published

on

Nga Driton Zenku

Profesoresha kontraverse, e njohur për qëndrimet e saj anti-shqiptare dhe lidhjet e ngushta me VMRO-DPMNE-në, është ndër autorët e draftit të ri për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Dhe kur dikush që e ka quajtur gjuhën shqipe “gjuhë që mund të flitet vetëm në shtëpi” merr pjesë në hartimin e një ligji për përfaqësim të barabartë, rezultati është i qartë: zero besim, zero shpresë, zero për shqiptarët.

Kjo nuk është thjesht një çështje e debatit juridik. Kjo është një kurth politik. Ligji i ri, pas shfuqizimit të balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, paraqitet si përpjekje për “modernizim institucional”, por në të vërtetë është një instrument i rafinuar për legalizim të diskriminimit etnik.

Karakamisheva nuk është eksperte e pavarur. Ajo është kryetare e Komisionit për Sistem Politik të VMRO-së, ka qenë kundërshtare e zëshme e Marrëveshjes së Prespës, ka luftuar publikisht Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe dhe ka mohuar numrin real të shqiptarëve në shtet. Kur ajo shkruan ligje për “barazi”, rezultati është thjesht një mashtrim i ri me fjalë të bukura.

Kush është Tanja Karakamisheva-Jovanovska?

Tanja Karakamisheva është profesoreshë universitare e së drejtës kushtetuese dhe të drejtës evropiane në Fakultetin Juridik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ajo njihet si një figurë e angazhuar publikisht, e cila ka luajtur rol aktiv në çështje të ndjeshme politike, kryesisht si zëdhënëse e politikave nacionaliste maqedonase.

Lidhja me VMRO-DPMNE

Në vitin 2018, Karakamisheva u zgjodh kryetare e Komisionit për Sistemin Politik të VMRO-DPMNE-së, duke e vendosur hapur veten në linjën politike të kësaj partie, e cila historikisht ka mbajtur qëndrime të ashpra ndaj çështjes shqiptare në vend.
Ajo ka qenë konsulente e brendshme dhe ligjvënëse joformale në proceset kyçe ku janë ndërtuar barriera institucionale ndaj të drejtave të shqiptarëve – siç është çështja e përdorimit të gjuhës shqipe, përfaqësimi në administratë dhe decentralizimi.
Qëndrimet kundër shqiptarëve – një bilanc i gjatë

1. Kundër Marrëveshjes së Prespës

Ishte një nga zërat më të fuqishëm kundër Marrëveshjes së Prespës, duke e paraqitur atë si akt “tradhtie kombëtare” dhe “kapitullimi i identitetit maqedonas”.
Kërkoi shfuqizimin e Marrëveshjes edhe në Gjykatën Kushtetuese, duke përdorur mekanizmat e brendshëm për të bllokuar integrimet euroatlantike të shtetit – një kauzë që u mbështet nga nacionalistët ekstremë.
2. Kundër gjuhës shqipe në institucionet shtetërore

E sulmoi publikisht Talat Xhaferin për fjalimin e tij në shqip në Parlamentin Evropian, duke deklaruar se “gjuha shqipe mund të përdoret vetëm në shtëpi”.
Ishte kundërshtare e përhershme e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke e quajtur atë “kërcënim për unitaritetin e shtetit”.
Në Komisionin e Venedikut, ku ka marrë pjesë në misione si eksperte, e ka përfaqësuar qëndrimin shtetëror të VMRO-së kundër institucionalizimit të shqipes.
3. Minimizimi i shqiptarëve në shifra

Në vitin 2017, në një postim në Facebook, deklaroi se shqiptarët përbëjnë vetëm 16.7% të popullsisë, bazuar në të dhënat e shtetësisë – duke mohuar realitetin demografik dhe duke tentuar ta relativizojë peshën politike të shqiptarëve.
Kjo shifër është përdorur më pas nga qarqe të ndryshme si alibi për të mos zbatuar dispozita të përfaqësimit të drejtë.
4. Kundër Platformës Shqiptare (2017)

Në kulmin e krizës politike pas zgjedhjeve të vitit 2016, Karakamisheva e quajti Platformën e partive shqiptare një “komplot të jashtëm shumëvjeçar”, duke e lidhur atë me “rrezikun e federalizimit” dhe “shkatërrimin e karakterit unitar të shtetit”.
Ajo madje deklaroi: “Barazimi i plotë ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, pavarësisht se të parët janë minoritet dhe të dytët shumicë, diskrediton skenën politike maqedonase.”
Pse është problematike pjesëmarrja e saj në hartimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë?

Nuk është eksperte neutrale. Ajo është figurë e njohur politike dhe përfaqëson një linjë të theksuar ideologjike.
Ka qëndrime të shprehura hapur dhe vazhdimisht kundër interesave të shqiptarëve.
Ka qenë aktive në tentativat për të bllokuar çdo progres në drejtim të përdorimit të gjuhës shqipe dhe përfaqësimit institucional të shqiptarëve.
Ka ushqyer narrativa që i trajtojnë shqiptarët si rrezik, jo si pjesë përbërëse të shtetit.
Kurthet e Ligjit:

Përkatësia etnike është “vullnetare”, që do të thotë se çdo institucion mund të shmangë llogaritjen e balancës etnike. Në praktikë, kjo është amnisti ligjore për diskriminimin.

Ligji është i mbushur me parime si “merita”, “transparenca” e “inkluzioni” – por pa asnjë mekanizëm matës, pa asnjë strukturë mbikëqyrëse dhe, më e rëndësishmja, pa sanksione për shkelje.

Shqiptarët, që edhe sot përjashtohen në mënyrë masive nga administrata, rrezikojnë të kthehen në pikën zero të vitit 2002 – por këtë herë, me vulën e një ligji “modern”.

Ky ligj nuk e zëvendëson balancuesin – e gropos përfundimisht idenë e përfaqësimit të drejtë. Nuk sjell garanci, nuk ka mjete për zbatim, nuk jep asnjë siguri për barazi reale. Është një fasadë ligjore për ta heshtur debatin publik dhe për të fshehur pabarazinë me gjuhën e “reformave”.

Nëse shqiptarët pranojnë këtë si standard të ri, atëherë kanë pranuar zëvendësimin e drejtësisë me dekorin, dhe të drejtën për përfaqësim me përjashtimin sistematik.

Në një shoqëri demokratike, ligjet që synojnë barazinë ndëretnike duhet të hartohen nga ekspertë të pavarur, të balancuar dhe të besueshëm për të gjitha palët. Kur një ligj qëndron mbi logjikën e “vullnetit të lirë” dhe jo detyrimit institucional, dhe është dizajnuar nga figura me histori përjashtuese ndaj shqiptarëve, ai bëhet një instrument i maskuar për ruajtjen e pabarazisë ekzistuese.

Tanja Karakamisheva nuk është e papërlyer. Ajo nuk është e paanshme. Ajo është simbol i kundërshtimit ndaj barazisë reale.
Prandaj, është legjitime të thuhet: Nuk i besoj Karakamishevës. Dhe nuk i besoj një ligji që ajo e ka ndihmuar ta shkruajë.

Prandaj, jo – nuk i besoj Karakamishevës. Dhe nuk i besoj as këtij ligji.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, së bashku me kundërkandidatin e tij, nënshkroi sot në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht Kodin për zgjedhje të ndershme, demokratike dhe transparente, njofton Top24

Shabani e cilësoi këtë akt si një zotim serioz për një proces zgjedhor me standarde të larta demokratike dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot, në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht, së bashku me kundërkandidatin tim, nënshkruam Kodin për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente. Ky akt nuk është vetëm një formalitet, por një zotim i qartë se e gjithë fushata dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet me ndershmëri, respekt dhe barazi për çdo qytetar. Ftoj të gjithë qytetarët që më 19 tetor të dalin masivisht dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, me vendosmëri që askush – as kryeministri e as ndonjë politikan tjetër – të mos ua caktojë të ardhmen. E ardhmja e Vrapçishtit vendoset vetëm nga qytetarët e tij, me votë të lirë dhe demokratike. Uroj që të kemi një garë të ndershme dhe demokratike. Shëndet dhe sukses për të gjithë!”

Continue Reading

Lajme

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Published

on

By

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ka rikthyer përdorimin ekskluziv të gjuhës maqedonase në vulat zyrtare. Nëse deri dje dokumentet vuloseshin në dy gjuhë: në maqedonisht dhe shqip, nga sot ato do të vulosen vetëm në maqedonisht.

Ky veprim shihet si hap prapa në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe rrezikon të shkaktojë tensione të reja në raportet ndëretnike.

Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut është Boban Nikollovski, ndërsa zëvendësdrejtor Mustafa Dauti, kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Se shqipja nuk respektohet më në këtë institucion, tregoi edhe shënimi i 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi kaloi pa asnjë shenj në gjuhën shqipe. Madje, edhe doganierët e paraqitur në një video-mesazh të Doganave, ishin detyruar të flasin në maqedonisht. Dhe e gjithë kjo në sytë e zëvendësdrejtorit Dauti, i cili vazhdon të heshtë ndaj nënçmimit që i bëhet gjuhës shqipe, edhe ose e njëjta është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me Mateo Maccacci, kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Ky takim pason takimin e mëparshëm mes tyre gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë më herët këtë vit. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut si dhe rëndësia e krijimit të një klime të shëndetshme demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Sot në Shkup pata kënaqësinë të takohesha sërish me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, pas takimit tonë të këndshëm gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë, më herët këtë vit.

Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi rëndësinë e promovimit të një ambienti pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Prania dhe angazhimi i ODIHR mbetet thelbësor në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin”, njofton Meidani në platformën “X”.

Continue Reading

TOP Lajme