Connect with us

Lajme

Pas Sellcës, Bajram Rexhepi ju bën selam nga lagja Teqe e Tetovës, tetori për Tetovën e Re

Published

on

Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte së bashku me shefin e shtabit të përgjithshëm Faton Ahmeti dhe përfaqësuesit e AKI-së kanë takuar banorët e lagjes Teqe ku ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme për fitoren e madhe të tetorit. Pas tubimit madhështor në Sellcë Bajram Rexhepi theksoi se kjo mbështetje që marrim gjithëandej po tregon se tetori do të jetë për Tetovën e Re,shkruan Top24

Sonte lagjja Teqe ishte zjarr! 🔥
Qindra qytetarë dhanë mesazhim e qartë për një të ardhme të re për Tetovën. Përkrahja që po marrim, për çdo ditë e më shumë jep mesazhin e zëshëm se Tetova së shpejti do të fillojë të frymojë e lirë e me dinjitet.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit

Published

on

By

Shefi i shtabit zgjedhor dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, sonte në takimin me banorët e lagjes Teqe në Tetovë, falënderoi secilin veçmas për mbështetjen, duke theksuar se 19 tetori do të jetë dita kur zëri i qytetarëve do të dëgjohet fuqishëm.

“Dita e diell e 19 Tetorit do të jetë dita kur zëri juaj do të dëgjohet fuqishëm për t’i thënë jo poshtërimit, nëpërkëmbjes dhe për të kthyer Tetovën në rrugën e zhvillimit, progresit dhe të ardhmes së merituar”, deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se bashkë me Bajram Rexhepin dhe dr. Asafin po dëshmojnë se “me këta njerëz, Tetova e Re do të jetë ndryshimi që kemi pritur”.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani takohet me banorët e Shishovës, prezanton projektet zhvillimore

Published

on

By

Kandidati per kryetar të komunes së Sarajit Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, zhvilloi një takim me banorët e Shishovës, ku u diskutuan hapur projektet konkrete që do të ndryshojnë fytyrën e fshatit.

Ramadani theksoi tri projekte madhore:

Rekonstruktimi i shkollës për të siguruar kushte moderne mësimi për fëmijët.
Asfaltimi i rrugës përgjatë Treskës, duke lehtësuar dhe siguruar qarkullimin e banorëve.
Ndërtimi i një ure për këmbësorë mbi lumin Treska, që do të lidhë më shpejt dhe më lehtë banorët e dy anëve.
Ai theksoi se me vizion të qartë dhe projekte të realizueshme, së bashku me mbështetjen e qytetarëve, po ndërtohet rruga drejt fitores më 19 tetor.

Takimi u mbyll me zotimin për vazhdim të bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe përkushtim ndaj zhvillimit të Shishovës dhe të gjithë komunës./shprehja.com

Continue Reading

Lajme

Osmani: Qeveria duhet të sqarohet për votimin në OKB

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, tha se pas çdo suksesi të vendit tonë qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

„Pas çdo suksesi të shtetit tonë, por edhe të vendeve në rajon, qëndron vula e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe jam krenar që si ministër i parë në rajon e kam nënshkruar dialogun strategjik me Uashingtonin. Ai nuk ishte vetëm një dokument, por një proces që i nxiti edhe shtetet tjera në rajon ta ndjekin të njëjtin koncept“, deklaroi Osmani.

Osmani tha se pezullimi i dialogut strategjik është një test serioz për elitën politike në Kosovë, por edhe një sinjal i fuqishëm për tërë rajonin.

“Nuk ka alternativë për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne e kemi vendosur politikën e dy shteteve si qëndrim zyrtar të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ky ishte qëndrim që përputhej me Bashkimin Evropian. Tani shohim dalje kundër BE-së dhe kundër politikës sonë zyrtare. Qeveria duhet të përgjigjet pse është ndryshuar kursi pas disa vitesh, kur ishte qartë e përcaktuar se ky është interes evropian dhe shtetëror. Qeveria, e veçanërisht partia shqiptare në të, duhet të sqarojë se kur dhe ku është marrë ky vendim. Kush e ka thirrur seancën dhe kush e ka mbështetur këtë kthesë, me të cilën votohet kundër politikës së dy shteteve në Lindjen e Mesme. Populli meriton përgjigje”, tha Osmani.

Osmani shtoi se Maqedonia e Veriut nuk guxon të lejojë devijim nga orientimi evropian dhe nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Continue Reading

TOP Lajme