Connect with us

Lajme

Osman Kadriu ul tensionet: Të mërkurën nuk ndodh asgjë!

Published

on

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Osman Kadriu, ka deklaruar se gjykatësit shqiptarë do të bojkotojnë seancën e 11 dhjetorit, ku do të shqyrtohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Kadriu ka theksuar se në këtë seancë mund të vendoset vetëm për hapjen e procedurës, por nuk mund të merret vendimi final për abrogimin e ligjit apo dispozitave të tij.

“Ta informojmë opinionin se nuk ka gjasa kushtetuese që kjo gjykatë ta abrogon ligjin në tërësi,” tha Kadriu. Ai theksoi se gjuha shqipe është një gjuhë zyrtare dhe një kategori kushtetuese që garanton të drejtat kolektive të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Kadriu gjithashtu përmendi situatat e mëparshme ku gjyqtarët shqiptarë janë mbivotuar për ligje si e drejta e përcaktimit të etnitetit dhe e drejta e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ai tha:
“Duke pasur parasysh këto praktika, ne gjyqtarët shqiptarë kemi marrë vendim rigoroz që më 11 dhjetor të bojkotojmë seancën e gjykatës kushtetuese. Prandaj, ashtu siç tha Mexhiti, për ligjet që Kuvendi i sjell me shumicë të dyfishtë, duhet vetëm një dispozitë të futet në Kushtetutë, që për ato ligje edhe në gjykatën kushtetuese të zbatohet parimi i Badenterit.”

Kadriu nënvizoi se pa përfshirjen e këtij mekanizmi juridik, çështjet që lidhen me të drejtat kolektive të shqiptarëve rrezikojnë të mbivotohet përsëri në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme