Connect with us

Politika

Opozitarizmi i BDI-së ndikon edhe te tortja e përvjetorit

Published

on

Duket se ndryshimi i Qeverisë dhe shkuarja në opozitë e pushtetit aktual ka bërë disa ndryshime, madje edhe në përgaditjen e torteve te festat e BDI-së.

Në fotografi mund të shihet qartë se në festën e 20 vjetorit të BDI-së, në kohën kur BDI ishte në pushtet, tortja e përgaditur duket shumë e bukur se tortja e përgaditur në kohën kur BDI po përgaditet për opozitë.

Kujtojmë se BDI shkon në opozitë pas 22 viteve pushtet edhe pse në 13 viteve të fundit ka pasur më pak vota se opozita shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Huzeir Mustafi godet Arben Fetain: Sa komuna do të merrni ju vazalë të vazalëve?

Published

on

By

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur kritika të forta ndaj një ish-kryetarit të Kuvendit të ASH-së, dhe zv/kryeministrin Arben Fetait, për të cilin thotë se po manipulon situatën për shkak të presioneve nga Adnan Azizi.

Postimi i plotë:

“Keqardhje për ish “mikun” tonë në dëshpërim, i detyruar nga Adnani të reagojë vend e pa vend, shpeshherë edhe kundër vullnetit të tij , vetëm që të mos qortohet nëpër restorantet e Tetovës pse nuk e ka sharë më shumë kryetarin e vet.

Punësimet?
Nuk do të realizohen kurrë!
Edhe kur thoni “për disa muaj”, gënjeni. Vetëm procedura minimale kërkon:
– 10 ditë për shpalljen e konkursit
– 10 ditë për provimin
– 10 ditë për përzgjedhjen
Ndërkohë, zgjedhjet shpallen më 27 korrik. Pra, vetëm kontratat mbi vepër mund t’i quani “punësime” – asgjë e re, e njëjta metodë e vjetër!

Sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat:
Kalimi në Qeveri nuk është arritje!
Arritje është që ky ligj të dorëzohet në Kuvend, të votohet dhe pastaj të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Çdo gjë tjetër është zvarritje dhe teatër politik.

Dhe për në fund:
Sa komuna do të merrni ju, si vazalë të vazalëve?
A do të garoni ju në Likovë?
A do të kandidojë Hazir Aliu në Gostivar, apo Bashkim Bakiu në Saraj?
Apo edhe ato pozita me qira që i kishit, po ua marrin të tjerët?

Keqardhje për gjendjen ku keni përfunduar”, ka përfunduar Mustafi.

Continue Reading

Lajme

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare (FOTO)

Published

on

By

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në ministrinë për sistem politk e drejtuar nga ana e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq i cili në konkursin e fundit për shoqatat joqeveritare ka ndarë buxhet për 5 shoqata serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 3 projekte për shoqtat shqiptare dhe tre projekte për shoqatat rome ndërsa të tjerat janë shoqata maqedonase dhe vetëm 1 vllehe, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Taipi: Mashtrim të thuash 2.500 punësime – asnjë të dhënë zyrtare!

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të fundit të koalicionit VLEN lidhur me pretendimet për mijëra punësime dhe avancime në administratën shtetërore.

Sipas Taipit, pretendimet për “2’500 punësime dhe 800 avancime” janë të pabazuara, të paprovueshme dhe pjesë e një propagande të tejkaluar elektorale.

“Të thuash se ‘po realizohen 2’500 punësime dhe 800 avancime’, pa asnjë të dhënë zyrtare, pa asnjë raport të publikuar, dhe pa asnjë transparencë institucionale, nuk është diçka tjetër veçse një ofendim ndaj inteligjencës së qytetarëve, veçanërisht ndaj atyre që kanë realisht nevojë për punësim të ndershëm,” u shpreh Taipi.

Ai vlerëson se edhe nga pikëpamja procedurale, nuk ka kohë reale për punësime legjitime, pasi vetëm procedurat standarde për konkurse dhe testime zgjasin më shumë se periudha që ka mbetur deri në shpalljen e zgjedhjeve.

“E vetmja gjë që mund të bëhet në këtë kohë janë kontratat në vepër – të njëjtat skema të vjetra që janë përdorur gjithmonë për konsum elektoral. Asgjë e re për qytetarët, vetëm mashtrime të ricikluara,’’ shton ai.

Lidhur me ligjin për përfaqësim të drejtë, Taipi thekson se Qeveria po e shfrytëzon atë për manipulim mediatik, duke e paraqitur si arritje diçka që nuk ka kaluar ende në Kuvend.

“Kalimi në Qeveri nuk është arritje. Arritje është kur ligji miratohet në Kuvend dhe dërgohet në Komisionin e Venedikut për vlerësim ndërkombëtar. Gjithçka tjetër është teatër politik,’’ nënvizoi Taipi.

Ai vuri në dukje gjithashtu se shumë projekte zhvillimore në komunat shqiptare janë refuzuar nga ministritë dhe agjencitë shtetërore vetëm për arsye politike, duke shfaqur fytyrën e vërtetë të diskriminimit institucional që po thellohet.

“Të flasësh për ‘bollëk’, ndërkohë që në shumë vendbanime shqiptare ende mungojnë ujësjellësi, kanalizimi dhe infrastruktura më bazike, është një fyerje ndaj qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira,” përfundoi Taipi.

Në fund, ai shprehu keqardhje për ish-bashkëpartiakët e tij, që sipas tij janë detyruar nën trysninë e lidershipit të VLEN-it të bëjnë deklarata të pavërteta “vetëm për të mos u qortuar nëpër restorantet e Tetovës”.

Continue Reading

TOP Lajme