Connect with us

Lajme

Nuredini: Partinë e bëjnë anëtarët e sinqertë dhe jo vulat e Gjykatave

Published

on

Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Yllka Nuredini, ka reaguar në raport me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës, duke thënë se partinë e bëjnë aktivistët dhe anëtarët e sinqertë të Aleancës për Shqiptarët dhe jo vulat e Gjykatave, në labirintet e të cilës është ndarë vite me radhë padrejtësi.

“Përkrahja e madhe popullore ndaj Arben Taravarit shihet në takime me aktivistë e qytetarë, në çdo qytet e fshatë që shkojmë t’i takojmë përkrahësit tanë dhe ta bëjmë ristrukturimit e partisë. Aty po takojmë numrin më të madh të përkrahësve që kanë qenë afër nesh në kohë të vështira dhe të mira.

Kjo është pasqyra e vërtetë, kjo është Aleanca që e dëshirojnë aktivistët tanë. Aleanca në përkrahje të popullit dhe jo Aleanca që bëhet patericë e BDI-së”, ka shkruar ajo.

Kryetarja Yllka Nuredini, ka shtuar se vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore është rikthim i borxhit ndaj Ziadin Selës, i cili i shërbeu BDI-së dhe Artan Grubit në mënyrë të ndershme gjatë zgjedhjeve.

Continue Reading

Lajme

Skandal: VLEN fshin flamurin kombetar nga identiteti vizual i kampanjes, vendos vetem flamurin maqedonas

Published

on

By

VLEN ka nxitur zemërim të madh pasi në identitetin vizual të kampanjës ka hequr flamurin shqiptar dhe ka lënë vetëm atë maqedonas.

Ky veprim po shihet si nënçmim i simboleve kombëtare dhe tradhti ndaj shqiptarëve.

Reagimet janë të ashpra dhe kritikat po shtohen nga çdo anë.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Prezenca e më shumë se 1000 mijë nënave e motrave është përgjigjia se forca e popullit është vënë në lëvizje dhe ska kush e ndalon

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim në Gostivar sonte kanë bashkëbiseduar me më shumë se 1000mijë nëna e motra të Gostivarit duke mobilizuar kështu çdo shtëpi e familje për të dhënë përgjigjen e madhe të 19 tetorit tha Taravari.

“Prezenca e më shumë se 1000 nënave e motrave sonte në Gostivar është përgjigjia më e qartë se Forca e Popullit është vënë në lëvizje dhe nuk e ndalon dot më asgjë!”, ka përfunduar Taravari.

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi merr bekimin e Dobroshtit për fitoren e madhe të 19 Tetorit

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi i shoqëruar nga kryetari Nuhi Neziri dhe bartësi i listës sonte kanë takuar banorët e fshatit Dobrosht ku kanë bashkëbiseduar për nevojat dhe hallet e tyre nga ku edhe morën bekimin për fitoren e madhe të 19 Tetorit, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme