Connect with us

Lajme

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Published

on

Komunikacionoi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM njofton se po kryhen punime ndërtimore në rrugën Gostivar-Tetovë dhe anasjelltas, për shkak të së cilës trafiku do të zhvillohet sipas një regjimi të përkohshëm të trafikut.

Poashtu është vendosur një ndryshim i përkohshëm në regjimin e trafikut, semaforë të përkohshëm me kalim alternativ të automjeteve gjatë rehabilitimit të urës së Zdunjës (urës mbi lumin Vardar), rrugës shtetërore A2, seksionit Gostivar-Strazhë për një periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh.

Continue Reading

Lajme

BDI: Qeveria e “Botës Serbe” po izolon Maqedoninë, bllokoi të ardhmen evropiane

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për ngecjet evidente në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat reflektohen qartë në raportet krahasuese të vendeve të rajonit.

Siç shihet nga të dhënat e fundit, Mali i Zi ka mbyllur disa kapituj negociues, Shqipëria është në fazë të avancuar me shumicën e kapitujve nën rishikim, ndërsa Maqedonia e Veriut, pavarësisht sakrificave dhe reformave të bëra ndër vite, vazhdon të mbetet e bllokuar pa kapituj të hapur e as të mbyllur, ka thënë nënkryetari BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka shtuar se ky realitet është rezultat i politikave bllokuese, paaftësisë dhe mungesës së vullnetit të sinqertë nga qeveria aktuale, e cila as në plan nuk i ka ndryshimet kushtetuese që do të çlironin procesin eurointegrues të vendit.

“VLEN-i gënjeu para zgjedhjeve kur deklaronte se “nuk ka qeveri pa ndryshime kushtetuese”. Gënjeu përsëri kur premtoi se brenda 3 muajve, pastaj 6 muajve, e më pas edhe brenda një viti do të ndodhnin ndryshimet ose do të rishikonte pjesëmarrjen në qeveri. Me i nxjerr për dere, ata hynë për dritare në qeverinë që e ka sjellë projektin e ‘Botës Serbe’ këmbëkryq në Maqedoni”.

Kjo gjendje, siç u shpreh Ademi, e dëmton drejtpërdrejt perspektivën evropiane të vendit dhe aspiratat e qytetarëve, sidomos të rinisë që ëndërron të ardhmen e saj në familjen evropiane.

“Për më tepër, mospërparimi i vendit tonë në drejtim të anëtarësimit në BE, sjellë edhe cenim dhe mosrespektim edhe të vetë Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. BDI kërkon përshpejtim të menjëhershëm të hapave drejt hapjes së kapitujve negociues, largim të politikave obstruktive dhe një angazhim të sinqertë e transparent në funksion të realizimit të objektivit strategjik të vendit, anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

BDI, u shpreh ai, do të qëndrojë gjithmonë në anën e qytetarëve dhe të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut, si e vetmja rrugë që garanton stabilitet, siguri dhe zhvillim për të gjithë.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Besëlidhja AKI është zotimi ynë, bashkë për fitore

Published

on

By

Një foto e përbashkët ku shihen kandidatët e AKI-së për komunat e Shkupit është publikuar sot, duke dhënë mesazh uniteti dhe bashkëpunimi në garën zgjedhore.

Në foto paraqiten kandidati i AKI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit Zejd Rexhepi, kryetari i Sarajit Blerant Ramadani, kandidati për Çair Bujar Osmani, si dhe bartësit e listave për këshilltarë në këto komuna.

Kandidati për Saraj, Blerant Ramadani, e shoqëroi foton me mbishkrimin:
“Besëlidhja AKI është zotimi ynë i përbashkët: Saraj, Çair, Butel dhe qyteti i Shkupit, bashkë në dinjitet, bashkë në fitore.”

Continue Reading

Lajme

Besnik Emshiu ndan lajmin e mirë, instalohet rrjeti i ri i ujësjellësit në Siniçan

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Bogovinës, Besnik Emshiu ka ndarë lajmin e mirë se në Siniçan po instalohet rrjeti i ri i ujësjellësit, njofton Top24
“Instalimi i linjës së re në rrjetin e ujësjellsit në v.b. Siniçan, linja e re do të ketë ndikim në furnizimin me ujë të kësaj lagje.
Vazhdojmë…”, tha Emshiu.

Continue Reading

TOP Lajme