Connect with us

Lajme

Një shembull nga buullgarët sesi mbrohen interesat kombëtare!

Published

on

Shkruan: Medai Shaholli

Georgiev: “Shkelja e të drejtave të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoni konfirmon nevojën për një mekanizëm mbrojtës ligjor.”

Kjo është deklerata e ministrit të jashtëm bullgar Georgiev, i cili tha dje lidhur me mbrojtjen e të drejtave dhe të identitetit të qytetarëve bullgarë në “državën Severna”, një angazhim dhe përgjegjësi e shtetit bullgar për bashkëkombasit e tyre që banojnë në ” državën Severna”, gjë që mungon një përgjegjësi dhe ai detyrim kushtetues nga ministria e Punëve të Jashte e Shqipërisë dhe e Kosovës.

Për Shqipërinë termi ofendues i 20% që i referohet gjuhës shqipe nuk paraqet asnjë problem pasi thonë se është kohë e demokraqisë dhe nuk ka më nacionalizëm por vetëm bashkëjetesë të futur në një thes me evgjitë, turqë të vetquajtur edhe serbë si pakica multikulturore duke jetuar në paqë dhe harmoni pa çka se identifikohen me shifra dhe jo me emra.

Kjo është filozofia politike e Tiranës dhe Prishtinës për maqedonsat e “Severnës”, ku i thuhet të rrinë urte sepse identiteti juaj i 20% nuk është ofendues por shifra që duhet të kenaqeni me aq sa jeni.

Qëndrimi i shtetit bullgar për bullgarët e “Severnës” duhet të jetë këmbanë alarmi për ndryshim të kursit politik të Tiranën dhe Prishtinën dhe jo t’i ngushëllojnë “maqedonsat” duke u fotografuar me liderët e saj duke bërë shqiponjën dhe asgjë më shumë

Tirana dhe Prishtina i kanë lënë në baltë “maqedonsat” e këtej kufirit duke u marrë i sugjeruar bashkëjetesë për interes herë më titistët e rinj e herë me komitët e vjetër, por kurrë nuk i kanë sugjeruar se pa status të barabartë politik të shqiptarëve në “državën Severna”, ajo nuk nuk do të ec më me paterica shqiptare, por do të rrëzohet për mos t’u ngritur më kurrë

Ky është mesazhi që nuk vjen nga Tirana dhe Prishtina për “maqedonsat”, sepse ata kanë bërë kurban interesat kombëtare për shkak të interesave klanore dhe partiake, ndaj stabiliteti i “Severnës” qënkësh më i rëndësishëm se statusi i barabart i shqiptarëve me maqedonët!

Për hir të interesave karrieriste dhe leverdive të pushtetit me ndërkombëtarët, Tirana dhe Prishtina nënshkruan skllavërinë për “maqedonsat” në “državën Severna”, duke pranuar termin ofendues që mohon identitetin kombëtar dhe gjuhen shqipe më sajesën 20%!

Continue Reading

Lajme

Edhe bashkëpunëtori i Arben Fetaut fyen ambasadorin Denion Meidani (FOTO)

Published

on

By

Bashkëpunëtori i ngushtë dhe analisti Latif Arifi përmes një postimi ka fyer ambasadorin Shqiptarë në Shkup Denion Meidani duke e linçuar ate. Arifi në postimin e tij shkruan:

Shqiponjat s’fluturojnë nëpër ceremoni të BDI-së, z. ambasador. Ato nuk zbresin në katin e propagandës.
Krahët e tu, sado që i hap në foto, nuk të shpëtojnë nga e vërteta!
Je kthyer në sorrë politike që imiton shqiponjën.
Dhe kur thua “ju dua shumë”, ndoshta e ke fjalën për strukturat e BDI-së, jo për shqiptarët./Top24.mk/

Continue Reading

Lajme

Bela i drejtohet Mickoskit: Nuk je ti që vendos për shqiptarët – Kujtoje Iliridën e 1992-shit!

Published

on

By

Valon Bela nga Partia Demokratike Evropian, në rrjetet sociale ka reaguar për Komunën e Çairit se nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi të ndërtesave shumëkatëshe, ndërsa në anën tjetër ka mbi 20 objekte që po ndërtohen tani pa leje ndërtimi, këtë ai e ka quajtur koalicion “Lidhja Demokratike me Lidhjen e mafisë urbane.

“Fakti që Komuna Çair nuk ka lëshuar ASNJË leje ndërtimi të ndërtesave shumëkatëshe, a në anën tjetër kemi mbi 20 objekte që po ndërtohen tani (pa leje ndërtimi) i bie se krimi po lulëzon dhe ekonomia gri ka rrënjët e thella përskaj paralajmërimeve nga shteti.

Siç e dini, Ganiu dhe Mexhiti e kanë emëruar partinë e tyre “Lidhja Demokratike” dhe bazuar në gjendjen faktike të ndërtimeve pa leje, të krimit galopant në këtë Komunë të vogël, i bie se ata më mirë ta quajnë partinë e tyre lidhja e mafisë urbane. Pse? Sepse demokracia është sistem politik ku sundon ligji me të cilën nënkuptohet se individët, organizatat, organet dhe institucionet e shtetit, (përfshi në këtë rast edhe komunën Çair) u nënshtrohen ligjeve të vendit, të cilat ligje në formë të prerë kanë caktuar kushte që duhet plotësuar (11 sosh) për t’u ndërtuar një objekt shumëkatësh banesor.

Pra, ata mund të jeni shembulli më i keq i anti-demokracisë. Në rastin konkret, pavarësisht se ata thirren në demokraci, ata në fakt jeni kanceri i demokracisë!!!

Shtrohet pyetja, fakti që nuk kemi akoma kallëzime penale nga Prokuroria dëshmon shumë mirë se shërbëtor të cilës anë janë sepse kemi shqiptarë që pa bërë asnjë krim po dergjen burgjeve ndërsa këta mafiozë me gjithë këto krime (që gjenerojnë miliona) akoma gëzojnë lirinë. Madje kanë edhe guxim të na mashtrojnë se sa demokratik janë …”, shkruan Bela.

Continue Reading

Lajme

Arben Fetai mbrojti Meidanin katër muaj më parë – pse sot hesht para të njëjtave akuza?

Published

on

By

Vetëm katër muaj më parë, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, doli fuqishëm në mbështetje të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani, në kohën kur qarqe të caktuara politike, përfshirë eksponentë të koalicionit VLEN, nisën ta sulmojnë publikisht ambasadorin për rolin e tij aktiv në skenën politike në Shkup, transmeton Flaka

Në një reagim të asaj kohe, Fetai e cilësonte Meidanin si “një diplomat me përgatitje të jashtëzakonshme, që imponon respekt dhe vendos standarde të reja në diplomacinë shqiptare”. Ai shtonte se sulmet ndaj ambasadorit buronin nga “shqetësimi i atyre që nuk janë mësuar me një ambasador që punon pa u ndalur dhe me vizion të qartë.”

“Ne kemi shprehur publikisht mbështetjen tonë për të dhe e ritheksojmë edhe sot: Ambasadori Meidani ka mbështetjen tonë të plotë! Ai është një model dinjiteti për diplomacinë shqiptare në rajon,” shkruante Fetai në mars.

Por sot, kur Ambasadori Meidani sërish është bërë shënjestër e akuzave nga të njëjtat struktura politike, këtë herë në kontekstin e angazhimit të tij për legalizimin e shkollës shqipe në Nerovë, zëri i Arben Fetait mungon.

Pavarësisht jehonës publike dhe përpjekjeve për të relativizuar rolin e ambasadorit në këtë sukses të rëndësishëm për komunitetin shqiptar, Fetai, që më herët kishte qenë në ballë të mbrojtjes së tij, nuk ka reaguar. Heshtja e tij ka ngjallur reagime në opinion, duke ngritur pyetjen nëse në lojë janë kalkulime politike të brendshme, apo një ndryshim qëndrimi brenda vetë koalicionit VLEN.

Dilema publike: Parim apo pragmatizëm?

Në kohën kur ambasadori Meidani po vlerësohet nga shumë qytetarë, prindër dhe figura publike për përkushtimin e tij ndaj të drejtave të shqiptarëve – veçanërisht në fshatra si Nerova, që shpesh harrohen nga institucionet – mungesa e zërave të njëjtë që më parë e mbronin, lë shije të hidhur.

Në politikë, qëndrueshmëria dhe koherenca janë vlera që nuk falen lehtë kur mungojnë. Ndaj, pyetja që sot shtrohet me të drejtë është:

Pse Arben Fetai po hesht kur sulmohet sërish ai që dje e quante “model dinjiteti për diplomacinë shqiptare”?

Continue Reading

TOP Lajme