Connect with us

Lajme

Nga Kuvendi në Facebook për të kritikuar gazetarët – rruga e “ndryshimit” të Bekim Qokut

Published

on

Shkruan Nafie Selmani

Koordinatori i VLEN-it, deputeti më pasiv në Kuvend, Bekim Qoku, dje në pikë të natës qenka angazhuar aty ku di më së miri, në Facebook, për të kritikuar gazetarët që nuk mendojnë si ai, këtu e në Prishtinë/Tiranë.

Po akuzon BDI-në për korrupsion Qoku, por ende nuk ka shpjeguar pse është deputeti më i paguar për shpenzime udhëtimi që opinioni publik nuk e di a i ka bërë dhe në cilin drejtim. A nuk është kjo formë korrupsioni, Qoku?

Është e lehtë për VLEN-in e Qokun të thonë: “Ne kemi vetëm një vit në pushtet, ndërsa BDI ka pasur 23 vite.” Por çfarë e bën ndryshimin mes një qeverisjeje të djeshme dhe të sotme? E bën vullneti, serioziteti dhe guximi për të vepruar, e jo pallavrat tuaja në rrjete sociale.

Të thuash se fajtor është vetëm BDI-ja, është si të fajësosh të kaluarën dhe të shpërlash çdo përgjegjësi për të tashmen. Po a nuk erdhi VLEN-i në pushtet me premtimin se do të sjellë NDRYSHIMIN, do të sjellë drejtësi, se do të pastrojë institucionet nga korrupsioni dhe do të kthejë besimin te shteti dhe se do ta luftojë nepotizmin?

Çfarë bëtë ju, Qoku dhe VLEN-i në pikën e nepotizmit?

I punësuat nipërit, djemtë, tezakët, miqtë, jaraneshat e familjarët tuaj. Apo sipas filozofisë së Qokut, nepotizëm quhet vetëm kur bëhet nga të tjerët, por jo kur bëhet nga ai vetë dhe grupacioni politik ku bën pjesë ai -VLENI?!

Një vit e gjysmë nuk është pak për të treguar se në çfarë drejtimi lëviz një qeverisje. Është kohë e mjaftueshme për të dhënë shenja të qarta nëse ka vullnet për të luftuar korrupsionin e nepotizmin, apo thjesht po përdoret si slogan elektoral.

Nëse çdo dështim arsyetohet me “BDI-në që i ka bërë për 20 vite”, atëherë pse duhej ndërruar qeveria fare?

Qoku, je deputet, vepro si i tillë! Merru me punën për të cilën të paguajmë. Lëre Facebook-un për ne qytetarët, sepse po të paguajmë për punë konkrete, jo për pallavra në Facebook!

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi takon kryefamiljarët nga Sllatina, shpreh mirënjohje për kontributin e tyre

Published

on

By

Kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, ka zhvilluar një takim miqësor me kryefamiljarët nga fshati Sllatinë.

Taipi e vlerëson kontributin e tyre të madh për vendin dhe thekson se mbetet gjithmonë mirënjohës për punën e tyre.

Postimi i plotë i Taipit:

“Në këtë ditë të bukur, një kafe me kryefamiljarët nga Sllatina që kanë dhënë një kontribut të madh për vendin tonë. Gjithmonë mirënjohës për punën e tyre dhe urojmë që të shijojnë pensionin me shëndet e qetësi🙏
#bashkë🇦🇱”, ka përfunduar Taipi.

Continue Reading

Lajme

Ish-gjenerali i UÇK-së: Bota po sheh padrejtësinë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka nisur faza e mbrojtjes në gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë kësaj jave, tre dëshmitarët e parë të mbrojtjes kanë dhënë dëshmitë e tyre ku theksi është vënë në rolin politik të Thaçit gjatë luftës dhe mungesën e autoritetit të tij komandues në UÇK.

Dëshmitarët ndërkombëtarë, përfshirë figura të njohura diplomatike dhe ligjore, kanë ofruar një pasqyrë ndryshe nga ajo e prokurorisë.

Lidhur me këtë për “Front Online” ka folur ish-gjenerali i luftës së UÇK-së, Nuredin Lushtaku.

Lushtaku ka deklaruar se e gjithë bota po e sheh padrejtësinë në Hagë.

Sipas tij, Gjykata është krejtësisht politike dhe ka synim degradinim e ish-krerëve.

“Ne dhe të gjithë Bota po e shohim që kjo gjykatë është e padrejtë dhe që po merret me gjëra të kota dhe është politike për me i degraduar njerëzit aty”, ka deklaruar Lushtaku.

Ai shpreson që drejtësia do të triumfojë.

“Shpresojmë që dëshmitarët të ndikojnë në procesin e Hagës dhe të ju lehtësohet çështja sa më shumë dhe shpresojmë që drejtësia të triumfojë”, thotë ai për Front Online.

Lushtaku kritikon qeverinë për procesin në Hagë: Populli proteston, institucionet heshtin

Ish-gjenerali i UÇK-së, Nuredin Lushtaku, për “Front Online” është prononcuar lidhur me heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj procesit gjyqësor në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ai thotë se institucionet kanë përgjegjësi dhe mundësi reale për të bërë më shumë.

Lushtaku ka thënë se nëse institucionet heshtin, s’ka kush merret me këtë çështje.

“Heshtja institucionale nuk është aspak e mirë se institucionet duhet të bëjnë më së shumti për ish-krerët se i kanë mundësitë sepse qytetarët përveç protestave për pakënaqësitë që kanë për çfarë po ndodh atje nuk kanëmundësi tjetër por institucionet duhet të jenë në gatishmëri. Nëse këto heshtin atëherë kush duhet me u merr me këtë çështje”, u shpreh Lushtaku për “Front Online”.

Continue Reading

Lajme

Skandal: VLEN fshin flamurin kombetar nga identiteti vizual i kampanjes, vendos vetem flamurin maqedonas

Published

on

By

VLEN ka nxitur zemërim të madh pasi në identitetin vizual të kampanjës ka hequr flamurin shqiptar dhe ka lënë vetëm atë maqedonas.

Ky veprim po shihet si nënçmim i simboleve kombëtare dhe tradhti ndaj shqiptarëve.

Reagimet janë të ashpra dhe kritikat po shtohen nga çdo anë.

Continue Reading

TOP Lajme