Connect with us

Lajme

Ndryshimet kushtetuese, Bilalli: Flamurin e budallakisë e mbanë VMRO-DPMNE

Published

on

“Për fat të keq këtu flamurin e budallakisë duket se e mbanë VMRO-DPMNE, por përgjegjësinë e shumë budallakive reale e ka pushteti aktual, të cilit nuk i ka mbetur diçka tjetër që të lavdërohet, përveç se jemi për BE, kërkojmë ndryshime kushtetuese dhe pala tjetër i përgjigjet se ne nuk bëjmë ndryshime kushtetuese të kushtëzura nga diktati bullgarë”.

Kështu tha në një intervistë për edicionin ifnormativ në televizionin Globi profesori universitar dhe analisti, Mersel Bilalli kur u pyet se kush e ka fajin nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese.

“Të gjitha këto tregojnë se edhe njëra palë edhe tjetra kanë përgjegjësi objektive. Ajo e pushtetit është se jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë reforma por edhe i ka munguar vullenti politik për të bërë refroma, sidomos sistemi gjyqësor i cili nuk funksionon dhe e gjithë shoqëria të cilën e mbajnë gjallë dy gjëra, e para funksionimi i gjyqësorit dhe e dyta sistemi meritor apo sistemi i vlerave që nënkupton se në shoqëri e ka çdo person atë pozicion që e meriton përmes ndjekjeve, procedurave, vlerësimeve të cilat janë shumë larg diktatave partiake”, deklaroi Mersel Bilalli, analist.

Ne nuk i kemi këto dy segmente tha më tej Bialli, sipas të cilit, prandaj, kemi shoqëri të deformuar që si pasojë për mbi 30 vite pavarësi Maqedoni shënon vetëm regres duke e rritur borxhin e saj vazhdimisht ndaj organizatave botërore financiare.

“Nëse ndryshimet kushtetuese nuk miratohen si vend anëtare e NATO-s, Maqedonisë nuk i kanoset ndonjë rrezik”, tha Bilall, por shtoi se “humbet edhe shpresa e fundit se këtu ka perspektivë për të jetuar”.

Ai nuk beson që mund të vijë ndonjë preson nga shoqëria, në veçanti ajo shqiptare, pasi siç thekson, kjo e fundit ka humbur masën e saj më vitale siç është rinia e cila ka migruar maskovikisht.

“Politika shqiptare sikur nuk e ka ditur se patriotizmi më i madh është ekonomia dhe zhvillimi ekonomik por e kemi dëbuar pjesën më vitale të asaj popullate e cila duhet të jetë lokomotiva e disa ndryshimeve dhe kur Maqdonia nuk ndeshet me atë presion, duket se ne dukshëm e kemi humbur potencialin tonë për fuqinë dhe presion kritik për çështje shumë të rëndësishme zhvillimore, gjeopolitike dhe gjeostrategjike”, deklaron më tej Bilalli.

Se a mund të jetë rikthimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski presion ndaj VMRO-DPMNE-së për të mbështetur ndryshimet kushtetuese, Bilalli tha se kjo gjë më shumë “shërben si një kukull bostani që të frigon sorrat” sesa liderin aktual të VMRO-DPMNE-së, i cili sipas tij, “duket se nuk ka vizion që të pajtohet me ndryshimet kushtetuese”.

Sipas Bilallit, gjasat që ndryshimet kushtetuese të miratohen tani, janë minimale.https://fb.watch/nSCwqlRacs/?mibextid=Nif5oz

Continue Reading

Lajme

Bexheti: Në tetor, Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura

Published

on

By

Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Kështu ka reaguar në Facebook, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti ndërsa ka komentuar akuzat e kryeministrit Hristijan Mickoski ndaj BDI-së se “po përgatit skenare të fshehta për zgjedhjet lokale” dhe se “gjatë kohë do të qëndrojë në opozitë”

Statusi i plotë i Blerim Bexhetit:

Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura. E para: nuk është ai që cakton kush i përfaqëson shqiptarët as me “pushtetin” e tij, e as me ndihmën e vazalëve që i shërbejnë. E dyta: Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Për Mickoskin, kjo marrëveshje do të mbetet gjithmonë një “kafshatë që nuk kapërdihet”. Tetori është afër dhe ai do ta kuptojë këtë më shumë se kurrë!

Continue Reading

Lajme

Kasami e mohon problemin, ndërsa shqiptarëve u shkurtohen këshilltarët – vetëm në Gostivar 8 më pak

Published

on

By

Kryetari i Tetovës dhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, vazhdon të relativizojë një çështje serioze që prek drejtpërdrejt përfaqësimin politik të shqiptarëve në nivel lokal. Sipas tij, ulja e numrit të këshilltarëve në disa komuna “nuk ka bazë etnike” dhe “nuk është problematike”, megjithëse faktet tregojnë të kundërtën.

Vetëm në Gostivar, komunë me shumicë shqiptare, numri i këshilltarëve do të ulet për 8, një goditje e rëndë për përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë në këshillin komunal. Dhe jo vetëm kaq – edhe në Tetovë, komuna që ai vetë e drejton, është paraparë ulje e numrit të këshilltarëve.

Në vend që ta mbrojë interesin e votuesve shqiptarë dhe të kërkojë zgjidhje institucionale për këtë padrejtësi që buron nga interpretime të kontestuara të rezultateve të regjistrimit, Kasami zgjedh të sulmojë opozitën shqiptare, duke e quajtur reagimin e tyre “lojë politike”. Në të njëjtën kohë, ai vetë angazhohet me retorikë boshe pa kërkuar llogari nga institucionet përgjegjëse dhe pa ndërmarrë veprime konkrete.

Kërkesat e tij të mjegullta për “vendime më të shpejta të Gjykatës Kushtetuese” duken më shumë si përpjekje për t’ia hedhur fajin diku tjetër, se sa si qëndrim i qartë për të mbrojtur përfaqësimin real të qytetarëve shqiptarë në këshillat komunalë.

Kjo qasje e zbutur dhe e paqartë ngre pikëpyetje serioze: Kujt i shërben Bilall Kasami, kur në vend që të mbrojë interesin e qytetarëve të vet, mundohet të minimizojë një padrejtësi të hapur?

Continue Reading

Lajme

Pasholli për Mickoskin: Populli nuk ka nevojë për një kryeministër që qan

Published

on

By

Deputetja e BDI-së, Arbana Pasholli ka kritikuar kryeministrin Hristijan Mickoski, për deklaratën e tij ku flet për BDI-në, njofton Top24.

“Një kryeministër i papjekur nuk mund të udhëheqë një shtet!
Sa herë që gjërat nuk shkojnë siç i do ai, nuk merr përgjegjësi, por fshihet pas ankesave dhe populizmit dhe kjo qartë dëshmon mungesën e vizionit, lidershipit dhe guximit.
Populli nuk ka nevojë për një kryeministër që qan sa herë sfidohet, por për një udhëheqës që përballet me sfidat dhe ndërton të ardhmen!
Parashikimet boshe dhe përpjekjet për të dezinformuar opinionin janë dëmi më i madh që i bëhet shoqërisë dhe shtetit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale!”, shkruan Pasholli.

Continue Reading

TOP Lajme