Connect with us

Lajme

Nazim Taipi takon veteranët e arsimit: Mësimdhënësit janë drita që ndriçojnë rrugën e shoqëris

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Tearcës, Nazim Taipi, së bashku me kryetarin aktual Nuhi Neziri, kanë zhvilluar një takim me veteranët e arsimit të kësaj komune, ku u vlerësua kontributi i tyre shumëvjeçar.

Postimi i plotë i Nazim Taipit:
“Bashkë me Kryetarin Nuhi Neziri në takim mbresëlënës me veteranët e arsimit.
Arsimtarët janë drita që ndriçojnë rrugën e një shoqërie. Ata nuk harrohen kurrë, sepse mbi punën dhe përkushtimin e tyre ndërtohet e ardhmja jonë.

Sot patëm kënaqësinë dhe nderin të dëgjojmë përvojat e tyre dhe të shohim se sa shumë energji pozitive dhe dashuri për dijen vazhdojnë të shpërndajnë.
Faleminderit arsimtarë – mirënjohja për ju është e pafund!”, përfundon Taipi.

Continue Reading

Lajme

SHKA “Jahi Hasani” nga Gostivari rrëmbeu vendin e parë në festivalin “Lojëra Popullore Fest” në Bashkinë Malësi e Madhe Shkodër

Published

on

By

Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit rrëmbeu vendin e parë në edicionin e 18-të të festivalit “Lojëra Popullore Fest” në Bashkinë Malësi e Madhe Shkodër. Energjia e grupit, harmonia e koreografisë dhe autenticiteti i lojërave të prezantuara i dhanë shfaqjes një karakter të veçantë, duke treguar se tradita jo vetëm ruhet, por edhe përcillet me krenari tek brezat e rinj, shkruan Portalb.mk.

Në skenën e edicionit të 18-të të festivalit “Lojëra Popullore Fest” në Malësinë e Madhe, artistët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit u prezantuan me një paraqitje të fuqishme, që ndërthurte artin, traditën dhe emocionin kolektiv. Të veshur me kostume tradicionale shumëngjyrëshe, të qëndisura me motive autoktone shqiptare, ata sollën para publikut bukurinë e zakoneve dhe lojërave popullore të trashëguara brez pas brezi.

Ky prezantim i denjë dhe i paharrueshëm ishte arsyeja pse juria vendosi t’i shpërblejë me çmimin e parë, duke e kurorëzuar Shoqërinë “Jahi Hasani” si fituese të këtij edicioni të festivalit.

Festivali “Lojëra Popullore Fest” synon të promovojë dhe të ruajë traditat e vyera të trashëgimisë kulturore të kësaj treve, përmes lojërave popullore që kanë qenë pjesë e jetës së përditshme të brezave ndër vite.

Në këtë festival u përfaqësuan grupet artistike të të rinjve nga bashkia Malësi e Madhe, që performuan lojëra popullore të zonës si dhe këngë e valle tradicionale popullore. Qëllimi i festivalit është të krijojë ura lidhëse mes brezave, duke i afruar të rinjtë me rrënjët e kulturës së tyre dhe duke sjellë përpara publikut lojërat tradicionale që mbajnë gjallë shpirtin e trashëgimisë sonë.

Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë festive, me pjesëmarrje të gjerë të komunitetit lokal, të ftuarve dhe dashamirësve të kulturës popullore, duke ofruar një përjetim të veçantë, plot ngjyra, emocion dhe energji pozitive.

Ky aktivitet u mbështetet nga bashkia Malësi e Madhe, duke e shndërruar këtë festë në një mundësi të mrekullueshme për komunitetin që të bashkohet, të argëtohet dhe të rikujtojë vlerat e identitetit tonë kulturor.

Continue Reading

Lajme

Në mesnatë fillon fushata për Zgjedhjet Lokale

Published

on

By

Fushata 20-ditore për Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor (raundi i dytë më 2 nëntor), fillon sot në mesnatë.
Zgjedhjet lokale të 19 tetorit të këtij viti do të jenë të tetat që nga pavarësia e vendit, dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përmbylli Listën e Votuesve në një seancë të premten, e cila përfshin gjithsej 1,832,415 votues.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se sipas të dhënave të autoriteteve kompetente, të drejtë vote kanë gjithsej 112,000 votues që punojnë ose banojnë përkohësisht jashtë vendit, 2,162 votues që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim dhe 450 votues nga azilet e pleqve.

Inspektimi i listës së votuesve zgjati 20 ditë, gjatë të cilave qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollonin të dhënat e tyre dhe të kërkonin korrigjime.

Në vend janë identifikuar 3,480 qendra votimi, nga të cilat 132 qendra votimi kanë më pak se dhjetë votues të nënshkruar, në të cilat votimi do të zhvillohet në qendrën më të afërt të votimit.

Continue Reading

Lajme

Besnik Osmani: VLEN porositi anketë në kompaninë e koordinatorit nacional Latif Arifi

Published

on

By

Shefi i shtabir zgjedhorë të AKI-së në komunën e Tearcës, Besnik Osmani përmesnjë videopostimi ka denoncuar se kompania CRPC është pronë e koordinatorit nacional për komunikim dhe media të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe pronarit të FOL.mk, Latif Arifi. Besnik Osmani më tej shton se këto sondazhe të porositura do të marrin përgjigje më 19 Tetor, shkruan Top24

Postimi i plotë i Besnik Osmanit:

“Sondazh i porositur nga Vlen Vlen , realizues – me pronar Latif Arifi pronar i portalit FOL -Koordinator nacional për komunikim dhe media në qeveri nga rradhët e VLEN”, përfundon Osmani.

Shefi i shtabir zgjedhorë të AKI-së në komunën e Tearcës, Besnik Osmani përmesnjë videopostimi ka denoncuar se kompania CRPC është pronë e koordinatorit nacional për komunikim dhe media të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe pronarit të FOL.mk, Latif Arifi. Besnik Osmani më tej shton se këto sondazhe të porositura do të marrin përgjigje më 19 Tetor, shkruan Top24

Besnik Osmani

Continue Reading

TOP Lajme