Pas deklaratës së dhënë dje në emisionin televiziv Daily Click në TV21, ku Nazim Taipi komentoi çështje të rëndësishme politike dhe zhvillimore sa i perket “Korrridorit 8”, ka ardhur reagimi nga Izet Mexhiti përmes një statusi në rrjetet sociale.
Sot, Taipi i është kundërpërgjigjur publikisht.
“Nuk duhet të më përgjigjet mua, por popullit!” – shkruan Taipi, duke theksuar se një zëvendëskryeministër nuk i lejohet të shtrembërojë faktet e deklaruara publikisht.
Ai i qëndron deklaratës së bërë në emision, duke shtuar:
“Kontributi i tij në Korridorin 8 është zero. Dhe trefishi i tij i shumëzuar me zero është baraz me asgjë (zero)!”- Shtoi Taipi