Connect with us

Lajme

Mjekët në Maqedoni kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime efikase

Published

on

“Ndodh që për një kontroll të presim me orë të tëra, nga 6-7 orë rrimë nëpër shkallë e në të ftohtë. S’di, këtu është kaos, por nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi të detyruar të presim derisa të marrim shërbimin shëndetësor”, thotë Vesna Todorovska, një banore nga qyteti i Shtipit, që kishte ardhur për kontroll mjekësor në Klinikën e Shkupit, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.

Ajo është një nga pacientët e shumë, të cilët ankohen për pritje të gjata për kontrolle mjekësore dhe për këtë nuk i fajësojnë mjekët, por sistemin shëndetësor në vend për dështim në organizimin e punës, dështimin e sistemit “Termini im”, por edhe për mungesën e mjekëve.

“Ka radhë të gjata, ndodh që këtu të presin edhe nga 300 pacientë. Për punën e mjekëve nuk mund të ankohemi. Faji nuk është i mjekëve, ata po e bëjnë punën e tyre me ato kapacitete që kanë. Faji është atje lart”, thotë Amdija Sulovski, pacient nga Shkupi.

Qytetarët ankohen jo vetëm për pritjet e gjata, por edhe për terapitë e shtrenjta.

“Më vjen turp ta them, por ilaçin më duhet ta paguaj 4000 denarë (65 euro) ndërkohë që unë marr pension prej 10.000 denarësh (150 euro). Çfarë të bëjë me paratë që më mbeten, të blej ilaçet tjera apo të blej vetëm bukë dhe asgjë tjetër. Situata është bërë e padurueshme”, thotë një pensioniste.

E, derisa pacientët ankohen për vonesa në marrjen e shërbimeve mjekësore dhe për terapi të shtrenjta, Sindikata e pavarur e punëtorëve shëndetësorë ka kërcënuar me protesta nëse institucionet nuk e plotësojnë kërkesën për rritje pagash, por edhe për punësime të reja.

Ata kërkojnë rritje lineare të pagave të punonjësve shëndetësorë dhe zgjidhjen e problemit të atyre që janë të angazhuar me kontrata të përkohshme.

Në Maqedoninë e Veriut në sektorin e shëndetësisë janë të punësuar rreth 25.000 persona; mjekë, specialistë, infermierë, laborantë, shërbyes, shoferë, e personel tjetër.

Rroga e mjekëve sillet varësisht pozicionit dhe përgatitjes profesionale; 35.000 denarë (600 euro) marrin mjekët fillestarë, ndërsa mjekët specialistë 45.000 denarë apo 730 euro.

Infermierët dhe laborantët marrin pagë mujore prej rreth 400 euro, që është për 50 euro më e lartë se paga minimale në vend.

Paga nën minimale, që sillet në rreth 350 euro, marrin shoferët dhe personeli tjetër mjekësor.

Sindikata njoftoi se trupi koordinues do të vendosë se në çfarë forme do të shprehë revoltën ndaj situatës në shëndetësi.

“Mjaft më me gënjeshtra dhe manipulimin e punonjësve shëndetësorë, sepse ata kanë familje dhe duhet të jetojnë. Ne së shpejti do të vendosim për formën e protestës se a do të jetë protestë e mbyllur brenda institucioneve shëndetësore apo grevë e përgjithshme”, thotë Bobi Bojçevski nga Sindikata e Pavarur e punëtorëve shëndetësorë.

Ndërkohë, mbetet e pazgjidhur çështja e punëtorëve shëndetësorë me kontrata të përkohshme.

Aktualisht, rreth 2000 persona punojnë në institucionet shëndetësore me kontrata të përkohshme dhe pa sigurime shëndetësore, ndërsa të ardhurat e tyre nuk e kalojnë pagën minimale prej 21.000 denarësh apo 350 eurosh.

“U bëjmë thirrje organeve kompetente dhe qeverisë së ardhshme që ta zgjidhin statusin tonë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa të drejtë për ekzistencë, kërkojmë kushte për jetë normale. Ne duam që këtu të jetojmë dhe të krijojmë familje, jo të ikim nga shteti”, thotë Tomas Todorov, punonjës shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka pranuar se gjendja me mungesën e kuadrit, është alarmante, por, sipas tij, në periudhën zgjedhore punësimet janë të ndaluara.

“Mund të them se është miratuar buxheti dhe ka përfunduar procedura për punësimin e më shumë se 1000 punëtorëve, por meqenëse jemi duke hyrë në një proces zgjedhor, ligji nuk lejon punësime. Kështu që, pas zgjedhjeve do të vazhdojë procedura për punësimin e tyre. Çdo drejtor i çdo institucioni shëndetësor duhet të ketë një plan se sa punëtorë i nevojiten dhe ne do të veprojmë”, ka thënë Demiri./REL/

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani i ashpër me Mickoskin: Nuk mund ta zhukësh vëllaun tim

Published

on

By

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se “këto zgjedhje do të jenë për ta zhdukur BDI-në nga skena politike”, e bërë gjatë një tubimi në Jugunovcë dhe më pas në një debat televiziv, ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike shqiptare.

Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerand Ramadani, ka reaguar ashpër i cili në një tubim para qytetarëve u shpreh se nuk mund ta zhduk askush vëllaun tim.

“Ju të gjithë e dëgjuat mbrëmë çfarë tha kryeministri Mickoski, se ka për qëllim të zhdukë një subjekt shqiptar. Unë, si përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, them qartë: nuk mund ta zhdukësh vëllain tim! Sepse sot jemi bashkë – ASH dhe BDI.” u shpreh Blerand Ramadani.

Nga ana tjetër, sipas sondazheve të fundit, Blerand Ramadani gëzon epërsi të ndjeshme ndaj kundërkandidatit të VLEN-it, duke u pozicionuar si favorit i fuqishëm për të fituar komunën e Sarajit.(TS)

Continue Reading

Lajme

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Published

on

By

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, planifikon të njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të përfundojë vizitën e tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, raporton “The Times”.

Duke cituar burime, “The Times” shkruan se Starmer do ta ndërmarrë këtë veprim këtë javë, pasi Trump të përfundojë vizitën zyrtare në Britaninë e Madhe, në mënyrë që çështja të mos dominojë një konferencë të përbashkët për shtyp të planifikuar për të enjten.

Vende të tjera, përfshirë Francën, Kanadanë dhe Australinë, pritet gjithashtu ta njohin Palestinën në samitin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e ardhshme, për shkak të shqetësimeve për luftën e vazhdueshme në Gaza.

Nga ana tjetër, SHBA e kundërshton fuqimisht këtë veprim dhe ka paralajmëruar se kjo do të shërbente për të shpërblyer Hamasin.

Aktualisht presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po zhvillon një vizitë shtetërore dy-ditore në Mbretërinë e Bashkuar, ku u prit nga Mbreti Charles III në Kështjellën Windsor. Vizita synon të forcojë lidhjet transatlantike, pavarësisht dallimeve politike mbi çështje si lufta në Ukrainë, Lindja e Mesme dhe e ardhmja e NATO-s.

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu pyet: Në çfarë cilësie ishte Afrim Gashi në vizitë në Beograd? (Video)

Published

on

By

Kush është me “Botën Serbe”? AKI akuzon VLEN-in, VLEN-i akuzon AKI-në, zbulohet dokument për vizitën e Afrim Gashit në Beograd.

Përplasjet politike në Maqedoninë e Veriut kanë marrë një drejtim të ri pas akuzave të ndërsjella mes koalicionit VLEN dhe AKI, lidhur me ndikimin e ashtuquajtur “Bota serbe” në vend.

Gazetari Furkan Saliu ka publikuar një dokument që, sipas tij, dëshmon se Afrim Gashi, një nga figurat kryesore të VLEN-it dhe tani kryetar parlamenti, ka qenë për vizitë në Beograd vitin e kaluar. Në postimin e tij, Saliu kërkon publikisht nga VLEN që të sqarojë në çfarë cilësie ka qenë Gashi në Beograd dhe cili ka qenë qëllimi i vizitës.

Nga ana tjetër, tensionet politike thellohen edhe më tej pasi edhe Parlamenti Evropian ka ngritur shqetësime për ndikimin e “Botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky ndikim po zgjerohet në mënyrë alarmante, përcjell TS.

Ndërkohë, vëmendje ka marrë edhe një zhvillim tjetër: me miratimin e Bujare Abazit, është lejuar hyrja e një banke serbe në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut, gjë që ka nxitur kritika dhe debate të ashpra në opinionin publik dhe skenën politike./TS/

https://www.facebook.com/share/v/16DbyLwhzU/

Continue Reading

TOP Lajme