Connect with us

Lajme

Misionari Taravari dhe tragjedia e Koçanit!

Published

on

Ndonjëherë përtej petkut të ministrit dhe politikave që veprojnë në shtet, përtej foltoreve dhe mikrofonave para gazetarëve dhe televizioneve, duhet të tregohemi njerëzor. Janë disa momente ku ndahet shapi prej sheqerit, dhe po aty tregohet fisnikëria dhe shpirtmadhësia e një udhëheqësi, gjë të cilën e bëri ministrit Arben Taravari pa dallim etnik…

Editorial nga PressOnline.al

Ndodh që shpeshherë gjërat e këqija të ndodhin sa hap e mbyll sytë, pikërisht atëherë kur nuk i pret, ndërsa të mirat e kanë rrugën e gjatë. Një nga gjërat më tronditës që i ndodhi Maqedonisë së Veriut mëngjesin e 16 marsit është tragjedia e Koçanit! Tragjedi kjo që rezultoi me humbje jetësh, posaçërisht jetë të rinjsh.

Në këtë tragjedi humbën jetën 59 të rinj dhe 160 u plagosën pas zjarrit që kaplojë diskotekën “PULS”, zjarr që i tronditi të gjithë, të madh e të vogël, madje edhe arenën ndërkombëtare. Kjo tragjedi ka kërkuar një reagim të shpejtë dhe të organizuar nga institucionet shtetërore. Ministria e Shëndetësisë, nën udhëheqjen e ministrit Arben Taravari, ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në përballimin e pasojave dhe ndihmën për viktimat dhe të afërmit e tyre.

Pas ngjarjes tragjike, Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga Arben Taravari, veproi menjëherë për të siguruar ndihmën e nevojshme për të mbijetuarit dhe për të organizuar mbështetje për të prekurit nga kjo fatkeqësi. Një nga hapat e parë ishte mobilizimi i ekipeve të urgjencës dhe dërgimi i mjekëve dhe infermierëve të specializuar në vendngjarje për të ofruar ndihmën e shpejtë dhe të nevojshme. Spitalet e vendit u ngarkuan me trajtimin e të plagosurve, ndërsa Taravari koordinoi një reagim të menjëhershëm për të siguruar që të gjithë ata që kishin nevojë për trajtim mjekësor të merrnin ndihmën e duhur.

Në përgjigje të kësaj tragjedie, Ministria e Shëndetësisë, nën udhëheqjen e Taravarit, nisi gjithashtu një sërë masash për forcimin e sistemit shëndetësor në përgjithësi, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ngjashme. Angazhimi i Taravarit për të përmirësuar infrastrukturën shëndetësore dhe për të rritur kapacitetet e reagimit emergjent ishte një hap i rëndësishëm për t’u siguruar që Maqedonia e Veriut të ishte më e përgatitur për përballimin e situatave të tilla.

Ministria e Shëndetësisë, nën udhëheqjen e Arben Taravarit, ka luajtur një rol kyç në përballimin e pasojave të tragjedisë së Koçanit, duke siguruar mbështetje të menjëhershme mjekësore, psikologjike dhe sociale për të prekurit. Angazhimi i ministrit dhe i ministrisë ka qenë vendimtar në ndihmën e viktimave dhe në përpjekjet për të parandaluar tragjedi të tjera në të ardhmen. Pavarësisht dhimbjes së madhe që ka lënë kjo ngjarje, veprimet e shpejta dhe të koordinuara të ministrisë janë një shembull i përgjegjshmërisë dhe angazhimit të shtetit për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Ndonjëherë përtej petkut të ministrit dhe politikave që veprojnë në shtet, përtej foltoreve dhe mikrofonave para gazetarëve dhe televizioneve, duhet të tregohemi njerëzor. Janë disa momente ku ndahet shapi prej sheqerit, dhe po aty tregohet fisnikëria dhe shpirtmadhësia e një udhëheqësi, gjë të cilën e bëri ministrit Arben Taravari pa dallim etnik… Dhimbja i bashkon të gjithë, urojmë një ditë edhe mirësia sepse kur jemi mirë jemi secili për vete, por kur qajmë, qajmë të gjithë njësoj!(PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Murtezani: Po punojmë me dinamikë në shkrirjen e VLEN-it në një subjekt politik

Published

on

By

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, ka folur rreth shkrirjes eventuale të VLEN-it në një parti. Murtezani tha se Koalicioni VLEN nuk është kukull në qeveri, normalisht e kemi parasysh peshën politike të VMRO-së, por deri sa ne mbetemi konsistent në marrëveshjen politike dhe ajo realizohet pavarësisht dinamikës, nuk kemi të bëjmë me ndonjë problem.
“Integrimi i VLEN-it në një parti ka filluar më herët, me krijimin e një qendre të përbashkët të komunikimit, me grupin e përbashkët parlamentar, kryesin e përbashkët. Por nuk është lehtë që katër parti me katër strukture të ndryshme dhe me një background të ndryshim nuk është e lehtë të bëhet. Prandaj kësaj pune ju kemi qasur me një dinamikë më të kujdesshëm dhe një plan të detajuar”, tha Murtezani.
Ministri Murtezani tha se VLEN-i është krijuar si antipod i BDI-së dhe ata janë duke e luftuar korrupsionin dhe janë duke e institucionalizuar çështjen shqiptare.

Continue Reading

Lajme

Murtezani: Rasti i RMV-së është i vetmi që kemi veto mbi çështjet e identitetit

Published

on

By

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, ka deklaruar se procesi i bisedimeve për anëtarësim në BE, që kur ekziston BE-ja, asnjëherë nuk është dizajnuar të rrjedhin bisedimet mbi çështjet historike, të identitetit dhe atë gjuhësor.

“Asnjë vend i BE-së që është anëtar apo kandidat nuk kanë negociuar dhe nuk negociojnë për identitet dhe gjuhë, përveç se rasti i Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk është e drejtë dhe ne duhet t’i mirëkuptojmë bashkëqytetarët tanë”, tha Murtezani.

Ai shtoi se ka disa kombinacione të mundshme dhe në një afat të shkurt mund të bëhen publike.
“Ne duhet të bëjmë kthimin e negociatave në rrugën e reformave dhe harmonizimit të ligjeve me BE-në dhe në përmbushjen e kritereve dhe nuk duhet të jenë në çështjet identitetare dhe gjuhësore”, tha Murtezani.

Continue Reading

Lajme

Murtezani: Stërzgjatja e procesit të integrimit ka emër – BDI

Published

on

By

 

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, është shprehur se procesi për integrimin e vendit në BE po stërzgjatet. Ai tha se kur në vitin 2005 Maqedonia e fitoi statusin kandidat kam pasur 21 vite, ndërsa tani po mbushi 41 dhe ne ende nuk jemi anëtarë të BE-së.

“Por stërzgjatja e këtij procesi dhe faji për këtë ngecje ka emër dhe është subjekti politik i cili me 24 qershor 2024 e dërguam në opozitë. Në vitin 2013 Maqedonia ka pasur gjasa reale bashkë me Kroacinë për t’u bërë anëtare e BE-së. Por kasta politike asnjëherë nuk e ka pasur prioritet absolut integrimin e vendit në BE. Sikur ta kishte pasur ne nuk do t’i kishim huqur të gjithë rastet historike që i kemi pasur”, tha Murtezani.

Continue Reading

TOP Lajme