Connect with us

Lajme

Ministri i Ekonomisë Durmishi flet për tragjedinë në Koçani: Fajtorët kanë emër dhe mbiemër

Published

on

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka komentuar tragjedinë e fundit në Koçani, duke theksuar se fajtorët për ngjarjen do të identifikohen dhe dënimi i tyre do të vijë në përputhje me ligjin. Ai shtoi se ky incident, që ka tronditur shtetin, do të hetohet me kujdes dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që kanë shkelur ligjin.

“Fajtorët kanë emër dhe mbiemër, dhe sigurisht personat përgjegjës do të dënohen konform ligjit. E vërteta do të dalë në dritë dhe nuk do të lejojmë që ngjarje të tilla të përsëriten, si ato të kaluara, ku humbën jetë njerëzish dhe askush nuk dha llogari”, shkroi Durmishi.

Ministri theksoi se do të bëhet gjithçka që është e mundur për të bashkëpunuar me Prokurorinë, që të sigurohet se çdo person që ka shkelur ligjin dhe ka vënë interesat personale mbi sigurinë dhe jetën e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.

“Përgjegjësit do të mbajnë barrën e veprimeve të tyre. Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën dhe drejtësia duhet të vihet në vend. Nuk do të ketë tolerancë për ata që kanë shkelur ligjin”, përfundoi Durmishi.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Gostivarit pjesë e aksionit “Fundjavë Gjenrale- Limani: Një qytet i pastër është një detyrim dhe një shërbim i domosdoshëm për shëndetin tonë

Published

on

By

 

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me shoqatën “Men and Mountain”, Kryqin e Kuq, EVN, shoqatën “Pozitiva B2”, realizoni aksionin ekologjik “Pastrimi gjeneral në fundjavë”.

Aksioni kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes publike për nevojën e grumbullimit dhe riciklimit të mbetjeve dhe u pastruan pjesët qendrore të qytetit.

“Komuna e Gostivarit realizoi një bashkëpunim të rëndësishëm me “Men and Mountain”, Kryqin e Kuq, EVN-në dhe shoqatën “Pozitiva B2” për pastrimin e qytetit. Një qytet i pastër është një detyrim dhe një shërbim i domosdoshëm për shëndetin tonë.”- u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Zëvendësministrat Ismaili dhe Bexheti nderojnë sakrificën për lirinë në Ditën e Evropës dhe Fitores mbi Fashizmin

Published

on

By

Me rastin e 9 Majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, zëvendësministrat Elfete Ismaili dhe Flakron Bexheti morën pjesë në një ngjarje përkujtimore të organizuar në Varrezat Partizane në Butel. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe figura të tjera të larta politike.

Në këtë ditë me rëndësi të veçantë historike, u bë homazh për të rënët që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe të ardhmen e vendit. Përmes këtij akti simbolik, u shpreh mirënjohje e thellë për qëndresën dhe guximin e atyre që luftuan kundër fashizmit, duke u riafirmuar përkushtimi i përbashkët ndaj vlerave të lirisë, paqes dhe bashkëjetesës.

9 Maji është një kujtesë e fuqishme se mbi të kaluarën ndërtojmë një të ardhme më të drejtë, demokratike dhe evropiane për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Nëse anëtarësia dhe kryesia vendosin, jam i gatshëm të ofrohem si kandidat në Saraj

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-Taravari, Blerant Ramadani, në emisionin “Daily Click”, u pyet nëse ai mund të jetë kandidat i mundshëm për komunën e Sarajit. Ramadani theksoi se nëse anëtarësia e ASH-së në atë komunë e kërkon këtë dhe nëse kryesia e partisë vendos, atëherë është i gatshëm t’u ofrohet qytetarëve që ata të vlerësojnë nëse kandidatura e tij është e mirëpritur për ta.

Continue Reading

TOP Lajme