Connect with us

Lajme

Ministri Azir Aliu brifing me gazetaret:Gazetaria është shtylla bazë e demokracisë

Published

on

Sot ministri i Shoqerise Informatike dhe Administrate, Azir Aliu ka zhvilluar takimin e pare me gazetaret pas marrjes se detyres.

Ne fjalen e tij  z.Aliu shprehu nje vlersim te madh per figuren dhe detyren e tyre fisnike:

“Gazetaria eshte shtylla baze e demokracise. Me vjen mire qe ne vendin tone sot ka nje brez te ri gazetaresh kurajoze,qe te impresionojne me profesionalizmin e tyre,ne sherbim te informimit, se vertetes dhe interesit publik” deklaroi z.Aliu.

Gjate bashkebisedimit te tyre,kreu i Ministrise informoi te pranishmit per  strategjite, dhe punen e deritanishem te MSHIA-se:

“DigjitalEra”- programi që ofron sherbime online më të shpejta per qytetarët dhe transparencë më të madhe të institucioneve.

Rezultatet e kësaj iniciative përveç qe konsistojnë në reduktime të konsiderueshme të

kohës së shpenzuar nga qytetarët për marrjen e një shërbimi, dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit gjithashtu do të mundesojnë dhe përmirësimin e infrastrukturës digjitale për personat me aftësi të kufizuara si dhe prioritetin e shërbimeve në sportelet e administratës për këta persona duke pasur përparësi gjatë marrjes së shërbimeve, sepse qëllimi kryesorë i kësaj nisme është krijimi i lehtësirave në bashkëpunimin mes institucineve dhe te gjithë qytetarëve.Qendrat e integruara të shërbimeve (një pikë shërbimi) që ofrojnë konceptin e one-stop-shop,

tani do të jenë në shërbim për të gjithë qytetarët në 333 pika të tilla në nivel shtetëror për

marrjen e shumë shërbimeve në një lokacion të vetëm.”- perfundoi kreu i Ministrise.

Dukë qenë akoma në frymën e festës së Fiter Bajramit,mikpritja e gazetarëve ishte me embësirën tradiconale të kësaj feste,bakllava.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme